web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjermania ndalon hyrjen e 10 shqiptarëve/ Ja arsyeja

13 Gusht 2017, 08:18, Aktualitet CNA

Dhjetë shtetas shqiptarë kanë ndaluar nga Policia Federale pasi tentuan të hynin ilegalisht në Gjermani.

Bëhet fjalë për dy familje që ishin në një minibus në autostradë, afër Rottal-Ost kur u kontrolluan nga policia, shkruan wochenblatt.de.

Gjatë kontrollit shqiptarët treguan dokumente të rregullta, po më pas Policia vuri re se diçka nuk shkonte me deklarimet e tyre. Kur u pyetën për qëllimin e udhëtimit të tyre në Gjermani, deklaratat ishin në kundërshim me njëri- tjetrin.

Dhe më pas policia zbuloi se shoqferi dhe shoqëruesi i tij kishin qenë më parë të dënuar për falsifikim dokumentesh dhe për trafikim të të huajve në Gjermani, njofton albinfo.ch.

Për këtë arsye bazë të dyshimit për hyrje të palejueshme, ilegale, të gjithë personat u dëbuan nga territori gjerman./CityNews





Lajmet e fundit nga