web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati në Shkodër-Gjykata le në burg autorin/ Habit avokati: Çojeni në…

18 Korrik 2017, 10:35, Aktualitet CNA

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka dhënë masën ?arrest me burg? për Aurel Ahin, i cili akuzohet për plagosjen e trefishtë në Shkodër.

Aurel Ahi, i cili do të qëndrojë në burg pa afat kohor derisa të zbardhet ngjarja, është shfaqur në një gjendje të rënduar emocionale gjatë senancës gjyqësore.

Ahi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në mes të Shkodrës mesditën e së shtunës duke lënë të plagosur rëndë Doni Lisi, si dhe kalimtarët Elona Çurku dhe Enrik Prenushi.

Por ndëkohë, e papritur ka qenë deklarata e avokatit të tij mbrojtës, i cili ka thënë se nuk ka kuptim që të mbahet në burg, por duhet të shtrohet në psikiatri, pasi sipas tij ai ka probleme të theksuara me shëndetin mendor./CityNews





Lajmet e fundit nga