“Sherr” live PS-LSI/Deputetja i ankohet, Xhafaj: Hajde në orar, se ...!
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i zgjedhur nga ...
Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, shprehet se është e domosdoshme të ndërhyhet në Kodin Zgjedhor për të pasur zgjedhje me standarde.
Në një intervistë për ?Shekulli-n?, aleati i Ramës lë të nënkuptohet se është pro shtyrjes së zgjedhjeve me kërkesën për aplikimin e teknologjisë në zgjedhje.
Ndërkohë, ai është kundër qeverisë teknike. Sa i përket ndryshimeve në kabinetin ?Rama?, kreu i PSD nuk mendon se kanë ardhur për shkak të protestës apo presioneve të tjera.
Kryeministri vendosi ndërrimin e 4 ministrave përnjëherësh, edhe pse kishte deklaruar më parë se nuk do të ndryshonte ministrat pa përfunduar mandatin. Si i shihni lëvizjet e Ramës? Mendoni se ka pasur presion?
Së pari, duhet të themi se nuk ka protestë. Ka vetëm mbledhje të rregullta të PD në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, ku PD mblidhet më të vetët dhe bën një kërkesë, pra kemi të bëjmë me një kërkesë të opozitës dhe jo me një protestë. Sepse nuk ndodh kurrë që politika bën protestë dhe politika kërkon. Nuk ka protestë veç datës 18 shkurt. Tani kemi një kërkesë në formë çadre. Mendoj se ndryshimi i ministrave ishte një masë e brendshme për të ecur përpara. Nuk ka lidhje me kërkesën që është absurde, pa sens. Çdo opozitë do të dëshironte që zgjedhjet t?i bënte vetë që të fitojë paraprakisht por kjo nuk njihet si koncept demokracie sepse zgjedhjet bëhen për të përcaktuar kush do jetë në qeveri. Kurse Basha thotë lëre qeverinë pastaj bëjmë zgjedhjet. Qeveri teknike është bërë kur pa pasur krizë. Kriza është mes qeverisë dhe një pjese të rëndësishme të popullsisë, siç ka qenë ?97, siç ka qenë ?91, ?92.
Opozita ka ngritur shqetësimin e manipulimit të procesit?
Qeveri teknike e zgjedhjeve është KQZ dhe komisionet, jashtë çdo lloj propagande që bëhet, fati i zgjedhjeve, i standardeve zgjedhore, është në dorë të komisioneve. Standardet në 90 për qind varen nga komisionet. Dy partitë kryesore me përfaqësuesit e tyre nëse zbatojnë ligjin zgjedhjet kapin standardet ndërkombëtare. Dhe këtë e di shumë mirë Basha dhe aleatët e tij. PD çuditërisht ka kundërshtuar komisionet teknike, pra të depolitizuara dhe ne gjithmonë në zgjedhje kemi hyrë pasi plotësohen rekomandimet e OSBE/ODIHR. Për këtë është ngritur një komision para dy vjetësh dhe pasi bllokoi punën e komisionit, PD del me një kërkesë që nuk ekziston në manual, qeveria teknike. KQZ është qeveria e zgjedhjeve. Mund t?i besohet një KQZ politike dhe komisionet politike?! Atëherë duhet të kalojmë në komisione teknike.
Ju si kryetar i një partie çfarë ndryshimesh mendoni se duhet të ndodhin për të pasur zgjedhje me standarde?
Absolutisht të garantosh mirëfunksionimin e KQZ dhe komisioneve. Të gjithë këtë thonë por në fakt ka shumë deviacione në ushtrimin e detyrës nga komisionet, 80-90 puna varet nga komisionet dhe 10 për qind nga qeveria. Po të lexosh raportet problemet janë vota familjare, vota e fshehtë, listat zgjedhore me probleme. Pra, janë probleme teknike. Është dhe blerja e votës. Ky nuk është fenomen i një partie. PD nuk ka kujt t?i bëjë moral me blerjen e votës. Unë jam për depolitizim të komisioneve dhe numërimi në qendrat e votimit, të rikthehet.
Numërimi elektronik mendoni se i zgjidh këto problematika me zgjedhjet?
Përderisa ne e kemi kërkuar kur ishim në opozitë, nuk e ndryshojmë më. Kanë qenë dy gjëra. Teknologjia me efektivitet në Shqipëri mund të përdoret për identifikimin e votuesit, kjo do të eliminonte votimin fiktiv. PD nuk i dha këto kur ishte vetë në pushtet dhe i kërkon tani, në një kohë të kufizuar. Mund të bëhej edhe një korrektim në sistem.
Do të ishte një alternativ shtyrja e zgjedhjeve në mënyrë që të impelemntohen të gjithë këto propozime në Kod?
Përderisa ka një qëndrim të unifikuar që këto gjëra i ka kërkuar dhe maxhoranca e sotme kur ishte në opozitë, i kërkon dhe opozita tani që është në pozitat e pakicës. Janë të shkuara tek raporti i OSBE./ODHIR, madje janë futur dhe në Kod. Në vend që të përqendroheshin tek këto, dalin tek një kërkesë që nuk bëhet.
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i zgjedhur nga ...
Ministrja e Brendshme, Mimi Kodheli, ka reaguar për tragjedi...
Kristjan Marinaj, i cili akuzohej për bashkëpunim në vrasje ...
Kontributin politik dhe peshën e Eduarti në Lezhë dhe jo vet...
Drejtoresha e Biblilotekës Kombëtare, Persida Asllani, u pro...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, foli për tragjedinë...
Në Shqipëri, sulmi i të shëmtuarës është bërë i padurueshëm....
Drejtori i Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj, ka konfirmuar se z...
Sot mbushen plot 9 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën ...
Zëvendës ministri i Kulturës, Zef Çuni, ka deklaruar në një ...
Guardia di Finanza e repartit të Barit ka publikuar të dhëna...
Kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i është përgjigju...
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka folur për ndryshimet e fun...
Denion Meidani është ndalur sot në rritjen e çmimit të bilet...
Lexova një shkrim të zv/kryeministrit Niko Peleshi, ditët e ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një t...
Për shkaqe ende të paqarta, një i ri është vetëhelmuar me me...
Një konflikt mes një çifti ka përfunduar me një të plagosur....
Importet e karburanteve shënuan rënie pikiatë në muajin jana...
Një 58 vjeçar është arrestuar, pasi është kapur duke drejtua...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...