Qeveria nuk merr asnjë masë/ Mësimi me orë të reduktuara në Korçë
Edhe pas dy javësh ndërprerje të mësimit, qeveria nuk ka arr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi sërish sot për trenin serb të nisur drjt Kosovës, nën moton ?Serbia është Kosovë?.
Kryedemokrati i kërkoi qeverisë të tregojë më shumë përkushtim për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.
Duke shprehur mbështetjen e plotë ndaj Kosovës, Basha i bën thirrje NATO-s dhe BE-s të ruajnë marrëdhëniet e mira dhe miqësore për një Ballkan në paqe.
Ja deklarata e plotë e Lulzim Bashës:
Së bashku me, bashkëpunëtorët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, kemi ndjekur me shqetësim përshkallëzimin e situatës midis Serbisë dhe Kosovës në 48 orët e fundit, provokimin për hyrjen në territorin e Kosovës në mënyrë të paautorizuar të të famshmit tren dhe pastaj gjuhën luftënxitëse të autoriteteve më të larta të Beogradit.
Në emër të PD, dhe në emrin tim, dua të dënoj pa asnjë ekuivok këtë sjellje provokative me tone destabilizuese të Beogradit dhe autoriteteve më të larta të tij. Përtej sezonit elektoral që sapo është hapur në Serbi, sjellja dhe gjuha e Beogradit sjell në vëmendje aktet destabilizuese dhe kërcënuese për paqen dhe sigurinë në rajon dhe qëndrime të vjetra të tejkaluara bashkë me regjimin e Slobodan Milosheviçit.
Dua të shpreh mbështetjen time të plotë për autoritetet e Kosovës, për Presidentin, qeverinë dhe Parlamentin, për policinë e Kosovës, njësitë speciale dhe qytetarët e Kosovës të cilët me gjakftohtësi, por me vendosmëri, kanë qëndruar para kësaj sprove, para këtij provokimi, duke e sprapsur atë. Kjo është një sprovë dhe provokim edhe për NATO-n edhe për BE.
Ndaj kërkoj dhe mbështes një reagim të qartë e të prerë që konfirmon përkushtimin e NATO-s dhe BE ndaj një Ballkani në paqe, me kufij të pandryshueshëm dhe një stabilitet që mund të burojë vetëm përmes marrëdhënieve të mira dhe miqësore me njëri tjetrin. Incidenti dhe provokimi me trenin, gjuha që pasoi, përdorimi i një fletëarresti të vjetëruar dhe të pavleftësuar nga drejtësia ndërkombëtare ndaj Ramush Haradinaj dhe fillimi i ndërtimit të një muri në Mitrovicë, janë pjesë e një plani të mirëpërgatitur, i cili shkon përtej propagandës dhe përtej kalkulimeve të politikës së brendshme.
Përgjigja i takon në radhë të parë shtetit dhe institucioneve të Kosovës dhe këtu partitë politike shqiptare duhet të bashkojnë njëzëri qendrimet, Shqipëria do të jetë njëzëri në mbështetje të Republikës së Kosovës, qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të Kosovës. Por ky plan i mirëpërgatitur i cili cënon dhe rrezikon seriozisht jo vetëm integritetin territorial dhe politik të Republikës së Kosovës por edhe stabilitetin rajonal, kërkon një përgjigje të mirëpërgatitur nga të gjitha palët, interesat e të cilëve preken nga destabilizimi i Ballkanit Perëndimor. NATO, BE dhe padyshim Shqipëria si shtet fqinj i Kosovës, si shtet me interesa të qarta kombëtare për mbrojtjen e drejtave të shqiptarëve kudo që jetojnë dhe si anëtarë e NATO-s.
Kjo përgjigje do të përshkallëzohet, përgatitet dhe të shpaloset në të gjitha rrafshet e në veçanti në rrafshin diplomatik dhe në atë të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Eshtë e pamjaftueshme që reagimi i Shqipërisë zyrtare të kufizohet me deklarata për shtyp apo akoma më keq deklarata në Facebook.
Dua të theksoj se momenti nuk është për t?ju rikthyer lojërave të brendshme politike apo përdorimit për konsum politik të kësaj çështjeje. Por i kërkoj kryeministrit shqiptar, z.Rama të bëjë më shumë se sa reagimi në Facebook, të bëjë detyrën që i takon, sa kohë është kryeministër i Shqipërisë.
Unë dhe Partia Demokratike, opozita jemi të gatshëm të japim ndihmën dhe kontributin tonë të plotë për përgatitjen e një përgjigje, një reagimi dhe një mbështetje të plotë nga Shqipëria zyrtare në radhë të parë ndaj shtetit të Kosovës dhe së dyti si anëtare e NATO-s për të parandaluar përshkallëzimin e situates, që vjen si rezultat e një plani të mirëpërgatitur dhe provokimeve serbe, për të kontribuar për një klimë të ç?tendosur, për rikthimin e dialogut, paqen dhe sigurinë në rajon.
Edhe pas dy javësh ndërprerje të mësimit, qeveria nuk ka arr...
Ambasadorja e Holandës, Dewi Van de Werd, ka bërë sot një de...
Është shndërruar në tragjik aksidenti i ndodhur në hyrje të ...
Një ditë dhe një javë tepër aktive ka nisur nga Partia Demok...
Eksponentë të LSI po përplasen fort me qëndrimet zyrtare të ...
Menjëherë pas prekjes nga ligji i dekriminalizimit, dy ish-d...
Gruaja e Alfred Pezës ka blerë aksione në vlerën 1 milionë d...
ILDKPKI ka njoftuar sot fillimin e kjontrrollit të pasurisë ...
Specialistët e Komisariatit të Polcisë Nr 3, kanë arrestuar ...
Në kulmin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, mes morisë s...
Me nisjen e Parlamentit të hënën, Partia Demokratike do të r...
Kuvendi pritet të çelë sot, sesionin e fundit të tij për kët...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka sqaruar dje ligjin e r...
Ligji për faljen e detyrimeve dhe gjobave pritet të miratohe...
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në orën e para të...
Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, në rrugën “Aleksand...
Reshjet e dëborës janë rikthyer në jug-lindje të vendit. Mës...
Analiza e studimeve shkencore tregon se përdorimi i shpeshtë...
Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qete gjate kësaj dite ...
Jeta mund të zhvillohet në çdo cepë të globit, pavarësisht s...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...