web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT/ Këshilltari i Ndocajt dhe i Metës përplasen në rrjetet sociale

16 Dhjetor 2016, 17:52, Aktualitet CNA

Këshilltari i deputetit Eduard Ndocaj, Alban Daci dhe ai i Metës, Emiljano Aleksi kanë replikuar mes njëri tjetrit në rrjetet sociale.

Sic shihet edhe nga komentet e mëposhtme, mes tyre ka pasur një përplasje ku vëmendja është përqendruar tek kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Alban Daci shkruan se gjenerali më i mirë është ai që beson në gabimet që ka bërë për të mos i bërë më.

Por, këshilltari i Metës, replikon duke shkruar se gjenerali më i madh është ai që bën më pak gabime duke etiketuar kreun e LSI-së si ?King Maker?.

Më tej, këshilltari i deputetit Ndocaj thekson se humbja më e madhe e Napoleonit në Rusi ishte pikërisht prej gabimeve të tij. Ai paralajmëron këshilltarin e Metës se sivjet duket se do të ketë dimër të madh.

Duke vazhduar mbrojtjen e kreut të LSI-së, Aleksi shkruan se liderët nuk i tremben dimrit.

Në fund, Alban Daci ironizon duke shkruar se të gjithë duhet të jenë në këmbë kur hyn gjenerali.

Më shumë se një replikë në rrjetet sociale, duket se dy këshilltarët po par alajmërojnë një fushatë të ashpër mes dy kampeve në zgjedhjet e vitit  2017.

Deputeti Ndocaj është zgjedhur në qarkun e Lezhës, pikërisht atje ku LSI ka investuar shumë dhe përfaqësohet nga Monika Kryemadhi. Në këtë qark Ndocaj është i fortë politikisht, pasi ka mbështetjen e shumë qytetarëve, dhe kjo duket të jetë edhe arsyeja e përplasjes mes dy këshilltarëve./citynews

Më poshtë, replikat mes Alban Dacit dhe Emiljano Aleksit





Lajmet e fundit nga