Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Sondazhi i Qendrës së Kërkimeve Monitor (QKM) me 110 hotele bregdetare në vend zbulon tendencën. Si ka qenë ecuria e prenotimeve në korrik dhe si pritet gjatë muajit gusht.
Si po ndryshon turizmi nga prenotimet rastësore drejt të punuarit me agjenci. Shumë hotele në Durrës raportojnë se janë të rezervuara nga polakët, ndërsa Vlora dhe Saranda janë më dobët këtë verë. Problem mbetet kapaciteti i ulët, teksa 93% e hoteleve raportojnë se kanë më pak se 50 dhoma.
Bregdeti i Durrësit është kthyer këtë vit në ?Hirushen? e turizmit. Pasi u zbulua nga ?Princi? (agjencitë polake dhe çeke), që parablenë një pjesë të madhe të dhomave të hoteleve, që në dhjetor të vitit të kaluar, sipërmarrësit u nxitën të investonin.
Nëse bën një xhiro sot në bregdetin e Durrësit dhe sidomos atë të Golemit, është shumë më ndryshe se disa vite më parë. Hotelet janë modernizuar, kanë përmirësuar shërbimet, kanë futur ofertat të gjitha të përfshira. Po ashtu, edhe ambientet para tyre janë të pastra, çadrat janë të reja prej kashte të vëna në rregull dhe me distancë të pranueshme nga njëra-tjetra, janë vendosur kabinat e dushit, shumë hotele kanë përcaktuar zonat për notim dhe disa prej tyre kanë edhe kullat e vrojtimit të rojeve të plazhit. Pasditet janë të mbushura me pushues vendas e të huaj, që shëtisin në bregdet, duke shijuar perëndimin e diellit, apo ulen në lokalet e shumta aty rrotull.
Durrësi, pavarësisht problemeve të trashëguara të infrastrukturës e ndërtimeve intensive dhe cilësisë së shërbimit, po bëhet gradualisht modeli i ardhshëm i zhvillimit të turizmit, atë të orientuar drejt të huajve, që punon me agjencitë dhe i ka të garantuara prenotimet që në fillim të vitit.
Në një sondazh që zhvilloi në gjysmën e dytë të korrikut Qendra e Kërkimeve Monitor (QKM) me 110 hotele në vend, të përzgjedhura në mënyrë përfaqësuese përgjatë bregdetit nga Saranda në Velipojë, 42% e 34 hoteleve në Durrës raportuan se në muajin korrik, ato ishin 80-100% të prenotuar.
Ky është viti i tretë radhazi që QKM kryen sondazhe me hotelet bregdetare gjatë korrikut, ku menaxherët pyeten për prenotimet në korrik dhe gusht, krahasimin me një vit më parë dhe problematikën që ata mund të kenë.
Në krahasim me sondazhet e vitit 2015 dhe 2016, kur ishin të varur nga kërkesa e turistëve nga Kosova, hotelet në Durrës e Golem raportuan një situatë shumë më optimiste. Në verë të vitit 2015, ata kishin vuajtur nga fakti që periudha e pushimeve përkoi me muajin e Ramazanit dhe vetëm në gjysmën e dytë të korrikut kishin pasur më shumë punë.
Korriku, më i mbari në dy vjet, por jo gushti
Në përgjithësi, sipërmarrësit e hoteleve ishin më optimistë për korrikun, në krahasim me dy vitet e mëparshme. Vetëm 30% e të anketuarve pohuan se korriku i këtij viti ishte më keq se vjet, nga një rekord prej 55% që kishte qenë kjo përgjigje vitin e mëparshëm. Është rritur ndjeshëm numri i atyre që pohuan se ishin njësoj me vjet, në gati 34% dhe vetëm 14.5% raportuan se ishin më mirë sesa vitin e kaluar, raporton Monitor.
37% e hoteleve raportuan se zënia e dhomave ishte nga 80-100% në gusht, duke qenë shumë më e lartë sesa një vit më parë. Nivelin më të lartë të zënies e deklaruan hotelet nga bregdeti i Durrësit-Golemit.
Megjithatë, hotelet nuk janë aq optimiste për gushtin. 39% e tyre thanë se e prisnin të ishte më keq se vjet, nga 24% që ishte kjo përgjigje në sondazhin e vitit të kaluar. Megjithatë janë shtuar edhe ata që presin një gusht të mbarë, me 19%, nga 5.6% në verën e 2016-s.
