Akuza e fortë e ish-deputetit të PS ndaj ambasadores/Kjo është goca e mamit që u mor me …!
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka reagua...
Pronari i Omega Pharma Group-kompania e ndaluar me vendim të Gjykatës së Tiranës që të tregtojë ilaçe të rimbursueshme për 3 vjet, ia ka dalë që të aktivizojë një kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor vetëm pak muaj pas dënimit, pasi e transferoi kompaninë nën ombrellën e një marke të re.
?Omega Pharma Group?-kompania farmaceutike e dënuar nga Gjykata e Tiranës për mashtrim me skemën e ilaçeve të rimbursueshme i ka shpëtuar ?listës së zezë? të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, FSDKSH dhe i është rikthyer biznesit me të, falë transformimit në një markë të re.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ish-pronari i Omega Pharma Group, Fatos Çausholli ka aktivizuar një kontratë me Fondin në vitin 2017 në cilësinë e administratorit të një kompanie të re të quajtur ?CFO Pharma?-ndonëse zotëron si kapitalet ashtu edhe detyrimet e kompanisë së dënuar.
Çausholli mori administrimin dhe pronësinë e ?Omega Pharma? pasi i biri, Nadir Çausholli u shpall fajtor dhe u dënua me 2.6 vjet burg të pezulluara me kusht për veprat penale të falsifikimit dhe mashtrimit me tregtinë e ilaçeve të rimbursueshme-aktivitet që sipas vendimit të Gjykatës ishte kryer në dëm të FSDKSH.
Në vendimin e korrikut 2016, Gjykata e Tiranës dënoi edhe kompaninë ?Omega Pharma?, duke i hequr asaj të drejtën e tregtisë së barnave të rimbursueshme dhe të lidhjes së kontratës me FDSKSH për 3 vjet.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk e ka penguar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor që t?i japë të drejtën e tregtisë së ilaçeve të rimbursueshme Çaushollit për vitin 2017-përmes kompanisë së re ?CFO Pharma?.
BIRN i drejtoi Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor një kërkesë për koment mbi kriteret e zbatuara për lidhjen e kontratës me CFO Pharma të Çaushollit, e cila trashëgon kapitalet dhe detyrimet e ?Omega Pharma Group?. Ndonëse premtuan se do të kryenin verifikime, zyrtarët e Fondit nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN deri në botimin e këtij shkrimi.
BIRN i telefonoi gjithashtu numrit të shënuar në emrin e Fatos Çaushollit në databasen e FSDKSH- në të cilin u përgjigj djali i tij, Nadir Çausholli.
Çausholli-i cili ndodhet në proces në Gjykatën e Apelit të Tiranës pasi ka kundërshtuar vendimin e dënimit të shkallës së parë, i tha BIRN se akuza e ngritur kundër tij ishte ?një sulm i stisur? dhe sqaroi se kontrata e firmosur me Fondin nuk i përket Omega Pharmës, por një kompanie tjetër farmaceutike, të quajtur AERD Pharma.
?Në dhjetor [2016] Fondit i janë dërguar dokumentet që ka ndryshuar emri dhe pronësia e kompanisë AERD Pharma si dhe dokumentet përkatëse, që tregojnë se as kompania dhe as pronari Fatos Çausholli nuk janë në ndjekje penale,? sqaroi Nadir Çausholli.
Dokumentet e siguruara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve tregojnë se kompania farmaceutike AERD Pharma u ble në 100 për qind të aksioneve nga Fatos Çausholli më 17 tetor 2016-vetëm tre muaj pas vendimit të Gjykatës. Kontrata e blerjes mban vlerën e 18 milionë lekëve.
Me të blerë kompaninë-e cila kishte një kontratë aktive me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm-Çausholli i ndryshon asaj emrin në ?CFO Pharma?.
Marrëveshja e përthithjes së kompanisë Omega Pharma Group nga kompania CFO Pharma.
Më 3 dhjetor 2016, CFO Pharma bëhet pronare e aksioneve dhe kapitaleve të ?Omega Pharma Group? përmes një akti përthithjeje. Kapitalet e ?Omega Pharma Group?, të cilat llogariten në 915 milionë lekë në momentin e transaksionit, i kalojnë ?CFO Pharma?.
Marrëveshja e përthitjes-një kopje e të cilës disponohet nga BIRN thekson se ?të drejtat dhe detyrimet e Omega Pharma Group i kalojnë kompanisë CFO Pharma?.
