web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush janë hajdutët e Bashës që dështuan të prishnin aktivitetin e “Lëvizjes për Ringritjen e PD” në Korçë

18 Korrik 2017, 11:43, Aktualitet CNA

Dje në mbrëmje, në Korçë, Astrit Patozi, i shoqëruar nga disa anëtarë kryesie dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike, por dhe 3 deputetë aktualë, si Ridvan Bode, Gjergji Papa dhe Eleina Qirici, zhvilluan një bisedë me demokratët e qytetit të Korçës mbi problematikat dhe situatën që po kalon Partia Demokratike pas humbjes katastrofike të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Një aktivitet në një sallë, e cila lehtësisht nga fotot e mëposhtme tregon se Patozi ka pasur të paktën 3 apo 4 herë më shumë njerëz se sa Lulzim Basha dhe Selami së bashku në debatin e tyre fals apo pseudebatin që zhvilluan disa ditë më parë në qytetin e Korçës.

Por, le t?i kthehemi edhe njëherë asaj që ndodhi dje. Në një sallë të mbushur plot e përplot kishte një debat të lirë, ku qytetarë të ndryshëm u ngritën dhe thanë mendimet e tyre. Pati dhe nga ata që ndoshta ishin pak më ekstremistë, dukeshin që ishin mbështetës të hapur të Lulzim Bashë, por këtu nuk kishte asgjë të keqe.

?Gjithëkënd duhet ta kemi në Partinë Demokratike dhe askush nuk duhet të humbë?. Kështu ka thënë vetë Patozi dhe këtë mbajnë si lëvizje slogan në sfond të gjithë anëtarët e këtij grupimi, që kërkojnë një Parti Demokratike më të hapur, një analizë dhe zgjidhjen e kapërcimin e kësaj krize të thellë që po kalon ajo.

Por, duke shkuar më tej, le të sjellim disa detaje. Mbështetësit e Lulzim Bashës ishin 1, 2, 10 apo 100, kjo nuk ka rëndësi, ata ishin demokratë. Por, kush tentoi ta prishte një aktivitet që ishte po i demokratëve? Po, është e vërtetë, ishin disa personazhe që tentuan të ngrenë zërin më shumë se sa duhej apo të akuzonin në mënyrë të urdhëruar nga jashtë nga mesazhet që iu vinin nëpërmjet telefonit. Dhe këta ishin një apo dy tatimorë. Po, tatimorë të vendosur në kohën e Ridvan Bodes, që sot ulërinin e bërtisnin në mbrojtje të Lulzim Bashës. Jo se kishin hallin e Bodes, që nuk ishte më në listë, apo hallin e Astrit Patozit dhe qindra e qindra demokratëve të tjerë për të vërtetën, e cila është humbja katastrofike në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ata kishin një tjetër hall, ata janë disa hajdutë pushtetesh, që sa herë vjen partia kapin nga një karrige dhe duhet të vjedhin ç?të munden.

Dhe e vërteta është se këta hajdutë me çizme, që janë larguar nga puna për korrupsion, dje mund të quhen si të emëruar nga Bode, por sot janë mbështetësit kryesorë të Lulzim Bashës, duke shpresuar me gënjeshtrën e këtij të fundit se në shtator në qeveri me Ramën do t?i sjellë në pushtet, do t?iu japë ofiqe dhe karrige.

Por, le të shkojmë te një detaj tjetër i aktivitetit të djeshëm. Rreth 4-5 persona ishin jashtë sallës ku u zhvillua aktiviteti, me disa parulla gjoja të shkruara me dorë, të cilat janë shkruar në selinë e PD-së së Korçës, janë urdhëruar nga kreu i PD Korçë, Andrea Mano. Edhe ky një i akuzuar si njeri i korruptuar gjatë kohës që ka qenë Drejtor Arsimi në qytetin e Korçës. Po, Andrea Mano është akuzuar se i ka kërkuar 2 mijë euro dajës së kryetarit të FRPD në atë kohë, për emërimin e vajzës së tij si mësuese në arsim dhe këtë akuzë e ka marrë publikisht në mbledhjen e Kryesisë së PD Korçë dhe për këtë ka më shumë se 20 dëshmitarë.

Andrea Mano urdhëroi të bëheshin disa parulla me duar dhe nxori atje përpara disa të ashtuquajtur të rinj, njerëz të pavlerë dhe të kontrolluar nga një tjetër drejtor i akuzuar për korrupsion, i cili shpëtoi për pak nga prangat. Sot qëndron si roje i Andrea Manos apo ruan zyrat e Partisë Demokratike në Korçë, duke u përpjekur të krijojë intriga.

