Rama flet për herë të parë për kabinetin/Kur do të mësojmë se kush janë ministrat e rinj?
Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar në InTv, ka folur pë...
Dje në orën 18:00 një protestë, nëse mund të quhet e tillë, ose disa individë të ashtuquajtur mbështetës të Partisë Demokratike shkuan përpara Bashkisë së Tiranës, për të reaguar për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në kryeqytet.
Reagimi i tyre erdhi shumë vonë, megjithëse erdhi, opozita foli. Por çfarë ndodhi në të vërtetë?
CityNews dje raportoi për pazaret e Lulzim Bashës me Erion Veliajn dhe faktin pse PD nuk po përshkallëzonte lëvizjen e saj, për të përfituar nga reagimi qytetar në lidhje me rritjen e çmimit të ujit nga Bashkia e Tiranës.
Menjëherë pas saj, disa orë më vonë në një shkresë zyrtare ishte njoftuar Policia dhe u thirr një protestë përpara Bashkisë në orën 18:00.
Nuk duam ta besojmë dhe nuk duam të jemi kaq mendjemëdhenj, sa të themi se PD doli në protestë pas shkrimit tonë, ashtu siç Basha ka reaguar pasi ne kemi shkruar shumë herë të tjera dhe jo në pak raste Basha dhe PD kanë reflektuar pas shkrimeve të medias dhe kjo është diçka normale. Ashtu sikundër ka ndodhur edhe dje.
Por dje protesta fatkeqësisht dështoi, ajo ishte shumë e vonuar dhe askush nuk e mbështeti, një shkresë e një Sekretari të Aksionit Qytetar të Partisë Demokratike, drejtuar Policisë dhe më pas rreth 10 apo 15 vetë përpara Bashkisë së Tiranës, a thua se PD ka mbetur aq.
CityNews për të mësuar më thellë kontaktoi kryetarin e FRPD, i cili nuk pranoi të prononcohej në lidhje me këtë aktivitet, por mesa dukej nga fjalët e tij u kuptua lehtësisht se Forumi Rinor i Partisë Demokratike, nuk ishte organizator i kësaj proteste.
Një kontakt tjetër ne e bëmë edhe me Leonard Ollin, kreun e këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës. E njëjta situatë edhe me zotin Olli, edhe ai nuk ishte në dijeni që PD ishte në protestë.
Po pse i bëmë këto dy telefonata dhe konfirmuam këto dy raste?
Tek e para për të kuptuar a ishte protestë e FRPD, apo jo. Në fakt nuk ka qenë e tillë, ka qenë një protestë e organizuar nga PD, nga Sekretari i Aksionit Qytetar, i cili ka mbledhur disa të rinj, nga ata të cilët i ka pasur mbështetës në garën e Forumit, apo pjesa më e madhe e tyre është Call-Center, pra ajo zyra me pagesë që funksionon në PD që do të paguhet deri në muajin gusht. Më tej fati i tyre nuk dihet.
Leonard Ollin për të kuptuar se sa e vërtetë ishte protesta dhe sa organizim kishte, pra çfarë pritej të ndodhte, do të kishte një reagim të fortë nga demokratët, nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha? Apo sërish kreu i PD do të bënte një lëvizje sa për të hedhur hi syve, pasi nuk ndahej dot nga pazaret e tij me Erion Veliaj, raporte të cilat ne i kemi shkruar edhe më poshtë.
Në fakt dje protesta nuk kishte pjesëmarrje, por në fakt nuk kanë dështuar qytetarët e Tiranës, nuk kanë dështuar ata që shkojnë e protestojnë çdo ditë sa herë ka reagim qytetar. Dje ka dështuar salianjizimi i PD nga Lulzim Basha.
Dje sërish Lulzim Basha përdori Salianjin e tij, apo atë që ne e kemi quajtur dikur salianjizimi i PD, mënyra dhe veprimi për të organizuar dhe vepruar, duke dhënë një përfundim të vetë, pra dalja në protestë dhe mosnjoftimi i partisë.
A mund të ndodhë në ndonjë vend të botës, që një kryetar partie të organizojë një protestë dhe të mos njoftojë as Forumin Rinor, kur pretendon që protestën e organizon FRPD dhe as këshilltarët e djathtë, pra ata që PD i ka si përfaqësues të saj, apo të quajtur ndryshe deputetët e parlamentit të qytetit.
Të dyja nuk kanë ndodhur, askush nuk shkoi në këtë organizim. A dështoi salianjizimi i PD nga Lulzim Basha?
Jo nuk ka dështuar, PD është salianjizuar, kjo është e vërtetë, dje dështoi një protestë dhe salianjizimi është mënyrë që Lulzim Basha do të përdorë shpesh. Këtë do ta shohim në këtë opozitë që ka filluar të duket gjithnjë edhe më e dobët.
Këtë e pamë edhe dje, në protestën e dështuar, ku maksimumi shkuar punonjësit e Call-Center-ave me pagesë dhe disa ushtarë të vegjël që gjithsesi duhen përshëndetur, për angazhimin e tyre qytetar, por ata në fakt nuk e dinë, ata ishin fasada e një shitje dhe pazari që Lulzim Basha ka bërë me Erion Veliajn dhe dje për t?u hedhur të gjithëve hi syve përdori Salianjin e tij./CityNews
Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar në InTv, ka folur pë...
Janë dy nga femrat më të bukura shqiptare që mahnisin të gji...
Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me bur...
Ministria e Drejtësisë u ka dërguar një shkresë zyrtare auto...
Pas lajmit për ekstradimin e Ballist Moria, kryeministri Ram...
Ditët e fundit, kreu i qeverisë ka filluar të duket pak a sh...
Pas lajmit për ekstradimin në Serbi të Ballist Morinës, ka a...
Ditën e djeshme një resort turistik në qytetin e Velipojës u...
9-vjeçari Frrok Marku fundit gjeti vdekjen në lumin Gjadër d...
Sistemi i drejtësisë në vendin tonë nuk ka funksionuar siç d...
Policia lajmëroi ditën e djeshme se një ngjarje e rëndë ka n...
Po mbushet një javë që kur ish kryeparlamentari dhe ish krye...
Nga Zamir Gjurgji– Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve P...
Mjekët në dy shtete u dorëzuan dhe i kthyen vajzën në shtëpi...
Policia ka arrestuar një persona të shpallur në kërkim, pasi...
Vjedhja e një çante me para në një hotel në kryeqytet, zbulo...
Treni i linjës Milano-Roma ka qëndruar i ndaluar për disa or...
Dita e sotme do të jetë e nxehtë, prandaj zgjidhja më e mirë...
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Shko...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar dhe i ka kthyer p...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...