Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia. Për Zvërne...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia. Për Zvërne...
Prokurorët duhet të tregojnë vendosmëri kundër krimit,shkruan gazeta Kosova Sot.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, gjatë prezantimit para dy ditësh të raportit vjetor të punës së Prokurorisë së Shtetit për vitin 2016, ndër të tjera ka folur edhe për zyrtarë të lartë, të cilët janë hetuar dhe ngritur aktakuza për herë të parë, përfshirë ministra në detyrë, ish- ministra, kryetarë komunash, kryetar gjykate, pastaj kryetarë të bordeve të ndërmarrjeve të ndryshme, si dhe shumë zyrtarë të tjerë publikë. Këtë reflektim të Prokurorisë së Shtetit analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë po e shohin si pozitive derisa, sipas tyre, Prokuroria më në fund duhet ta fitojë luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, për ta përmirësuar kështu imazhin e lënduar, dhe të kthejë klimën e besimit të qytetarëve. Ndaj, është shtruar edhe çështja se deri kur do të rezistojë pjesa e kupolës së krimit të instaluar nga partitë e inkriminuara në drejtësi, që mbështetet nga sundimtarët e partive dhe klaneve të ndryshme mafioze kriminale, që i financojnë me para të pista. Pra, tani a do të mundet Prokuroria aktuale e Kosovës që të bëjë kthesën e fundit me betejat që po bën për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar edhe te njerëzit e pushtetshëm. Për këtë dhe atë se a ka shpresë se kjo Prokurori do t’ia dalë në këtë ballafaqim serioz ndaj këtyre fenomeneve negative kriminale, flet shkrimi në vijim. Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për Gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se pjesa e kupolës së krimit, e instaluar nga partitë në pushtet, pra nga pushtetarët e inkriminuar, edhe në sistemin e drejtësisë është bërë, siç tha, tash e sa vjet me influencën e pushtetarëve të gjithëpushtetshëm e klaneve të tyre mafioze dhe të inkriminuara gjithsesi në vepra të ndryshme dhe abuzime me drejtësinë dhe ligjin, paçka se kështu ia kanë plandosur përtokë imazhin e sistemit të drejtësisë, si dhe e kanë humbur besimin e qytetarit në këtë drejtësi. ” Prandaj, Prokuroria më në fund duhet ta fitojë luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit për ta përmirësuar kështu imazhin e lënduar, derisa ka mjaft prokurorë që ajo pjesa e shëndoshë e Prokurorisë, me etikë dhe integritet profesional për ta bërë kthesën e domosdoshme në luftën ndaj korrupsionit e krimit dhe duke e kthyer kështu edhe besimin e qytetarëve në drejtësi, dhe këtë luftë me krimin dhe korrupsionin duhet bërë edhe te njerëzit e pushtetshëm, ndërsa kjo luftë e Prokurorisë së Shtetit ndaj fenomeneve negative e kriminale duhet të vazhdojë duke e sfiduar të keqen”, theksoi Kelmendi.
Njerëzit e sistemit të bëhen më të guximshëm
Profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se në qoftë se vetëdijesohen të gjithë dhe bëhen të përgjegjshëm të gjithë bartësit e funksioneve prokuroriale dhe gjyqë- sore, pastaj nëse shtohet numri siç është paralajmëruar i bartësve të këtyre funksioneve, pra prokurorëve dhe gjyqtarëve, e që është i domosdoshëm ,atëherë, sipas tij, patjetër që mund të shtohet efikasiteti dhe rezultatet në luftimin e kriminalitetit në radhë të parë atij të organizuar dhe krimeve të rënda. Sipas tij, lufta kundër krimit duhet të fillohet pikërisht në Prokurorinë e Shtetit për arsye se, siç tha, kur flitet për kriminalitetin penal aty iniciohen rastet, por pse jo edhe në çështjet civile, pra gjykatat do të mund ta bënin të njëjtën gjë sikurse në çështjet penale prokurorët, pra të shtonin përgjegjësinë, rezultatet të bëhen më efikase dhe të jenë më kurajozë dhe të kenë kurajë gjyqtarët dhe prokurorët që detyrën që kanë marrë dhe betimin që kanë dhënë përkundër sfidave, dhe rreziqeve e presioneve me të cilat ballafaqohen. “Përndryshe, unë jam i bindur që ky është lajm i mirë, fillim i mirë, por do të duhej që me të vërtetë të sendërtohej dhe jo vetëm të paralajmërohet se do ta bëjmë këtë, e kemi në plan këtë, etj., por thjesht të shtohet edhe përgjegjësia, edhe përkrahja e prokurorëve dhe gjyqtarëve tanë, që sigurisht në mesin e tyre ka numër të konsiderueshëm që punojnë me ndërgjegje dhe në frymën e ligjit edhe përpiqen të jenë efikas”, u shpreh ai. “Duhet krijuar pra edhe ambient të punës, edhe rrethanat, siguria dhe përkrahja institucionale, në mënyrë që të avancohet dhe të ndryshojë gjendja në gjyqësor dhe drejtësi në mënyrë që të përmbushet edhe ai kusht, i cili shpeshherë këta eksponentë të caktuar të institucioneve tona po e anashkalojnë ose nuk po e vënë sa duhet në spikamë që është sigurisht kushti që e paralajmëroi përfaqësuesja e BE-së, duke thënë nuk është vetëm Demarkacioni kusht i vetëm i paplotë- suar për liberalizim vizash, por është edhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit”, potencoi për Gazetën “Kosova Sot” Profesori universitar, Mazllum Baraliu.
