web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmërohet fundi i tragjedisë Shekspiriane për Edi Ramën! Avokati: Lexoje Makbethin!

21 Janar 2017, 11:09, Aktualitet CNA

Avokati Altin Goxhaj ka ripërsëritur paralajmërimin e 21 janarit 2014 për kryeministrin Edi Rama edhe në këtë 21 janar.

Goxhaj akuzon direkt Ramën si organizatorin e tragjedisë, që sipas tij, i dërgoi qytetarët në ?luftë? dhe pagoi shuma të mëdha nga deputetët biznesmenë për të mobilizuar edhe nja 300 ?kokëpalarë?.

Ndërsa, e krahason ngjarjen e rëndë me tragjedinë shekspiriane të ?Makbethit?, duke paralajmëruar një fund të tillë dhe për kryeministrin Rama.

Ja çfarë shkruan avokati:
EDO PER PLLAKAT E LEDI MAKBETH…
(statusi im në 21 Janar 2014)
Edo ti i organizove dhe i dergove ata ne “lufte” ndersa vete qendrove ne fund… pagove shume para nga te deputeteve biznesmene per te mobilizuar edhe nja 300 “kokepalare” nga ata qe i njohin neper lagje dhe zona periferike shume mire … fike celularin qe te mos komunikoje me trupin diplomatik… tundeshe ne kembe pa levizur deri sa te vazhdonte operacioni i gjakderdhjes se paralajmeruar!
Sot ke marre fronin e Kryeministrit dhe nga dritarja e zyres qe te mos shohesh ende njollat e gjakut i ke mbuluar ato me pllaka bronxi… edhe Ledi Makbeth u perpoq te lante gjakun nga duart por smundej… edhe ato pllaka nuk e mbulojne dot… sa here te kalosh aty apo te dalesh ne dritare, ato njolla aty do te jene… do te te ndjekin nga pas… ti e di si perfundon Makbethi… mos e pyet Endrin se sdi gje ai… hap Google ta mesosh se as ate se ke lexuar..





Lajmet e fundit nga