web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përshkallëzohet tensioni/Policia arreston aktivistët e Aleancës Kuq e Zi, ja emrat (Video)

21 Janar 2017, 10:25, Aktualitet CNA

Është përshkallëzuar edhe më tej përplasja mes protestuesve të Aleancës Kuq e Zi dhe policisë para Kryeministrisë. Uniformat blu kanë vënë në pranga katër aktivistë, për shkak të akuzave të rënda që po hedhin ndaj Edi Ramës.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Aleanca Kuq e Zi që ka zbardhur edhe emrat e të ndaluarve. Erald Sefa, Besjon Zeka, Besmir Kajaj dhe Shefki Sefa janë aktivistët, që janë shoqëruar nga policia për në zyrat e Drejtorisë së Tiranës.
Menjëherë pas ndalimit të aktivistëve, protestuesit nën drejtimin e Kreshnik Spahiut i janë drejtuar nga Policia e Tiranës.

Protesta e Aleances Kuq e Zi tek Kryeministrit by news-al





Lajmet e fundit nga