Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Zv.kryeministrja teknike, Ledina Mandija, tregon për herë të parë se si ka funksionuar Task-Forca dhe ministrat teknikë me qeverinë Rama. Në një intervistë për ?Panorama?, Mandija shprehet se nuk ka pasur asnjë komunikim me Kryeministrin Rama, por vetëm me sekretarin e Përgjithshëm, Engjëll Agaçi.
Ju thatë që nuk është bërë asnjë mbledhje qeverie që kur ju keni marrë detyrat. Si ka qenë kjo marrëdhënie e re e ministrave teknikë me kryeministrin dhe ministrat e tjerë?
Në fakt, mbledhje nuk janë bërë, por është operuar përmes vendimeve qarkulluese sipas vlerësimeve që janë bërë nga ana e sekretarit të Përgjithshëm, zotit Agaçi, nuk ka pasur shumë vendimmarrje gjatë kësaj kohe, sepse VKM 473 të datës 2 qershor, që ishte në fuqi, vendoste një status të ngurtësuar të kompetencave të ministrave. Prandaj fokusi ka qenë drejt kontrollit të administratës publike në fushatë, përdorimit të burimeve financiare gjatë kësaj periudhe.
Ju keni komunikuar vetëm përmes shkresave?
Jo, ka pasur komunikim dhe koordinim me të gjitha ministritë, sepse në postin e zv.kryeministres, unë kam qenë dhe kryetarja e Task-Forcës, ku kam kërkuar ngritjen e grupeve të punës për monitorimin e administratës, pra ka pasur një bashkëpunim.
Kanë marrë pjesë ministrat në mbledhjet e Task-Forcës?
Në këto mbledhje nuk kanë marrë pjesë ministrat, një herë ka marrë pjesë zv.ministri i Mbrojtjes, zoti Petro Koçi, ndërsa për sa u përket ministrave, ata ishin të përfshirë në fushatë zgjedhore.
Po zv.ministrat nuk vinin në mbledhje?
Jo, përveç një rasti të zotit Koçi.
Në çfarë niveli hierarkik merrnin pjesë ministritë në Task-Forcë?
Sipas ligjit, ministri zëvendësohet vetëm nga zv.ministri. Në mbledhjet tona kanë ardhur shefat e kabineteve, të cilët nuk kanë të drejtën e dhënies së mendimit, por vetëm ndiqnin mbledhjen dhe mbanin shënime.
Zv.kryeministrja, Ledina Mandija
Zv.kryeministrja, Ledina Mandija
Ju vetë gjatë kësaj periudhe keni komunikuar direkt me kryeministrin?
Kryeministri ka qenë i përfshirë në fushatë zgjedhore dhe në këto kushte unë kam qenë këtu me sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, jemi munduar që të zgjidhim situatat jo vetëm për funksionimin e Task-Forcës, por dhe për të rregulluar situatat e ndryshme organizative.
Por ka pasur një qasje jo pozitive sa u përket ministrave me sekretarët e Përgjithshëm apo me zv.ministrat, duke ashpërsuar edhe etikën e komunikimit. Kam kërkuar që të vendoset një standard etik komunikimi, sepse qëllimi ishte garantimi i zgjedhjeve përmes monitorimit të administratës në fushatën zgjedhore. Konfliktet personale janë shterpë dhe nuk sjellin asnjë produkt.
Gjatë fushatës zgjedhore është thënë që mund të ketë një qeverisje me bazë të gjerë, PS-PD. Nisur nga kjo përvojë juaja, sa mund të funksionojë?
Unë jam propozuar nga opozita, por nuk jam pjesë e strukturës së PD-së, as anëtare e saj. Kam punuar në drejtim të institucioneve shtetërore, si Avokate e Shtetit, si pedagoge, këshilltare e presidentit, në nivel teknik. Kam pasur një ftesë nga ana e opozitës për të përmbushur këtë mision, që ishte modeli i parë në Shqipëri i ministrave teknikë, por që mund të konsiderohet në të ardhmen.
Sa u takon vendimeve politike, ato nuk më takojnë mua. Ne jemi duke përfunduar një raport referuar detyrës që kishim. Presim informacionet e fundit nga të gjitha ministritë dhe institucionet që i ngarkonte ligji, dhe pas kësaj do të bëhet e qartë nëse ia vlejti apo jo kjo eksperiencë dhe ndoshta edhe për të bërë rekomandime në të ardhmen.
A pati një rezultat puna e ministrave dhe drejtorëve teknikë në qeveri?
Pavarësisht të gjithave, pati një rezultat. Edhe pse u etiketuam si Gestapo, çdo vendim yni ka qenë vetëm në përputhje me ligjin. Ka pasur një angazhim maksimal të ministrave teknikë për të adresuar të gjitha shqetësimet e qytetarëve dhe subjekteve elektorale në lidhje me objektin që ne kishim, sa i takon përfshirjes së administratës në fushatë, apo të përdorimit të fondeve financiare, apo të mbështetjes nga Policia të subjekteve politike apo të elementëve të krimit. Ne nuk kemi bërë vlerësime në paragjykim, por çdo rast është trajtuar sipas ligjit.
Çdo vendim që është marrë nga ne është bërë pas një vlerësimi të plotë dhe jo thjesht nisur nga një foto. Numri më i madh i ankesave të zyrtarizuara ka ardhur nga LSI-ja, por jo çdo gjë trajtohej nga Task-Forca, por janë dhe institucionet e tjera që i trajtonin. Zhurma më e madhe u bë për shkak se shkarkimet u bënë vetëm nga ministritë që mbulonin ministrat teknikë dhe nuk kanë ardhur nga ministritë e tjera. Jo të gjitha rastet e referuara në Task-Forcë kanë çuar në shkarkimin e zyrtarëve, vetëm ato që janë vërtetuar në shkelje të ligjit./CityNews
Të shkurtër apo të gjatë, të drejtë apo kaçurrela, me ardhje...
Policia e Vatikanit bastis festën me drogë dhe orgji në apar...
Kur njihni një person duhet vetëm 7 sekonda për të kuptuar n...
Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e një 48-vjeça...
Dhimbja e këmbëve mund të shkaktojnë flluska, kokrra ose lyt...
Takimi mes kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe ambasadorit...
Demokratët dolën me një rezultat katastrofik nga zgjedhjet e...
Pak minuta më parë u përhap me shpejtësi lajmi se kryeminist...
Eneo Ferko, i riu nga Fieri, që u vetëflijua pasi e la e das...
Partia Demokratike po zhytet dita-ditës drejt një qorrsokaku...
Në një kohë kur mosmarrëveshjet mes ministrave teknikë të dr...
Përmbarimi ka shkuar në godinën e Cirkut të Tiranës për të e...
Lulzim Basha e nisi turin e garës për kryetar Partia dhe të ...
Ish-deputeti dhe një ndër funksionarët më jetëgjatë në Parti...
Ambasadori amerikan, Donald Lu po zhvillon një takim në këto...
Partia Demokratike ka hapur garën për zgjedhjen e kreut të r...
Kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin e parë pas zgjedhjes...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arre...
Kryeministri i vendit Edi Rama ka bllokuar përkohësisht fond...
Aktori italian, Roberto Brunetti, ka rënë në prangat e polic...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...