web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Na jep 100.000 euro ose…”/ Prangosen dy të rinjtë vlonjatë

13 Gusht 2017, 08:53, Aktualitet CNA

Dy shtetas kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi kanë kërcënuar me jetë dhe gjobvënie një person.

Bëhet me dije se janë arrestuar shtetasit Endri Beqiraj, 28 vjeç dhe Julo Rrokaj, 25 vjeç, të cilët prej muajsh kërcënonin me anë të telefonit shtetasin me iniciale Sh.S.

Ata i kanë kërkuar këtij të fundit një shumë prej 100.000 eurosh sepse kishte nisur një konflikt për motive të dobëta dhe në momentin që po prisnin për paratë, policia i ka arrestuar.

Mbi të rinjtë rëndon akuza ?Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë?./CityNews





Lajmet e fundit nga