Pasi dështuan në fakt rreth 10 ditë më parë me takimin e Bashës në Korçë, pasi panë dhe reagimin e djeshëm, ku mbi 250 demokratë u mblodhën në një sallë për të debatuar fort mbi të vërtetat e mëdha dhe problematikat e Partisë Demokratike, duket se Andrea Mano, njeriu i Genc Pollos në krye të PD Korçë, dhe strumbullari i madh i Lulzim Bashës, po vuan një krizë të madhe kompleksi. Ai si dhe Lulzim Basha nuk janë PD-ja. Andrea Mano nuk është pjesë e Partisë Demokratike, ai ka ardhur nga struturat e PDR-së së Genc Pollos dhe është njeriu i vendosur prej tij, atje në atë parti, në Korçë, për të dhënë një rezultat katastrofik në zgjedhjet e 2017.

Koalicioni i majtë në Qarkun e Korçës ka rreth 90 mijë vota, ndërsa demokratët kanë rreth 42 mijë vota. Pra, në krahasim me vitin 2013 koalicioni i djathtë është rreth 20 mijë vota më pak se në 2013 dhe në krahasim me socialistët ka rreth 22 mijë vota më pak tani në 2017.

Një katastrofë elektorale e krahasueshme kjo edhe më keq se me vitin 1997. Në rast se Partia Socialiste ka 64 mijë vota në Korçë, PD ka 42 mijë vota dhe kjo duhet të ishte analiza dhe pika ku duhet të fillonte çdo diskutim.

Pse është ky rezultat, pse është kjo gjendje elektorale, pse e pësoi këtë disfatë PD në koalicion, në krahasim me PS e vetme? Sepse PS plus LSI dhe aleatët e majtë janë të paktën 90 mijë vota, rreth 50 mijë më shumë, një diferencë thuajse e frikshme elektorale. Këtu duhet të fillonte analiza, këtu duhet të fillonte debati.

Pikërisht, aty ku filloi në sallën ku Astrit Patozi i shoqëruar nga drejtues të tjerë të Partisë Demokratike debatuan hapur për humbjen dhe bënë një analizë, duke vendosur gishtin mbi plagë, ose pikat mbi ?i? mbi të vërtetat e mëdha të PD. Por Andrea Mano, i urdhëruar nga Lulzim Basha, duke përdorur disa hajdutë tatimesh, doganash apo ish-drejtorë të korruptuar, të cilët tashmë janë në krah të Lulzim Bashës, me vetëm një qëllim: të rrëmbejnë ç’të munden nga pushteti, nëse Basha shkon në shtator në qeveri me Edi Ramën.

Por, hajduti ka një fytyrë, edhe kur është kryetar partie, edhe kur është një ish-drejtor, edhe kur shkon në një sallë e tenton të prishë një aktivitet, ku dështon, sepse shumica e sallës ishte mbushur me demokratë, me njerëz të vërtetë, me intelektualë dhe qytetarë, të cilët kurrsesi nuk pranonin që disa batakçinj të ardhur nga forcat e tjera politike, nga ata qurrashët politikë të dalë nga vrimat e PDR-së së Genc Pollos, apo të paguar nga Fahri Balliu, Ervin Salianji, e lloj-lloj fytyrash të tjera në Partinë Demokratike, të cilët në fakt mund ta shpallin veten si demokratë, por që kurrsesi nuk mund të jenë të tillë. Ata janë llumi, pjesa më e zezë e kësaj force politike, që në fakt dje dështoi.

Dështoi, sepse shumica e demokratëve të vërtetë, shumica e intelektualëve dhe qytetarëve, u mblodhën në një sallë, duke dhënë një mesazh të qartë: ne jemi qytetaria, jemi këtu përballë asaj të keqeje që ka marrë peng Partinë Demokratike, dhe është ky llum, këta ish-drejtues apo dhe ndonjë drejtues aktual, drejtorë apo ish-drejtorë, tatimorë apo ish-tatimor, doganierë apo ish-doganierë, apo ortakë të Niko Peleshit, Sotiraq Filos, dhe kastës socialiste në pushtet, të cilët po bëjnë gjithçka që ta mbajnë peng dhe të përçajnë Partinë Demokratike në Korçë dhe kudo tjetër.

Gjithsesi, duket se misioni i tyre është i pamundur. Dje demokratët leksionin e tyre e kishin të qartë: shumica, intelektualët dhe vlerat qytetare ishin në anën e tyre dhe ky është mesazhi që duhet lexuar./CityNews





Lajmet e fundit nga