web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ Lulzim Basha lë pas dere Vlahutin

22 Shkurt 2017, 07:55, Aktualitet CNA

Kreu i demokratëve Lulzim Basha dje ka zhvilluar nje takim me raporterin e PE për Shqipërinë, Knut Fleckeinstein.

Burime nga PD i thanë CityNews se kreu demokrat nuk ka pranuar në takim Romana Vlautin. Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka lënë pas dere Vlautinin, me argumentin se takimi do zhvillohej kokë më kokë.

Me pas kreu demokrat ka bërë publik qëndrimet e tij për mediat, duke theksuar se per PD s?ka kthim prapa dhe e vetmja zgjidhje ishte qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira.

? Zoti Basha, si u prit fakti që ju keni bojkotuar jetën parlamentare, duke patur parasysh një deklaratë të mëngjesit të zotit Fleckeinstein sipas të cilit do të ishte mirë që anëtarët e Parlamentit gjithçka ta diskutojnë në Parlament. Sa mund ta dëmtojë kauzën e opozitës për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme debati i zhvilluar jashtë Parlamentit nga pikëpamja kushtetuese dhe politike gjithashtu?

Unë i komunikova zotit Fleckeinstein, jo thjesht vendimin e opozitës, por edhe bindjen time të thellë se me këtë Parlament të padekriminalizuar, në këtë Parlament fasadë opozita nuk ka vend sa kohë që prioriteti jetik i shqiptarëve për zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në rrezik. Ne do të kthehemi në Parlament vetëm në momentin kur të gjithë faktorët politikë do të marrin përsipër përgjegjësinë para shqiptarëve, për t?i dhënë shqiptarëve një qeveri që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

? Çfarë tha zoti Fleckeinstein për këto kërkesa të opozitës për të negociuar në mënyrë që me mazhorancën së bashku të siguroni standardet që ju kërkoni për zgjedhjet e lira dhe të ndershme?.
Zoti Fleckeinstein nuk ka ardhur në Shqipëri për të negociuar. Ai është këtu në cilësinë e raporterit për Shqipërinë. E falënderova për rezolutën e Parlamentit Europian, e cila flet qartësisht për drogën, për krimin e organizuar, për nevojën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për të ardhmen e Shqipërisë. Detyra ime dhe kënaqësia ime ishte ta informoja atë për zhvillimet e fundit, për qëndrimet e opozitës dhe për vendosmërinë tonë për t?i shkuar deri në fund kauzës kombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

? Sa mund ta pengojë reformën në drejtësi që opozita nuk do të jetë në Parlament duke patur parasysh dhe angazhimin maksimal të faktorëve ndërkombëtarë për të investuar në këtë reformë?
Partia Demokratike është krenare për kontributin që ka dhënë për reformën në drejtësi, duke miratuar paketën kushtetuese për reformën në drejtësi. Mazhoranca Rama-Meta premtoi se 7 ligjet organike do të bëheshin me konsensus me opozitën. Ajo e shkeli konsensusin të dhënë edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe sot nuk ka se si ta drejtojë gishtin nga opozita, sepse nuk u vetëpërjashtuam. Ishte mazhoranca Rama-Meta që përjashtoi opozitën, në shkelje të premtimit të bërë nga hartimi i 7 ligjeve. Por sot, prioriteti jetik i shqiptarëve janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe rruga e vetme për të garantuar këtë, si dhe për të garantuar kthimin e opozitës në Parlament është një pakt kombëtar për një qeveri të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

? Por a do të pengohet reforma në drejtësi z. Basha duke patur parasysh afatet që përcakton reforma kushtetuese?
Dua ta keni shumë të qartë se reforma u pengua në momentin kur 7 ligjet, në kundërshtim me premtimin dhe angazhimin e marrë para partnerëve ndërkombëtarë u kaluan duke përjashtuar opozitën. Kur e përjashton opozitën, çfarë i kërkon pastaj? Ne jemi përjashtuar që prej shtatorit, nga ky aspekt i reformës në drejtësi dhe sot 4 muaj para zgjedhjeve, prioriteti jetik i shqiptarëve, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kërkon që ky Parlament me opozitën brenda të marrë pikë së pari vendimin për një qeveri që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

? A do të pranojë PD zgjidhje tjetër përveç qeverisë teknike?
Jo. PD nuk mund të pranojë asnjë fasadë, e cila do të sjellë përsëri zgjedhje të manipuluara, zgjedhje të kapura nga krimi, zgjedhje me kriminelë ne nuk do të pranojmë. Ky është një vendim jo thjesht i PD, jo thjesht i opozitës, është një vendim i madh i qytetarëve, një konsensus që sa vjen edhe rritet, që kalon kufijtë e PD apo të opozitës. Sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe largimi i kriminelëve nga politika, jam i sigurtë është edhe aspirata e çdo socialisti dhe socialisteje të ndershëm dhe çdo shqiptari të ndershëm. Ndaj ne nuk do të pranojmë asnjë zgjidhje fasadë. E vetmja zgjidhje është një qeveri e vullnetit të mirë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka dy rrugë: Ose do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie që i garanton ato, ose populli e qytetarët do të vazhdojnë qëndresën derisa kjo të bëhet realitet.

? Me opozitën apo pa opozitën?
Nuk do të ketë zgjedhje! Zgjedhje nuk do të ketë. PD, opozita nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, nuk do të lejojë zgjedhje me krim, korrupsion dhe drogë. Ky është një vendim i marrë dhe ne kësaj do t?i shkojmë deri në fund. /CityNews





Lajmet e fundit nga