Kërkohet angazhim më i madh kundër krimit
Avokati Nikë Shala ka veçuar se në sistemin tonë të drejtësisë kemi kuadro të guximshme dhe profesionale si zbatues të ligjit, përfshirë policët, prokurorët dhe gjykatësit, të cilët i ushtrojnë detyrat dhe kompetencat e tyre ashtu siç janë të autorizuar sipas ligjit, por, sipas tij, një sfidë e madhe, e cila po pengon funksionimin e rregullt të sistemit të drejtësisë në disa raste, për fat të keq, është ndikimi i politikës. ” Andaj, të gjithë duhet të punojmë dhe të besojmë për një të ardhme më të mirë të shtetit tonë, po ashtu të gjithë duhet të angazhohemi për t’i luftuar fenomenet negative kriminale, prezente në shoqërinë tonë, sepse kështu mund të krijojmë një të ardhme të ndritur dhe me prosperitet, ndërsa organet kompetente të ndërmarrin veprime konkrete në kuadër të kompetencave për t’i luftuar të gjitha sfidat me të cilat përballet vendi, në veçanti sistemi i drejtësisë të luftojë pa kompromis korrupsionin, ndikimin e politikës dhe dukuritë negative në përgjithësi përmes shqiptimit të sanksioneve penale adekuate me aktgjykime dënuese, kur vërtetohet fajësia me prova materiale, bindëse dhe argumentuese ndaj të gjithë atyre që bien në kundërshtim me ligjin, pa marrë parasysh profilin apo pozitën e personit”, ka shtuar ai. Shala beson se pas ardhjes së Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, janë evidentë dhe të dukshëm hapat pozitivë që është duke bërë Prokuroria për luftimin me sukses të kriminalitetit në përgjithësi. “Besojmë fuqishëm se Kryeprokurori, zotëri Aleksandër Lumezi, duke u bazuar në profesionalizëm dhe guxim profesional, Prokuroria do të shënojë rezultate konkrete dhe do të çrrënjosë praktikat negative të krijuara tash e disa vjet”, deklaroi për Gazetën “Kosova Sot” avokati Nikë Shala.
Kthesa e mundshme, në organin e akuzës
Avokati tjetër, Emrush Kastrati mendon se me ardhjen e Aleksandër Lumezit në krye të Prokurorisë së Shtetit ka pasur kthesa pozitive, derisa, sipas tij, nga ajo që është vërejtur deri më tani shihet se hap pas hapi është duke shkuar në hapa të sigurt në ngritjen e aktakuzave ndaj njerëzve më të fuqishëm apo të pushtetshëm që janë në Kosovë aktualisht, duke shkuar me hetime të sigurta dhe duke ecur përpara. ” Pra, kam bindje të fortë se Prokuroria e Shtetit, në krye me z Lumezi, do t’ia dalë që të ecë përpara në luftimin e krimit të organizuar dhe të njerëzve të pushtetshëm, ndërsa deri më tani rezultate veç ka treguar. Megjithatë, natyrisht se Prokuroria nuk del me emra të veçantë, mirëpo ato janë nëpër gjykata, ku seancat janë duke u mbajtur dhe po ecet përpara”, theksoi ai. “Prandaj, unë shpresoj se po, për shkak se deri më tani edhe Prokuroria e Shtetit, së bashku me Prokurorinë Speciale kanë qenë të bllokuara nga kompetencat e rezervuara që ka pasur EULEX-i, por tani gradualisht janë duke ecur përpara, kështu që brenda natës nuk mund të shihen rezultatet, pasi duhet proces, duhet hetim i thellë, serioz dhe i paanshëm, ngase nuk mund të luftohet krimi brenda natës nga ajo që është krijuar me vite të tëra”, spikati për Gazetën ” Kosova Sot” avokati Emrush Kastrati./kosova sot
Dite shume e favorshme ka për te qene kjo e sotmja për te gj...
Është shënuar sot Dita Ndërkombëtare e Tokës në Mirditë, duk...
Tani ndodhi ajo për të cilën frikësoheshin shumë vetë: një a...
Një sulm vetëvrasës i Talebanit ndaj forcave afgane ka lënë ...
Popullsia e disa prej territoreve franceze përtej oqeanit vo...
Shtetet e Bashkuara dhe Australia i bënë thirrje Kinës të lu...
E çuditshme, por sipas disa studiuesve suedezë është e verte...
Egla shkon një herë në muaj tek varri i burrit. Zakonisht pa...
Shumica prej nesh e kemi përjetuar xhelozinë në ndonjë momen...
Në zgjedhjet presidenciale një gjë doli qartë: politika e so...
Në vitin 2015 rreth 840 000 persona kanë fituar shtetësinë e...
Një video e postuar në një faqe pornografike ka demaskuar nj...
Partia Agrare Ambientaliste prezantoi në Kukës kandidaten e ...
Qëndrimi i Uashingtonit është i qartë: Qytetarët i kanë zgje...
“Ne Narkorepubliken e Norieges (Kanabistan) droga qe zbulohe...
LSI ka patur dijeni për gjithë procedurën e ndjekur nga Poli...
Me siguri që askush prej nesh nuk e priste këtë gjë, por ja ...
Një foto me përmbajtje mjaft të rëndë është shpërndarë në rr...
Një tjetër shtetas shqiptar është kapur nga policia italiane...
Kryetari i grupit parlamentar në LSI, Luan Rama në një komun...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...