web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kokëdhima paralajmëron Ramën: Do vazhdoj të bëj karrierë politike, s’më ke bërë asnjë nder!

16 Janar 2017, 13:04, Aktualitet CNA

Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, vijon me deklaratat e forta kundër kryeministrit Edi Rama. Gjatë një interviste për Tv ?Apollon?, ish-deputeti Kokëdhima deklaroi se Edi Rama nuk i ka bërë asnjë favor të vetmin dhe asnjë nder.

Ndërsa shkon dhe më tej, teksa thotë se meriton të jetën deputet madje edhe më shumë. Ai paralajmëron Ramën, se pavarësisht përjashtimit nga Asambleja e PS, do të vazhdojë të bëjë karrierën e tij në politikë, pa e ndaluar as ai dhe askush tjetër.

?Asnjë favor nuk më ka bërë Edi Rama mua, asnjë të vetmin. Asnjë favor dhe asnjë nder nuk i di unë atij për këtë çështje. Unë meritoj të jem deputet dhe më shumë se deputet. Dhe unë do të bëj në politikë karrierën time, pavarësisht Edi Ramës dhe kujtdo tjetri. Dhe do t?i vërtetoj dhe do t?i bëj shërbime popullit tim më shumë se kushdo tjetër. I kam bërë edhe në këto 3 vjet shumë shërbime. Në 3 vjet e kam mbajtur të ndezur debatin politik, dhe sot jam njeriu që promovoi pafundësisht ide, projekte, lëvizje të cilat e pasurojnë debatin politik dhe e ndihmojnë progresin e Shqipërisë. Nuk jam i pavërtetë?, theksoi Kokëdhima.





Lajmet e fundit nga