web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia “sherr” me romët/ Prishet tregu te Spitali nr.5, një grua përfundon në spital

1 Mars 2017, 09:01, Aktualitet CNA

Ka nisur prej mëngjesit të sotëm shembja e tregut të rrobave të përdorura në afërsi të Spitalit nr. 5, në Tiranë. Kjo ka sjellë përplasje fizike mes tregtarëve romë dhe policisë.

Mësohet se njëra nga tregtaret është ndjerë keq dhe i ka rënë të fikët. Ajo është rreth 50 vjeç dhe ka kundërshtuar prishjen e biznesit të saj. Në zonë ka mbërritur një ambulancë për t?i dhënë ndihmën e nevojshme.

Prishja e tregut informal ka nisur që në orën 05:00 të mëngjesit. Sipas Bashkisë së Tiranës, tregtarët romë nuk kanë paguar taksa, duke zaptuar në mënyrë të padrejtë një hapësirë private. Nga ana tjetër, tregtarët justifikohen me faktin që i paguajnë qira, pronarit të tokës.

Ata thonë se ndërhyrja ka qenë e befasishme dhe se nuk ishin lajmëruar më herët për të lënë ambientet e tregut./CityNews





Lajmet e fundit nga