web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga kush ka frikë Lulzim Basha?!

18 Korrik 2017, 12:53, Aktualitet CNA

Kreu i vetëngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një garë false dhe të pavlerë për të mbajtur sërish çelësat e selisë blu. Ai hapi garën menjëerë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku e zhyti partinë e dytë më të madhe në vend në ?rrënojat? e një rezultati katastrofik.

Pa pranuar të japë dorëheqjen, pa bërë një analizë të katastrofës elektorale dhe duke përjashtuar kundërshtarët, Lulzim Basha u fut në një garë, që për shumicën e demokratëve dhe qytetarëve nuk duket të jetë e tillë.

I vetmi rival në farsën e Lulzim Bashës është Eduard Selami, i cili në fakt është nxjerrë nga vetë kryetari i vetëngrirë, ndaj dhe nuk shihet si kundërshtar, por është aty sa për të krijuar idenë e garës.

Megjithatë, Lulzim Basha i ndodhur përballë braktisjes së madhe të demokratëve, por edhe qytetarëve, është frikësuar dhe nga rivali i vetëm, Selami.

Basha fshehu deri më tani listën e anëtarësisë edhe nga Selami, duke krijuar një proces të manipuluar dhe jo të drejtë. Ai tenton me çdo mënyrë të qëndrojë edhe për katër vitet e ardhshme në krye të PD, për ta shkatërruar dhe rrënuar plotësisht këtë parti, pasi qëllimi i Bashës nuk duket të jenë demokratët, por karrigia e pushtetit.

Lulzim Basha ka dështuar në të gjitha takimet e zhvilluara deri më tani në strukturat e PD në disa qytete. Por, ajo që tërheq jo pak vëmendje është fakti se Lulzim Basha ka ?mbyllur dyert? e takimeve, duke zhvilluar një debat të fshehtë.

Askush nuk e di çfarë ndodh në sallat, ku Basha dhe Selami zhvillojnë debatet me demokratët. E vetmja gjë që dihet është se demokratët e kanë braktisur Bashën, ku në shumicën e qyteteve e kanë pritur me protesta dhe peticione, duke kërkuar anulimin e farsës që po zhvillon në PD.

Por, Lulzim Basha ka frikë, ai fshihet nga mediat, nga e vërteta, nga braktisja e demokratëve. Jo vetëm gara në tërësi, por edhe takimet e tij s?janë veçse një farsë e manipuluar dhe fshehur nga Lulzim Basha, i cili është kapur në panik dhe prej ditësh duket të jetë zhdukur pa adresë politikisht.

Ndryshe nga Astrit Patozit, si drejtues i ?Lëvizjes për Ringritjen e PD?, takimet e të cilit janë të hapura, në praninë e mediave, madje transmetohen edhe direkt në rrjetet sociale, Lulzim Basha fshihet brenda mureve të sallave dhe nuk lejon asgjë dhe askënd të dëgjojë debatin e tij, të zhvilluar në fakt në prani të një grusht njerëzish./CityNews





Lajmet e fundit nga