web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kujdes, pamje të rënda/Ja si u vranë protestuesit e “21 Janarit” (Video)

21 Janar 2017, 10:36, Aktualitet CNA

Dita e sotme shënon 6-vjetorin e tragjedisë së 21 janarit, ku humbën padrejtësisht jetën 4 persona. Edhe pse kanë kaluar plot 6 vjet, akoma drejtësia nuk është vënë në vend.

Ndërkohë, po iu sjellim pamjet e rënda të ngjarjes tragjike, që duhet të shikojë e rikujtojë çdo shqiptar. Në pamje tregohen vrasjet tragjike para dyerve të Kryeministrisë. Në video shihet njëri nga demonstruesit, i cili bie në tokë në momentin kur qëllohet me armë.

Bëhet fjalë për 42-vjeçarin nga Gjirokastra, Ziver Veizin, i cili mbeti viktimë. Pak metra larg tij, ndodhet një tjetër trup i shtrirë përtokë.
Në protestë mbetën 4 viktima, Aleks Nikaj, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi.





Lajmet e fundit nga