web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha i kujton Policisë/Bëj kujdes nesër se do të vëzhgohesh nga toka dhe ajri

23 Prill 2017, 16:59, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike në komunikimin e tij nga çadra i ka kujtuar Policisë së Shtetit që deklarata e bërë ditën e sotme për mediat binte në kundërshtim me ligjin si dhe të bëjë kujdes se ditën e nesërme do të jetë në vëzhgim të plotë nga toka dhe ajri.

Duke cituar nenin 261 të Kodit Penal, Basha tha ditën e sotme se kushdo që cënon të drejtën natyre për të protestuar në mënyrë paqësore do të dënohet me ligj.

“Planet ogurzeza të Republikës së vjetër për të parandaluar agimin e ardhjes së Republikës së re do të dështojnë me suksesin e plotë. Ne kemi protestuar denjësisht paqësisht, duke i drejtuar Shqipërisë dhe mbarë Europës fytyrën e vërtetë europiane. Asnjë provokim i ulët i atyre nuk na ka lëkundur nga qëndrimi ynë. Protestë madhështore, paqësore, por e vendosur në shërbim të çdo qytetari. E dinë shqiptarët se çfarë kanë bërë këta më parë, e mbajnë mend fare mirë se çfarë lloj dhune ushtrohej në protestat e tyre. Dhuna është tipar i dobësisë morale, dhuna është tipari dallues i frikacakëve. Policia e Shtetit, burrat dhe gratë me uniformë duhet ta dinë se nga qytetarët e bashkuar nesër në bllokimin total të transportit kombëtar mes orës 11 dhe 12 do të gjejnë forcën që lufton edhe për të drejtat e tyre. Por dua t?i kujtoj fare mirë drejtuesve të kupolës së Policisë së Shtetit që përmes shkresave të tyre të turpshme dhe qëndrimeve të tyre publike që sot kanë thyer ligjin, se do të vëzhdohen dhe të regjistrohen nga toka dhe ajri dhe për çdo cënim të së drejtës natyrore për protestë paqësore do të përballen me forcën e ligjit. Nëni 261 i Kodit Penal sanksionon dënime penale për ata që pengojnë mbledhjen dhe manifestimin paqësor të qytetarëve të politikës.?/CityNews





Lajmet e fundit nga