Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ndërtimet shumëkatëshe pushtojnë qendrën e Korçës sipas Planit Urbanistik. Projektuesi i Kullës së Korçës (turpit urban) po gllabëron dhe kafshon zemrën e qytetit, për t?i futur hushta betoni, përbindësha shumëkatësh, me aprovimin e duarve të majta ?ngritur? mekanikisht në Këshillin Bashkiak Korçë. Projektues është e njëjta kompani, gjermane për çudi, që ndërtoi Kullën, por ?instrument? në duart e zv.kryeministrit dhe përkrah kësaj kompanie ?të famshme?, instituti apo organizata IDRA (një prezencë e kudogjendur nëpër projekte donatorësh, shumë dyshues ky fakt).
Një krim i hartuar pa lodhje, me qëllime klienteliste, që iu servir për aprovim dhe u aprovua nga Këshilli Bashkiak Korçë, ishte pikërisht Plani Rregullues apo PPV-ja e Bashkisë Korçë.
Detyrohem t?i bëj një analizë të thellë situatës dhe t?ia dërgoj për lexim të vëmendshëm kryeministrit, zëvendëskryeministrit, kryetarit të Bashkisë Korçë,dhe të gjithë pasuesve të tyre në Këshillin Bashkiak.
Edhe unë ndaj të njëjtin opinion me qytetarët e Korçës, opinionin që ky Plan Urbanistik, me impakt afro 30-vjeçar për Korçën, është krim.
Dhe për të thënë epilogun në prolog, nuk do të duhet as ta lexojmë e këndojmë dhe as ta dëgjojmë këtë Elegji të shkatërrimit të Korçës. Përgjegjësia është e jona që ta shfuqizojmë. Dhe do ia arrijmë!
***
Zv.kryeministër, Kryetar i Bashkisë Korçë,
Urbanistika në etimologjinë e saj të thjeshtëzuar të fjalës është arti dhe praktika e zbatuar që ka për objekt infrastrukturën, domethënë ndërtimet në qytet (në Bashki). Urbanistika ka lindur historikisht si zbatim i mendimit arkitektonik në shkallën 1:1, në një hapësirë pra më të gjerë se një banesë apo bllok banesash, por edhe si një sektor i spikatur i arkitekturës. Sot, urbanistika dhe sektori i planifikimit urban, nuk mund të dalin nga konturet e elementëve estetikë, që përbëjnë dhe një prej dimensioneve të saj bazë dhe të pacënueshëm, por as nga dhe kushtet që imponon trashëgimia urbane, kulturore, mentaliteti social etj., faktorë që nuk mund të shmangen dhe që kërkojnë domosdoshmërisht ruajtje, mbrojtje, përballë tendencave për zhvillim social-ekonomik.
E pra, urbanistika është arti dhe shkenca që merret me planifikimin, dizenjimin dhe programimin e qyteteve dhe zonave të tjera që i rrethojnë, korridore rezidenciale, zona tregtare, industriale, apo fshatra dhe vendbanime kolektive. Qyteti/Bashkia në vetvete përfshin një kompleks masash ekonomike, sociale dhe administrative që kanë për qëllim të shtrihen mbi një logjike harmonike, për zhvillim human të qyteteve. Dhe është pikërisht urbanistika dhe planifikimi urban që për të arritur qëllimet që sapo përmenda, duhet t?i referohet disa fushave të studiuara shkencore si: e drejta, ekonomia dhe sociologjia.
Për më shumë, planifikimet urbane kushtëzohen nga/dhe kushtëzojnë individin dhe shtetin mes tre orientimeve bazë: Politik/demografik ? që do të thotë që shoqëria duhet të gjejë veten mes Planit të hartuar; Teknik/zbatues ? që do të thotë përcaktim, definim rregullash; Ligjor ? që do të thotë që hartohet një kuadër ligjesh dhe rregullash, për të marrë natyrë të detyrueshme përsa i përket administratës publike dhe qytetarit.
Kush e hartoi Planin Urbanistik të Bashkisë Korçë?
Pyes, sepse dimë të gjithë tashmë që në hartimin e një Plani të tillë me ndikim për dekada të tëra, grupi i punës duhet të kishte specialistë të shëndetit publik, ekonomistë, sociologë, juristë dhe gjeografë etj., pasi kompleksiteti i menaxhimit të qyteteve, hapësirave urbane, por edhe rurale, është i rëndësisë jetike.
?Teknikat bashkëkohore të planifikimit urban dhe rajonal për analizimin, projektimin dhe krijimin e zonave urbane u zhvilluan prej sintezës ndër-disiplinore të këtyre fushave.
Sot, urbanistika mund të përshkruhet si procesi teknik dhe politik, që ka të bëjë me mirëqenien e popullsisë, kontrollin e përdorimeve të tokës, projektimin e mjedisit urban, përfshirë rrjetet e transportit dhe komunikacionit, mbrojtjen e mjedisit natyror etj.? ? do të citonte një profesionist i fushës.
