web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Poli Hoxha/ Fijet që lidhin Edi Ramën dhe ambasadorin Lu, me Bankers Petrolium

3 Shkurt 2017, 15:46, Aktualitet CNA

Tashmë është zbardhur nga deklaratat e fundit të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, se një nga arsyet e përplasjes së madhe të tij me ambasadorin e SHBA, Donald Lu, ka qenë edhe ndërhyrja e tij për kompaninë e naftës ?Bankers Petrolium?. Faktikisht në opinion po abuzohet shumë me faktin, që kjo kompani është amerikane dhe ambasadori Lu ka bërë detyrën dhe ka të drejtë që ta mbrojë atë, edhe deri te Prokurori i Përgjithshëm siç ka bërë. Por në fakt e vërteta është se ?Bankers Petrolium? nuk është një kompani amerikane dhe përfaqësues të një shteti tjetër, do të duhej të kishin ?ndërhyrë? pas hapjes së hetimeve për atë nga organi shqiptar i akuzës. Kushdo mund të hyjë në faqen zyrtare të kësaj kompanie (http://www.bankerspetroleum.al/sq/node/149) dhe në rubrikën `Rreth Bankers` mund të lexojë; ?Bankers Petroleum Ltd, është kompania kanadeze e kërkimit dhe prodhimit të naftës me aktivitetin e saj kryesor në Shqipëri, ku ajo vepron si Bankers Petroleum Albania Ltd. Kompania vepron dhe ka të drejta për të zhvilluar vendburimin e naftës së rëndë në Patos-Marinzë dhe një interes 100% në vendburimin e naftës në Kuçovë?.

Pra vetë kompania e thotë qartë që është kanadeze dhe jo amerikane. Pas kësaj bie alibia e të gjithë atyre që pas akuzave të Llallës, pretendojnë se Lu ka pasur gjithë të drejtën e detyrës së tij për të ndërhyrë në hetimin ndaj kompanisë, edhe pse kjo ha shumë diskutim. Nëse pas saj fshihen aksionerë dhe biznesmenë amerikanë që nuk i dimë, kjo është tjetër çështje.

Por duket se kompania e fuqishme që ka fituar qindra milion euro nga nëntoka shqiptare, nuk ka ?mik të fortë? vetëm ambasadorin Lu. Në historinë e saj të dy viteve të fundit përfshihet hapur edhe kryeministri Rama. Periudhat përkojnë.

Edi Rama pas rreth 2 vitesh që kishte ardhur në pushtet mbajti një fjalim, nga më të fortët në historikun e tij si kryeministër, për çështjen e industrisë së naftës (Shiko videon më poshtë). Më në 8 Prill  të vitit 2015 vetëm 1 javë pas shpërthimeve të mëdha në fushën naftëmbajtëse të Marinzës, ku si pasojë u shkretua gjithë vendi dhe ekonomia e banorëve, ai hodhi akuza të rënda ndaj ?Bankers Petrolium? dhe premtoi se do ti jepte fund abuzimeve dhe shfrytëzimit barbar që bënte ajo me nëntokën tonë, punonjësit dhe banorët.

“E dimë mirë se çfarë fuqie kanë ato që prej kaq vitesh ku kanë gjetur shesh kanë bërë përshesh, duke na lënë një përshesh nafte, duke vënë mina kudo ku vunë dorën si ajo në Marinzë. Por jo vetëm që nuk na dridhet qerpiku, por do t?u rrimë përballë dhe do t?i qëndrojmë në kornizën e ligjit. Në vendin tonë do të sigurojmë që çdo lloj ndërkombëtari nëse bën biznes në Shqipëri të mos trajtojë asnjë shqiptar si qenie e dorës së dytë. Nuk diskutohet as se kompania duhet të na bërë në dispozicion planin afatmesëm të rehabilitimit por do të kërkojmë një audit ndërkombëtar si në çdo vend demokrat, duke mbrojtur interesat e kombit, dhe siç ndodh sa herë që kompanitë e naftës bëjnë çuditë e tyre. dhe bazuar në auditin ndërkombëtar ne do të marrim edhe rezultatin e të gjitha problematikave që ka shtetit shqiptar, dhe për çdo problematikë kompania do të vihet përpara përgjegjësisë si në SHBA, Gjermani apo Kanada”.

I ashpër me këtë abuzim të madh, i saktë, i vendosur Rama në këto fjalë të prillit të 2 viteve të shkuara. Nuk ke se çfarë kërkon më shumë nga një kryeministër i vendit tënd, që mbron me forcë interesat e vendit që drejton dhe qytetarëve të tij, nga kushdo qoftë.

Ai foli sepse ngjarja që ndodhi pikërisht në 1 prill kur edhe festonte 2 vjetorin ?e martesës? me Ilr Metën që e solli në pushtet, ishte apokaliptike; Llavë balte, ujë i nxehtë, përzier me gazra toksikë, llokma toke që zhyteshin poshtë, gjysmë shtëpish që fundoseshin, ishin pamje reale që tronditën Shqipërinë atëherë. Përgjegjësitë e koncesionarit Bankers Petroleum, si dhe pasojat e rënda mjedisore, ekonomike dhe shëndetësore për banorët e zonës ishin aq të mëdha, sa që vetëm ndonjë ?forcë madhore? mund ti mbulonte. Dhe ashtu ndodhi në fakt.

Për arsye që vetëm kryeministri i dinte atëherë (por u zbuluan më vonë), kjo do të ishte hera e fundit që ai fliste me këtë gjuhë dhe hapur. Nuk bëri asgjë në vijim nga ato që deklaroi, pavarësisht se banorët e dëmtuar protestuan disa herë, deri me greva urie, për kompesim dhe zgjidhje përfundimtare të situatës së rrezikshme ku gjenden, edhe sot e kësaj dite.

Pas kësaj, pse jo e nxitur dhe trimëruar nga deklaratat e forta të kryeministrit, prokuroria e drejtuar nga Adriatik Llalla nisi hetimet ndaj ?Bankers Petrolium?. Presionet ishin të shumta dhe për mbylljen e çështjes janë interesuar direkt njerëz të afërt të kryeministrit Rama, si ministri Gjiknuri. Por Llalla deri në këtë pikë, nuk u tërhoq.

Pikërisht në këtë periudhë, tre muaj më pas futet në lojë një peshë ?më e rëndë?; vetë ambasadori i SHBA-së Donald Lu. Pasi i dërgon një letër ndërhyrëse të paprecedentë (shiko faksimilen), ai shkon edhe personalisht në zyrën e kryeprokurorit dhe kërkon me çdo kusht mbylljen e hetimit.

Image ?Pikënisja





Lajmet e fundit nga