Zv/ministri i Kulturës flet për zjarrin në bibliotekë/ Janë dëmtuar disa libra
Zëvendës ministri i Kulturës, Zef Çuni, ka deklaruar në një ...
Sot mbushen plot 9 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona. Familjarët e viktimave, të cilët nuk kanë gjetur ende drejtësi, shprehën sot zhgënjimin ndaj kryeministrit Edi Rama. Me anë të një letre drejtuar shtypit ata shprehin zhgënjimin me kryeministrin Rama, i cili edhe pse premtoi se pas 23 qershorit 2013 çdo gjë do të ishte ndryshe, por asgjë nuk ka ndryshuar.
?Vetingun tonë nuk po e kalon dot qeveria, e cila mbron shkaktarët e tragjedisë, vonon procedurat duke u ankuar pa fund dhe shtrembëron të vërtetën me të vetmin qëllim që të mohojë gishtin e shtetit në këtë tragjedi, duke mos ndryshuar asgjë nga linja e qeverisë së mëparshme.? shkruajnë ata në letër.
Letra e plotë
Sot, 9 vjet pas tragjedisë së Gërdecit familjarët e viktimave të shpërthimit kanë njohur shumë zhgënjime. Tashmë kemi pasur aq kohë sa të njohim jo vetëm vrasësit, por edhe gënjeshtarët e lajkatarët, dhe kemi kuptuar që e keqja nuk ka ngjyrë politike.
Drejtësinë penale ja kemi lënë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe pavarësisht mbrojtjes që kjo qeveri po i bën shkaktarëve të tragjedisë, ne kemi besim se Strasburgu nuk do besojë qeverinë dhe do të jetë i qartë në vendimin e tij.
Ndërkohë, gjyqet e dëmshpërblimeve vazhdojnë të ecin përmes pengesave që krijon qeveria e një njeriu që na premtoi se pas 23 qershorit 2013 gjërat do ishin ndryshe. Është po e njëjta qeveri që u pranoi të ekzekutojë vendimet gjyqësore për familjet e viktimave të 21 janarit dhe, pas presioneve, edhe banorëve të Zharrzës, lajme këto që natyrisht gëzojnë të gjithë shqiptarët. Por, në rastin e Gërdecit refuzon të pranojë të njëjtën zgjidhje, duke harruar fjalët e bukura që donte t?i këmbente me votën tonë, si dhe duke harruar që 26 jetët e njerëzve tanë u shuan nga krimi shtetëror.
E dimë që Kryeministri Rama do të përsërisë të njëjtin refren për kalvarin e gjyqeve tona, se fajin e paskan gjykatat dhe se po i shkon goja mbrapa duke thënë pse duhet vetingu.
Por për gjyqet e dëmshpërblimeve nuk na i ka fajin gjykata. Ashtu siç kjo qeveri dëshiron të bëjë vetingun për gjyqtarët, ashtu edhe ne jemi duke bërë vetingun tonë prej kohësh. Në një masë të madhe gjyqesh, njëri pas tjetrit gjyqtarët e Gjykatës Administrative janë treguar në lartësinë e duhur. Gjyqtarë si Gentian Hamitaj, Eriol Roshi, Emiljano Ruli, Erarbër Madhi, Selvie Gjocaj, Elda Vrioni, Bernina Kondi, Arbena Ahmeti, Gentian Medja, Nafije Hasko, Avni Sejdi, etj. kanë dhënë vendimet e duhura dhe kanë njohur fajësinë e shtetit, megjithëse i gjithë aparati shtetëror i sotëm u angazhua për të rrëzuar këto padi në gjykatë. Edhe Gjykata Administrative e Apelit, me trupën e kryesuar nga kryetari i kësaj gjykate, Kastriot Selita, ka vendosur tashmë dy rastet e para të vulosjes së drejtësisë në favorin tonë, ndërkohë që qeveria nxitoi për t?u ankuar në Gjykatën e Lartë. Dhe për më tepër, theksojmë se këta gjyqtarë, pa përjashtim, nuk na kanë dhënë as më të voglën shenjë se mund të donin ndonjë favor në këmbim të drejtësisë. Thjesht janë treguar korrektë, profesionistë dhe të drejtë.
Nga ana tjetër, vetingun tonë nuk po e kalon dot qeveria, e cila mbron shkaktarët e tragjedisë, vonon procedurat duke u ankuar pa fund dhe shtrembëron të vërtetën me të vetmin qëllim që të mohojë gishtin e shtetit në këtë tragjedi, duke mos ndryshuar asgjë nga linja e qeverisë së mëparshme.
Sot është vërtet vonë, por jo aq vonë sa Kryeministri Rama të mos gjejë dot pak forcë që të shfrytëzojë shancin e fundit dhe të kalojë vetingun tonë. Sigurisht që ai ka të drejtë të ketë të njëjtin mendim si paraardhësi i tij, por të paktën t?i japë fund futjes së pengesave në rrugën e drejtësisë së pashmangshme dhe t?i hapë rrugë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore./CityNews
Zëvendës ministri i Kulturës, Zef Çuni, ka deklaruar në një ...
Guardia di Finanza e repartit të Barit ka publikuar të dhëna...
Kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i është përgjigju...
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka folur për ndryshimet e fun...
Denion Meidani është ndalur sot në rritjen e çmimit të bilet...
Lexova një shkrim të zv/kryeministrit Niko Peleshi, ditët e ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një t...
Për shkaqe ende të paqarta, një i ri është vetëhelmuar me me...
Një konflikt mes një çifti ka përfunduar me një të plagosur....
Importet e karburanteve shënuan rënie pikiatë në muajin jana...
Një 58 vjeçar është arrestuar, pasi është kapur duke drejtua...
Një zjarr ka përfshirë këtë paradite Bibliotekën Kombëtare, ...
Kryeministri Edi Rama ka nisur sot ditën me disa foto nga “P...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, k...
270 emra nga Partia Socialiste dhe 90 nga Lëvizja Socialiste...
Banorët e Thethit kanë nisur sot një protestë para Bashkisë ...
Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet p...
Një super-aksion është zhvilluar nga Guardia Di Finanza e Na...
Opozita vijon protestën në ditën e 26-të të saj para godinës...
Të 463 miliardë lekët që planifikohen ti vilen bizneseve dhe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...