Një Plan Urbanistik duhet të ketë të hartuar në përbërje të tij: 1. Studim planifikim fizik; 2. Studim mbi sistemet e strehimit; 3. Studim mbi planifikimin e transportit; 4. Studim për planifikimin mjedisor; 5. Studim mbi planifikimin Ekonomik; 6. Studim për planifikim në sektorët arsim dhe shëndetësi; 7. Studim mbi planifikimin ndërkombëtar; & 8. Projektim urban.
I drejtohem kryebashkiakut dhe atyre që punuan me këtë Krim Urbanistik:
Jeni juve koshientë të rëndësisë jetike që ka ky Plan Urbanistik për jetën e gjithkujt në Bashkinë Korçë?
I keni realizuar të gjitha këto studime që sipërpërmenda, mes njerëzve profesionistë të duhur para hartimit të Planit Urbanistik? Nëse po mund të na i vini në dispozicion.
Cilat kanë qenë dëgjesat tuaja me publikun? Me kë i ndatë opinionet tuaja dhe nga morët opinione, mendime dhe sugjerime dhe për sa kohë?
Si bashkëpunuat me arkitektë, inxhinierë, restauratorë dhe artistë, për të hartuar një Plan Urbanistik që mbron vlera kulturore, arkitekturore, estetike, për gjithçka kemi trashëguar dhe që na rezulton vlerë e shtuar, krahasuar me qytetet e tjera në Shqipëri?
Pse nuk e keni shtrirë në periferi të qytetit Planin Urbanistik për të ngritur atje godina banimi dhe për të krijuar zona të reja rezidenciale?
(Sigurisht nëse studimi mbi demografinë do ju rezultonte në rritje)
Përse duhet të ndërtoni shumëkatësha në qendër të qytetit të Korçës?
Përse dhe si po guxoni që të ndërtoni shumëkatësha ngjitur me Shkollën e Parë Shqipe, Mësonjëtoren e shqiptarëve, apo përballë me Katedralen, apo përbri me postën, apo prapa godinës së Nobelistit Seferi?
Përse po ndërtoni mbi lulishte dhe po zvogëloni hapësira të gjelbra përbri me godinën e Prefekturës?
Po Planin Urbanistik që aprovuat para 2 vitesh dhe i vendosët edhe firmën e kryeministrit të ?Rilindjes Urbane? e anuluat? Nëse po, si e anuluat? Pse e anuluat? (Dikur kompania izraelite nuk ua lejoi këto betone në qendër të Korçës.)
Pse nuk është ky plan online, në faqen zyrtare të Bashkisë Korçë?
Të gjithë qytetarët e Korçës e dinë dhe po e deklarojnë se jeni duke masakruar qytetin për interesa të dy apo tre personave në Korçë, që fatkeqësisht po na rezultojnë ?çifligarët? e qytetit të dijes, penës, kulturës dhe autonomisë. Jeni duke përdhosur qytetin dhe historinë e tij, jeni duke cënuar qytetin dhe qytetarët e tij, jeni duke përdorur pushtetin kundër korçarëve.
Korça peng në duart e padijes, tregtisë, klientelizmit, korrupsionit, po tkurret dhe varfërohet. Korçës po guxojnë t?i ndryshojnë strukturën dhe infrastrukturën, mes këtij Plani Kriminal Urbanistik.
Do të ndjekim të gjitha format dhe mundësitë kolektive/kolegjiale dhe ligjore për anulimin e menjëhershëm të Planit Urbanistik. Ky plan nuk do e shohë kurrë dritën e zbatimit. Ky plan do të anulohet, sepse është në shkelje të plotë me ligjin.
Na ndan një lumë nga ?duart e majta? të PS dhe LSI që u ngritën në Këshill Bashkiak për të aprovuar këtë krim. Është lumi i drejtësisë që ndan të ligjshmen nga e paligjshmja.
Nga Elena QIRICI
Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ka bërë një sqarim për shumicën e ...
Një 34-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për dhunë në ...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shkarkuar nga detyra Pro...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
DASHI 21. mars – 20. prill Asnjë planet nuk do ketë ndikim t...
Luan Rama la të kuptohej në fund të Top Story-t të kësaj të ...
Deputeti Nard Ndoka, ka komentuar sot shkarkimin e Ministrit...
Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri i Drejtësisë Ylli...
Në Top Story, Luan Rama përsëriti disa prej qëndrimeve të sh...
Edi Rama dhe Ylli Manjani kanë një histori të gjatë.Në kohën...
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, t...
Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi, i ftuar në intervistën e m...
Emisioni “STOP” që transmetohet në Televizionin Klan nën mod...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka komentuar shk...
Policia Kufitare ne bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotik...
Me date 15 nentor 2015 ja cfare shkruaja per doreheqjen e Mi...
Emisioni investigativ “BOOM” në Ora News zbulon skandalin e ...
(Ose një analizë e shkurtër krahasuese për dy burra pushteti...
Policia Kufitare në Muriqan ka goditur një rast të trafikut ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...