Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Nga Denis DYRNJAJA
Dikush po përgatit një skenar destabilizimi para zgjedhjeve të qershorit, që pritet se provën dhe shkëndijën e parë do ta japë me një valë trazirash në zgjedhjet lokale në Kavajë. Ka të dhëna jo zyrtare, se është përgatitur një skemë sesi do të krijohet një valë incidentesh gjatë protestës së paralajmëruar të opozitës ditën e zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri të qytetit, për të treguar se me këtë qeveri nuk mund të shkohet në zgjedhje. Skenari synon të fusë në kurth policinë e shtetit dhe pritet që përplasja e stisur të përfshijë edhe përdorimin e armëve, për ta bërë sa më të rëndë ngjarjen dhe për t’i faturuar Ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj një incident që do ta shndërronte atë në objekt sulmesh politike dhe mediatike lidhur me të shkuarën e tij në sigurimin e shtetit, sikurse ka tentuar disa herë ta perqasë opozita, mediat apo individë të tjerë publikë pranë saj. Kjo qeveri mund të ketë një mal me gjynahe dhe probleme, por të shkosh deri te stisja e një konflikti që mund të krijonte pasoja për jetën e qytetarëve, të kujdo krahu qofshin ata, vetëm për të treguar se kjo është qeveri që vret ose se Ministri i Punëve të Brendshme është bartës i mendësisë diktatoriale, është më shumë se kriminale dhe djallëzore. Kjo është çmenduri dhe dezekuilibër mendor i përzier me ego të çmendur për pushtet. Vetsugjestionimi se drejt pushtetit shkohet me çdo mënyrë, ose qëllimi justifikon mjetin, janë opsione fatale për shqiptarët e keqpërdorur politikisht në këta 27 vjet demokraci në Shqipëri. Këto janë veprime në dëshpërim dhe nuk prodhojnë e tregojnë asgjë tjetër veç se një mungesë alternative besimi për të bindur njerëzit për ndryshim. Ndërsa i sheh elementët e këtij skenari, duket si kronika e paralajmëruar e një trazire të mirmenduar. Dhe skenari i ka kushtet edhe pse artificiale për ta vënë në jetë. Këto kushte sipas ideatorëve të këtij skenari me anarki janë klima politike e acaruar artificialisht. Kavaja njihet si qytet ku opozita ka mbështetje dhe e shkuara flet për një prej demonstratave më të forta antikomuniste atje. Ministri aktual i Punëve të Brendshme është akuzuar si nëpunës i nomenklaturës komuniste me të kaluar në sigurimin e shtetit, ndonëse këto akuza janë mohuar prej tij publikisht. Provokimet mund të jenë të forta në atë formë dhe ato mënyra, sa do të krijonin një klimë ekstreme politike ku pretendimi i vetëm dhe apsolut i opozitës do të ishte qeveria dhe vetëm qeveria teknike. Skenari i Kavajës mund ta vendosë policinë e shtetit në një sprovë të vështirë. Sepse ndërhyja dhe reagimi i saj ndaj një provokimi të rëndë sikurse pritet edhe me armë do ta kthente atë në një target të sulmuar politikisht si policia e dhunës dhe reminishencave diktatoriale, lidhur me faktin se tashmë Ministër i Punëve të Brendshme është Fatmir Xhafaj. Ndërsa mos reagimi i policisë do t’i jepte palës që mbështet aktet e dhunshme besimin se ka edhe forma alternative për të arritur qëllimet politike. Me këto veprime mund të sigurohet ajo atmosferë destabilizimi, e nevojshme për të shkëputur vëmendjen nga vazhdimi i Vettingut dhe zhvillimi i zgjedhjeve normale, në një vend që e ka rraskapitur anormaliteti politik për qëllimet e disa individëve që mbajnë peng qetësinë, stabilitetin dhe progresin e tij dhe i prishin ato sa herë iu nevojitet për interesa e përfitime personale. Sikurse shumica e njerëzve që duan qetësi dhe stabilitet do të doja që këto informacione dhe ky skenar të rezultonte një bllof ose konspiracion. Por nëse ky skenar ndodh, atëherë do të ishte fatalitet i madh dhe do të tregonte se jo vetëm opozita është marrë peng, por bashkë me të edhe shpresa se ky vend mund të gjejë paqe, përsa kohë mendjet e sëmura kriminale punojnë kundër stabilitetit, pasi janë kapur nga makthi se një ditë do të bëhet drejtësi për çdo faqezi./CityNews
Mbrëmjen e djeshme, në intervalin e pasorës 18:00 deri në ...
Në kuadër të turit ballkanik, Senatori Amerikan John McCain ...
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili është ...
Përfundimi i segmentit të mbetur, përmbyllës i “Rrugës së Ar...
Policia ka arrestuar në flagranë, Erjon Beqirin, pas një kon...
Kryeministri, Edi Rama mbrëmjen e djeshme ka reaguar me iron...
Kryetari i PBDKSH dhe deputeti, Eduart Ndocaj, mbrëmjen e dj...
Policia e Shtetit duke uruar të gjithë të krishterët për fes...
Besmir Lila, 32-vjeçari që u rrah me grushte me të dashurin ...
Këto janë faqet e parë të gazetave të ditës premte, 14 prill...
Emisioni “STOP” rikthen problemin e koleksionistit Gjergji T...
Dashi Dite mjaft harmonike dhe e mbushur me emocione dhe opt...
Ish-drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, i ka habitur të...
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur sot. Papa Françesku k...
Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas denoncimit në emisionin...
Ish-deputeti Koço Kokëdhima është përplasur me analistin Fat...
Kreu i lëvizjes :Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, ka folur në stud...
Shoqëria shqiptare e naftës, Alpetroli, do iu vendosë punonj...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka folur në një stud...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka komentuar takimin e kryem...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...