web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike

29 Prill 2017, 06:39, Aktualitet CNA

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike nga një zonë në veri të kryeqytetit të vendit, Pyongyang, njoftoi agjencia e lajmeve ?Yonhap? e Koresë së Jugut, duke cituar Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut.

?Koreja e Veriut lëshoi një raketë të paidentifikuar nga një vend në afërsi të Bukchang në Pyeongannam (Provinca Jugore e Pyeongan) herët këtë mëngjes,? tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm (JCS) në një deklaratë, sipas Yonhap, raporton tetova sot.

Ushtria e Koresë së Jugut tani po analizon llojin e raketave të hedhura dhe distancën e fluturimit të predhës.

Lajmi vjen mes tensioneve në rritje në rajon dhe ndaj Koresë së Veriut e SHBA-ve. Po ashtu vjen vetëm pak orë pasi sekretari i shtetit i SHBA-ve, Rex Tillerson i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se opsioni ushtarak mbetet në tryezën e SHBA-ve për të frenuar programin bërthamor të Phenianit.

?Të gjitha opsionet për t?iu përgjigjur provokimeve të ardhshme duhet të mbeten në tavolinë,? tha Tillerson për trupin ndërkombëtar prej 15 anëtarësh.





Lajmet e fundit nga