“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Prokuroria e Korçës ka kërkuar dënimin me 37 burg për 5 anëtarët e grupit të organizuar të kultivimit të lëndëve narkotike, në zonën e Ersekës. Në aksionin e zhvilluar në korrik 2016, policia i zbuloi këtij grupi rreth 11.500 rrënjë kanabis të mbjella në disa parcela.
Hetimi për këtë rast ka nisur në bazë të një informacioni të mbërritur në Prokurorinë e Korçës, e cila më pas nisi hetimet, duke angazhuar edhe forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, për të realizuar këqyrjen e parcelave në vend.
Në bazë të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Korçës, rezultoi se drejtuesi dhe organizatori kryesor është Altin Dauti, i cili nuk është bërë e mundur të arrestohet.
I pandehuri Dauti është lidhje familjare me ish-drejtorin e Ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushi, i arrestuar më parë për dy vepra të tjera penale. Pas arrestimit të Malushit për ?Kanosje? dhe ?Armëmbajtje pa leje?, Altin Dauti shkonte shpesh në fshatin Gostivisht, për të kontrolluar stallat me lopë që ishin në pronësi të Malushit.
Në maj 2016, Altin Dauti ka konkluduar se ajo zonë ishte e përshtatshme për të mbjellë lëndë narkotike. Për këtë arsye, ai ka angazhuar edhe disa lidhje shoqërore të tijat, nga qytete të ndryshme, për të ndërmarrë veprimtarinë kriminale. Bashkëpunëtorët e Altin Dautit kishin për detyrë të administronin të gjithë proceset e kultivimit dhe pastrimit të lëndës narkotike, si edhe të siguronin punëtorët që do të kryenin punët në parcela.
Në Korrik 2016, kur Prokuroria e Korçës mori informacion për kultivimin e kanabisit në këtë zonë, bimët kishin arritur në lartësinë rreth 1 metër. Forcat policore të mbërritura nga Tirana me kërkesë të Prokurorisë së Korçës, konstatuan se parcelat ishin në zonë të dukshme, por që deri në atë kohë nuk kishte asnjë referim apo kallëzim për situatën.
Pas konstatimit në vend të parcelave, si edhe hetimeve të realizuara nga Prokuroria e Korçës deri në atë moment, u arrestuan në flagrancë disa prej personave që kultivonin këto rrënjë, të gjithë persona të ardhur nga zona të tjera të Shqipërisë qëllimshëm për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal. Personat e arrestuar në datë 16 korrik 2016 ishin Edmond Gjata, Asllan Zyba, Ardian Dauti, Adriatik Begaj.
Ndërsa nuk është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Hasan Hyka, i cili është arrestuar më vonë. Këta persona ishin të gjithë organizatorë dhe bashkëpunëtorë të drejtuesit të grupit, Altin Dauti, i cili vijon të jetë në kërkim.
Gjithashtu, gjatë arrestimit të organizatorëve, janë gjetur në parcela edhe rreth 20 persona të tjerë, punëtorë, të cilët nuk kishin dijeni se bima e mbjellë ishte lëndë narkotike. Kjo, pasi organizatorët, e kishin organizuar mbjelljen e parcelave në një formë të tillë që, një rresht ishte me kanabis, ndërsa një rresht me misër.
Në përfundim të gjykimit për këta persona, Prokuroria e Korçës kërkoi dënimin, për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike?, e kryer në bashkëpunim, si vijon:
1. Edmond Gjata të dënohet me 8 vjet burgim
2. Asllan Zyba të dënohet me 8 vjet burgim
3. Ardian Dauti të dënohet me 7 vjet burgim
4. Adriatik Begaj të dënohet me 6 vjet burgim
5. Hasan Hyka të dënohet me 8 vjet burgim
Procesi ndaj këtyre persona është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë. Ndërkohë, vijon me procedurë normale procesi gjyqësor ndaj organizatorit kryesor, Altin Dauti, arrestimi i të cilit nuk është bërë i mundur./CityNews
35 persona janë vënë në pranga nga policia turke, pasi dysho...
Ministria e Shëndetësisë, Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mi...
Një 21 vjeçar është kapur nga blutë e Sarandës, pasi dyshohe...
Një korçar është vënë në pranga, pasi nëpërmjet rrjetit soci...
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me një ngjarje...
Deputeti demokrat Luçiano Boçi, në një intervistë të dhënë p...
Kreu i demokratëve Lulzim Basha dje ka zhvilluar nje takim m...
Amnesty International ka publikuar raportin për Shqipërinë, ...
Protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përp...
Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e m...
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ka raguar pas përp...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, i ftuar në emisioni...
Dashi.Me Marsin ne katerkendesh me Plutonin sot eshte mire q...
A njihni ndokënd që duket se gjithmonë përgjigjet në mënyrën...
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley tha ...
23 vjet më parë, vetëvrasja e yllit të Nirvana. Apo ishte vr...
Komisioni për matjen e territorit të Kosovës, konstaton se K...
Lidhja Social Demokrate ka shtuar komunikimet me partitë shq...
Studiuesi Mark Marku, sonte, në studion e emisionit Opinion ...
Shefi i Departamentit të Kulturës në PD, Arben Skënderi, ka...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...