Menaxherët e hoteleve kishin dhe frikë se gushti mund të sillte anulime, si p.sh., ?Vela e Bardhë? në Vlorë.
Në fakt, Vlora dhe Saranda duket se po vuajnë këtë vit. 67% të atyre që u përgjigjën se prisnin që gushti të ishte më keq se një vit më parë i kishin hotelet pikërisht në këto dy qytete.
Nga 33 hotele të anketuara në Vlorë, 50% pohuan se gushti i këtij viti do të ishte më negativ se ai i një viti më parë.
Problem kapacitetet e ulëta
Mungesa e kapaciteteve është një nga problemet kryesore që kanë hotelet shqiptare, që pengon dhe tërheqjen e grupeve të mëdha të turistëve. Durrësi këtë vit përfitoi pikërisht, pasi në bregdetin e tij ishin ndërtuar hotele relativisht të mëdha, por edhe bashkëpunuese tyre.
Sipas burimeve nga Shoqata Shqiptare e Turizmit, për herë të parë, një grup hotelesh me rreth 1000 shtretër te Shkëmbi i Kavajës arritën të animojnë një zonë me të gjithë shërbimet për paketa FB (të gjitha të përfshira) dhe funksion 365 ditë. Kjo performancë siguroi për 2017-n kontratat për 140 ditë me partnerët çekë e polakë, duke afirmuar një vazhdimësi për vitet në vazhdim.
?Shqipëria ka një numër të kufizuar të kapaciteteve akomoduese, në rreth 67.000 shtretër. Është një shifër e ulët krahasuar me resurset që ofron dhe tregun rajonal.
I mungojnë shërbimet për target grupin që shpenzon për turizmin e rërës e detit, ose janë të kufizuara në disa hotele, kryesisht me më pak se 100 dhoma, të cilët nuk punojnë me paketa të plota shërbimesh?, pohon Zak Topuzi, sipërmarrës i Hotel Mondial dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA).
Nga sondazhi i QKM-së, vetëm 7.3% e hoteleve deklaruan se kanë më shumë se 50 dhoma, ndërsa pjesa më e madhe (64%), raportuan më pak se 20 dhoma, shkruan Monitor.
Nisur nga kërkesa e lartë, Hotelet në zonat bregdetare të vendit po shtojnë kapacitetet akomoduese për t?i bërë ballë fluksit të madh të turistëve nga Çekia dhe Polonia. Por zgjerimi pa plan, mungesa e standardeve, cilësia e dobët e shërbimeve, plehrat dhe kaosi përreth i kanë përcjellë me përshtypje negative shumicën e tyre, një temë kjo e trajtuar në numrin e mëparshëm të ?Monitor?.
Dhjetë shtetas shqiptarë kanë ndaluar nga Policia Federale p...
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publ...
Pikërisht të dielën e 27 gushtit, PS do të mbledhë Asamblenë...
Gjatë natës, shira të dendur kanë rënë në pjesën më të madhe...
Një refugjate shqiptare 28 vjeçe ka humbur jetën nga zjarri ...
Si pasojë e motit të keq dhe shirave të dendur gjatë natës, ...
Ashtu, si çdo ditë, edhe sot kryeministri Edi Rama u ka urua...
Zan Cekaj, 26 vjeç u dënua me 33 muaj burg për mbajtje droge...
Këta janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e d...
Edhe në aksin rrugor Cërrik-Papër në Elbasan mëngjesi ka nis...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin r...
Cdo here kur këta peshq si gjarpërinj dalin në breg të detit...
Pesë persona rezultojnë të vdekur për shkak të motit të keq ...
DASHI Sot nuk do të jeni të shoqërueshëm, kështu që evitoni ...
Kur jeni duke vuajtur nga gripi, dhimbje të fytit, kollë dhe...
Një 37 vjeçar i armatosur ka ndërprerë koncertin e këngëtare...
A keni menduar ndonjëherë se cilët janë fëmijët më të famsh...
Duhet shumë guxim që një figurë publike të dalë e pastër për...
Nëse doni të keni një të ardhme të mirë dhe me të ardhura të...
Gjithmonë i përfytyrojmë yjet e Hollivudit duke ngrënë në re...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...