A mund të merret më Basha seriozisht?
Sot teksa dëgjoja ditirambet që Lulzim Basha i thurte PD-së ...
Kreu demokrat, Lulzim Basha, është dëgjuar për më shumë se katër muaj, që nga çadra e protestës e deri te fushata elektorale, të flasë me një gjuhë të ashpër dhe të hedhë akuza të forta ndaj atyre, që vetë Basha i quante oligarkët e korruptuar, dhe që sipas tij, kishin ?pushtuar? vendin dhe ekonominë.
Çdo ditë në çadër, para zyrës së kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha iu tregonte shqiptarëve kush janë oligarkët e pushtetit, dhe se ky i fundit, sipas tij, është në duart e një grupi të vogël njerëzish, që kanë zaptuar gjithçka.
Basha fliste për një grusht oligarkësh, që sipas tij, kishin gjithë pasurinë e vendit, e ndërsa shqiptarët vuanin për bukën e gojës. Këta oligarkë ishin klientela e Edi Ramës, sipas Bashës.
Lulzim Basha fliste dhe akuzonte këtë grusht oligarkësh, kur në fakt është edhe vetë pjesë e tyre.
CityNews bëri një kërkim të thjeshtë të pasurisë së Lulzim Bashës në vite publikuar në faqen Open Data Albania, ku rezulton një pasuri në shifra të çmendur e Lulzim Bashës, aktualisht kreu i Partisë Demokratike.
Pasuria e Bashës është e frikshme, madje as shumë biznesmenë me shumë vite eksperiencë nuk kanë një pasuri sa ajo e kreut të demokratëve.
CityNews iu sjell më poshtë me fakte të gjitha shifrat e pasurisë së Lulzim Bashës, që nga viti 2005 deri në vitin 2013. Nga viti në vit, pasuria e Bashës kap shifra stratosferike, nga posti i tij si ministër, kryebashkiak e deri te kryetar partie.
Një tjetër fakt që bie në sy dhe tërheq jo pak vëmendje është se pasurisë së Lulzim Bashës i shtohen çdo vit shifra të majme nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha (Isufi). Aurela i shton pasurisë së bashkëshortit një super-shumë, e cila në fakt rritet çdo vit. Shumat janë disa dhjetëra mijë euro në vit.
Pra, Lulzim Basha nuk mund të flasë për oligarkët e klientelës së Edi Ramës, ai nuk mund të akuzojë se pushteti është në duart e një grusht oligarkësh, nuk mund t?iu flasë shqiptarëve për ekonominë. Lulzim Basha është pjesë e këtyre oligarkëve, është njëri prej tyre, që në fakt nuk duket të ketë dhënë ndonjë kontribut në rritjen ekonomike edhe pse një me pasuri marramëndëse. Lulzim Basha është një oligark!/CityNews
Sot teksa dëgjoja ditirambet që Lulzim Basha i thurte PD-së ...
Ai është një nga njerëzit më të pushtetshëm në botë. Ai po s...
Megjithë bindjet e fuqishme të POTUS-it, se ndryshimi i klim...
Kurrë në historinë e rre jshme e trazovaçe të luralizmit shq...
Djali i ish-pronarit të kompanisë Vefa, Artan Alimuçaj, ësht...
Nëse po bëni pushimet në plazh ose në pishinë dhe keni nevoj...
Gjykata e Apelit Tirane shpalli sot te pafajshem ish-Drejtor...
Keni gjetur stilin e duhur të syzeve por nuk dini si t’i për...
Banorët në fshatin Breg Lumë të Kukësit ndihen të rrezikuar ...
Administrata publike shumë shpejt do të përfshihet nga një r...
Mesatarisht, themeluesi i Microsoft, Bill Gates lexon rreth ...
Një pushues shkodran ka gjetur vdekjen në plazhin e Velipojë...
Zv.kryeministrja teknike, Ledina Mandija, tregon për herë të...
Të shkurtër apo të gjatë, të drejtë apo kaçurrela, me ardhje...
Policia e Vatikanit bastis festën me drogë dhe orgji në apar...
Kur njihni një person duhet vetëm 7 sekonda për të kuptuar n...
Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e një 48-vjeça...
Dhimbja e këmbëve mund të shkaktojnë flluska, kokrra ose lyt...
Takimi mes kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe ambasadorit...
Demokratët dolën me një rezultat katastrofik nga zgjedhjet e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...