web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vdekja tragjike e 18-vjeçares në Elbasan/ Familjarët: E operuan dy herë pa ditur arsyen

10 Korrik 2017, 16:30, Aktualitet CNA

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi mëngjesin e  sotëm në spitalin e Elbasanit, ku 18-vjeçarja Ketjona Ibrahimi vdiq pas një ndërhyrje kirurgjikale, kanë reaguar edhe familjarët e viktimës.

Sipas tyre, mjekët e kanë operuar dy herë vajzën dhe askush nuk e dinte arsyen. Si fillim, ata janë shprehur se mjekët u kanë thënë se vajzës i kishte plasur vezorja, ndërsa më pas i kanë hequr tëmthin.

Më pas, familjarët vazhdojnë duke thënë se pas operacionit 18-vjeçarja ishtë dërguar në reanimacion, por aty askush nuk nuk ishte interesuar për të edhe pse ajo nuk reagonte pothuajse fare./CityNews





Lajmet e fundit nga