web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Habit Meta/Vendosa të bëhem President me mendje, por u betova me zemër të plotë

24 Korrik 2017, 16:21, Aktualitet CNA

Ilir Meta është betuar pasditen e sotme në Kuvend, duke marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Republikës.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Meta tha se pranoi të bëhej President i vendit me mendje dhe jo me zemër, për shkak të mungesës së opozitës, e cila ishte në çadrën e protestës para Kryeministrisë.

Ndërsa betimin, Meta tha se e ka bërë me zemër të plotë.

?Vendosa të bëhem President me mendje, jo me zemër, pasi nuk ishte opzoita. Por, sot betimin e kam bërë me zemër të plotë. Do udhëhiqem nga dashuria e pakufishme për Shqipërinë, duke lënë pas cdo debat apo përkatësi politike që kam pasur, për t?iu përgjigjur detyrës së re të Presidentit?, deklaroi Meta./CityNews





Lajmet e fundit nga