?Në përfundim të këtij procesi, Omega Pharma Group? do të prishet pa likujdim, duke kaluar plotësisht trashëgiminë e saj ekonomike, financiare dhe ligjore tek kompania përfituese. Shoqëria CFO Pharma nuk merr përsipër gjoba dhe penalitete të cilat i vihen Omega Pharma Group pas këtij bashkimi,? shkruhet në marrëveshje.
Në tetor 2015, kompania ?Omega Pharma Group? dhe ish-pronari i saj, Nadir Çausholli u kallëzuan nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor pasi ishte konstatuar një rritje e pazakontë e konsumimit të barit ?Ketosteril?-një ilaç i rimbursueshëm.
FSDKSH-e cila administron skemën e sigurimeve shërndetësore dhe financon paketat e shërbimit mjekësor dhe barnave të rimbursueshme për popullatën, kishte identifikuar depon farmaceutike ?Omega Pharma? si furnitoren e këtij bari.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se Çausholli dhe ?Omega Pharma Group? kishin krijuar fatura fiktive blerjeje të këtij ilaçi, me qëllimin për të justifikuar faturat e shumta të shitjes ndaj farmacive të caktuara.
Në vendimin e saj, Gjykata e Tiranës argumentoi se Çausholli dhe kompania e tij i kishin ndihmuar këto farmaci në aktivitetin e tyre mashtrues ndaj FSDKSH përmes falsifikimit të recetave mjekësore, duke përfituar më pas shuma të konsiderueshme nga buxheti i tij.
Avokati i Çaushollit dhe i kompanisë Omega Pharma, Petrit Ismaili i tha BIRN se akuzat e ngritura nga Prokuroria nuk qëndrojnë dhe se për këtë arsye ata kanë apeluar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë.
?Deri sa të ketë një vendim të formës së prerë, kompania dhe pronarët e saj janë të pafajshëm,?tha avokati Ismaili për BIRN.
Çausholli dhe ?Omega Pharma Group? nuk ishin të vetmit e hetuar për skemën e mashtrimit me ilaçet e rimbursueshme, që sipas Prokurorisë i shkaktuan FSDKSH një dëm prej 2.2 milionë eurosh. Një rrjet farmacish fantazmë dhe zyrtarë të FSDKSH u përfshinë gjithashtu në hetime dhe u akuzuan për veprat e mashtrimit apo të shpërdorimit të detyrës.
Për të shmangur problematika të ngjashme, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili ka ndërruar disa drejtorë që prej zbulimit të skandalit, deklaroi se ka shtrënguar kriteret për lidhjen e kontratave me importuesit dhe shpërndarësit farmaceutikë.
Në listën e dokumenteve, të publikuar në faqen zyrtare kërkohen vërtetime nga Prokuroria dhe nga gjykatat, të cilat tregojnë se kompanitë, administratorët apo ortakët e tyre nuk janë në hetim apo në procese gjyqësore me Fondin.
Megjithatë, kriteret zyrtare nuk e kanë penguar FSDKSH që të përfshijë mes klientëve aktualë të saj edhe kompaninë që trashëgoi kapitalet e Omega Pharma-të cilën e kallëzoi në Prokurori vetëm dy vite më parë./BIRN
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka reagua...
Kafenetë Starbucks kanë vendosur Wi-Fi-n më të shpejtë që mu...
Kryeministri Edi Rama do të prezantojnë qeverinë e re këtë t...
Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili, ka komentuar sërish situa...
Serialet turke kanë pushtuar botën duke u ndjekur nga një nu...
Policia e Korçës ka dhënë detaje nga zjarri i rënë pasditen ...
Ish-deputetja e Partinë Demokratike, Majlinda Bregu, ka falë...
Karabinierët e Novarrës arrestuan 43 vjecarin shqiptar me i...
Ish-ministri i Jashtëm në qeverinë Berisha, Besnik Mustafaj,...
Pak çaste më përpara është përfshirë nga flakët një banesë d...
Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë Berisha dhe ish-ambasadori...
Karabinierët italianë arrestuan në Frascati, zonë në perifer...
Policia italiane është përplasur ditëne sotme me emigrantë ...
Në Shqipëri policia njoftoi sot se pas sulmeve terroriste në...
Një raport i policisë dhe prokurorisë holandeze ka nxjerrë n...
Disa ditë më parë rreth 50 dasmorë përfunduan në spitalin e ...
Stacey Dooley, një gazetare hulumtuese nga Londra udhëtoi në...
U duk sikur përballë tij ishin ulur kundërshtarë dhe jo bash...
Pas sulmit terrorist në Spanjë ka ardhur një tjetër paralajm...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka “shpërthyer”...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...