web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I heqin vëllain nga puna në RTSH/ Pianisti shpërthen ndaj vendimit të drejtorisë: Amatoresk, dashakeq dhe injorant

24 Shkurt 2017, 20:33, Aktualitet CNA

Pianisti Genc Tukiçi, ka shpërthyer ndaj drejtorisë së RTSH për pushimin nga puna të vëllait të tij, David Tukiçi.
Në një reagim në rrjetet sociale, Genc Tukiçi, shprehet se vendimi i drejtorisë së RTSH është amatoresk, dashakeq dhe injorant.
Ai thekson se vëllai i tij punon në RTSH nga viti 1983 dhe se ka kontribuar në këtë media. Ai kërkon mbështetjen morale të qytetarëve që vëllai i tij të punojë në zanatin e tij.

Më poshtë, reagimi i tij

Te dashtun miq
Do te doja te ndaj me ju indinjaten lidhur me vendimin e Drejtorise se pergjithshme te Radio Televizionit Shqiptar per pushimin nga puna , pa asnje motiv, te vellait tim David Tukiçi.
Dua tju shkruaj me rrealizem dhe sinqeritet per Davidin , jo si vellai im, por per Davidin si nje muzikant me shume vlera , si figure artistike e Kombit Shqiptar, duke ruajtur edukaten dhe modestine qe prinderit tane na kane mesuar.
Ne rastin me te mire , vendimi i drejtorise se RTSH , me duket i pashpjegueshem dhe ne rastin me te keq , do ta konsideroja amatoresk, dashakeq, pse jo …edhe injorant….
Davidi punon ne RTSH qe nga viti 1983 , duke kontribuar me punen e tij krijuese ne te gjitha zhanret ….ka kompozuar opera , simfoni,dhe shume vepra vokale dhe instrumentale , te interpretuara ne Shqiperi dhe neper bote…12 vjeç, fitues si kengetar i çmimit te pare i festivalit te RTSH dhe me pas si kompozitor me kenget “Mire se vjen dit’ e ré” , Sagapo te dua” etj…mbas disa vitesh ne Itali , ku me dekret te Presidentit te Italise i akordohet Qytetaria e Nderit( me motivacion,per kontributin qe Davidi ka dhene me krijimtarine e tij , per rrezatimin e kultures dhe muzikes neper bote..) ai rikthehet ne Shqiperi , ne RTSH, ku ai ka vazhduar te punoje i palodhur… po ,i palodhur , kte gja te gjithe e dine …qe nga polici i radios deri tek muzikantet …modest dhe i ndershem …motoja e tij, pasioni per punen,krijimtarija muzikore, rrespekti per te tjeret……i dipllomuar ne Paris ne nje nga shkollat me te mira ne planet…ai nuk i njeh fjalet ” i paarritshmi “, “gjigandi”…qe rendom i akordohet shume muzikanteve ne Shqiperi…
Davidi, qe njeh shkelqyshem zanatin e tij, me CD-ne qe ka , do te punesohej nga çdo institucion artistik kudo ne bote, 4 vjet para se ai te mbushe moshen e pensionit, pushohet nga puna nga Drejtoria e RTSH, intitucion ku ai eshte rritur, ka kontribuar dhe ….pushuar!!!
Davidi, me zotnillekun e tij nuk do te me lejonte te shkruaj keto rreshta …por une mendoj qe rasti i Davidit duhet te sherbeje si shembull ne pejsazhin e kultures dhe muzikes shqiptare ku siç thojne ne Shkoder, mos te kete ma loje rrenash..,
Te dashtun miq….kerkoj nga ju jo vetem mbeshtetjen morale por edhe rreale , qe Davidi te mund te punoje ne zanatin e tij….do te shihni se ai , kudo qe punon , nderon vehten dhe te tjeret…
Juaji Genc Tukiçi





19:55 Aktualitet

Grabitje në Tiranë

Një dyqan në kryeqytet ka rënë pre e grabitësve në mbrëmjen ...

16:36 Aktualitet

Ambasadori i drogës

Në një intervistë për mediat, Ambasadori i OSBE në Tiranë, B...

Lajmet e fundit nga