Dueli i plotë/Pyetje-përgjigjet/ Gazetarët bombardojnë Ilir Metën
Vetëm pak minuta pas mbylljes së punimeve të seances plenare...
Edi Rama dhe Ilir Meta janë bashkuar sot për t?u shpjeguar shqiptarëve se kanë ?vullnetin e mirë? të shkelin afatin kushtetues të një procedure për procesin zgjedhor, me shpresë se do të bindin opozitën të shkojë në zgjedhje. Në një letër të përbashkët që Gramoz Ruçi e Luan Rama i kanë shkruar KQZ-së, kërkojnë të shtyjë deri në datën 29 afatin e regjistrimit të koalicioneve partiake.
Kërkesa, përveçse është një atentat i rëndë ndaj ligjit, mbart në vetvete jo ndonjë ?vullnet? të mirë për të futur opozitën në zgjedhje, por një hall që ka Edi Rama dhe Ilir Meta lidhur me koalicionin mes tyre. Afati për t?u regjistruar partitë politike në zgjedhje ka kaluar dhe Partia Demokratike nuk është regjistruar. Ajo nuk ka ndërmend të marrë pjesë në zgjedhje, edhe nëse ka pasur ndonjë pazar paraprak me LSI, për mënyrën se si do të mposhtin qeverinë para zgjedhjeve. Në këtë kuptim, kjo kërkesë përveçse është antikushtetuese, është dhe e pamoralshme për Partinë Socialiste, problem i të cilës, tani nuk është më koalicioni me LSI, por bërja e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Me këtë akt që ka bërë sot Partia Socialiste, ka korruptuar qysh në nisje procesin zgjedhor, duke detyruar ODIHR të mbajë shënim se afatet u dhunuan me ?vullnetin e mirë? të kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit. Nga ana tjetër, Lulzim Basha sot ka arritur një sukses real, pasi po provon që afatet mund të shtyhen, dhe nëse shtyhen afatet, përse mos të shtyhen dhe zgjedhjet.
Termi ?vullnet i mirë? nuk është justifikim, pasi Kushtetuta nuk e ka lejuar atë të veprojë si fuqi hyjnore mbi të. Për më tepër që nuk është fare vullnet i mirë, por hall mes dy partnerëve në sherr në koalicion.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet ta hedhë poshtë me vendosmëri këtë kërkesë. Duhet ta hedhë poshtë për të dëshmuar pavarësinë e tij nga politikat e ditës dhe për të na bindur se interesi i saj themelor janë zgjedhjet e lira.
E di që katër anëtarët e shumicës mund të jenë nën presion për këtë çështje, por ky është një nga ato testet që provon se KQZ nuk ndjek hallet e partive politike, por kushtetueshmërinë e zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, Gjergj Bojaxhi, Ben Blushi e kushdo tjetër që ka deklaruar se do hyjë i vetëm në zgjedhje, ka sot të drejtën e tij të plotë, të kërkojë që të konsiderohet i përfunduar afati i paraqitjes së koalicioneve në zgjedhje dhe që sot e tutje zgjedhjet do të bëhen vetëm sipas subjekteve politike. Kjo do na çlirojë nga shumë pikëpyetje që po shoqërojnë sabotimin e këtij procesi dhe që më kryesori mbetet turbullira e LSI, e cila nuk di kë të mbajë e kë të ndajë, Edi Ramën apo Sali Berishën. Dhe fakti që as Berisha e as Rama nuk ankohen për të, është shenjë se ai po i heq zvarrë të dy. Natyrisht, më shumë Edi Ramën.
Prej nesër në garë duhet të jenë vetëm partitë politike, pa koalicion me njëra- tjetrën dhe nga ky ?aksident? me procedurat, shqiptarët mund të shikojnë për herë të parë sa vlen secili dhe kush duhet t?i qeverisë. Pas 18 qershorit, le të bëjnë pastaj koalicione paszgjedhore dhe të formojnë shumicat në Kuvend.
Nëse KQZ nesër dorëzohet dhe shtyn afatet, ata kanë goditur rëndë procesin zgjedhor dhe beteja duhet vazhduar në Kolegj Zgjedhor. Zgjedhjet mes koalicioneve dhe zgjedhjet mes subjekteve politike janë dy gjëra të ndryshme. Prej sot nuk duhet të lejohet më garë mes koalicioneve, pasi ka përfunduar afati. KQZ nuk duhet të hyjë në këtë spirale, pasi do të jetë e pabesueshme në gjithë hapat e mëtejshëm të administrimit të zgjedhjeve.
Premtimet se po përgatitet një tryezë për të futur PD në zgjedhje, janë boshe dhe ligji nuk mund të shkelet bazuar në pritshmëri pazaresh. Për më tepër që më pritshmëri ka vendosmëria e PD për të mos hyrë, se sa fundi i bojkotit të tyre.
Prej sot ODIHR ka filluar të mbajë shënim që zgjedhjet po prishen për shkak të një pazari të pandarë të LSI me PS. Biles ky pazar i pa ndarë mes PS e LSI, është në themel të gjithë skenarit të krizës, pasi ky skenar është frymëzuesi kryesor i çadrës dhe po i jep sot fitoren e parë Lulzim Bashës, në rrugën për t?i prishur zgjedhjet.
Vetëm pak minuta pas mbylljes së punimeve të seances plenare...
Fiks Fare denoncoi rastin e një pike karburanti, të ndërtuar...
Pantallonat xhins (jeans) janë ndër pantallonat më të përdor...
Presidenti do jetë i pashëm…Por publiku ende s’ka parë e dëg...
Prodhuesi amerikan i automobilave General motors (GM) do të ...
Përveç Klodian Shehit, kandidatit të propozuar zyrtarisht ng...
Eshte gabim i trashe qe PD ka pranuar negociatore gjermane! ...
Një studim në Suedi tregon se numri i këpucëve tregon se sa ...
Një banor në Wettingen të Zvicrës, me origjinë nga Kosova, k...
Ditën e sotme me një postim në Facebook, ish kryeministri i ...
Mbledhja e qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cil...
Një qytetar i komunitetit rom, ka bërë një rrëfim të pazakon...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme, që n...
Ndërkohë që sot pritej të mësohej e vërteta për koalicionin ...
Të ndodhur në udhëkryqin më të madh politik të historisë pas...
Padyshim që i habiti që të gjithë, deklarata e kreut të LSI,...
Në vijim të fjalimit të tij përpara gazetarëve, teksa shpjeg...
Në vijim të komunikimit të tij me gazetarët, kryeministri i ...
Kreu LSI njëkohësisht kryetari i Parlamentit, në një komunik...
Në përfundim të sencës parlamentare, menjëherë pas deputetit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...