web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Tre ngjarje politike, veçanërisht anekdotike, të kohëve të fundit në Tiranë

13 Dhjetor 2016, 18:33, Aktualitet CNA

Sali Berisha në emisionin ?Top Story? të Sokol Ballës në Top Channel përsëriti dje fabulën e tij të pëlqyer se ai u bë komunist pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë në 1968, për arsye patriotike, sepse mendonte që do të kishte një aggresion ushtarak sovjetik edhe ndaj Shqipërisë. Sali Berisha u bë komunist (anëtar i PPSH) në 8 nëntor 1968. Bashkimi Sovjetik e sulmoi ushtarakisht Çekosllovakinë natën e 20-21 gushtit të atij viti. Që nga momenti kur dikush bënte kërkesë për t? u bërë anëtar i partisë, kuptohet me udhëzim nga partia, kalonte një periudhë si kandidat partie, midis një dhe tre vjet. Që nga dita e agresionit sovjetik ndaj Çekosllovakisë dhe deri në ditën e anëtarësimit të Berishës në PPSH janë dy muaj e gjysëm. Edhe nëse Berisha do ta kishte bërë kërkesën të nesërmen e sulmit sovjetik ndaj Çekosllovakisë, nuk kishte asnjë mundësi që ai të bëhej komunist brenda dy muajve e gjysëm, sepse kjo do të ishte një thyerje e statutit të partisë që nuk ka ndodhur kurrë. Atëherë mbetet vetëm një shpjegim, në logjikën e Berishës; ai ka parashikuar pushtimin sovjetik të Çekosllovakisë që 2-3 vite para, ose së paku një vit para, kur ka bërë kërkesën për t? u anëtarësuar në parti si komunist. Nëse është kështu atëherë kemi të bëjmë me një parashikimet me të mëdha të të gjitha kohërave në politikën botërore. Një gjen parashikuesi mund ta ketë pasur Saliu, se thonë që ai ka pasur një stërgjysh që parashikonte punët e ?Shtatë Krajlave? duke parë shpatullën e gjelit të therur.

2.
Një keqkuptim i çuditshëm është bërë shkak për krizën e fundit në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Grekët u nervozuan veçanërisht për shkak të asaj që tha Edi Rama se kishte qenë një shqiptar ai që e shpëtoi Akropolin nga shkatërrimi. Në të vërtetë, Rama e tha së pari këtë gjë në një bisedë telefonike me kryeministrin grek Cipras, dhe kishte parasysh që Ylli Dylgjeri në 1997 ka shpëtuar pastiçeri Akropolin te Blloku, në Tiranë, që është pronë e një minoritari grek. Ciprasi, që nuk e di se kush është Ylli Dylgjeri dhe as që ka ?Akropol? grek (minoritar) në Tiranë, e keqkuptoi, me të drejtë, duke menduar se homologu shqiptar po aludonte që Athina e ka sot Akropolin në sajë të shqiptarëve. Pasi Ciprasi e la të rridhte këtë pjesë të bisedës në median greke, Rama ra në hall të madh si të reagonte. E shpëtuan dy Artanët e tij eruditë, Lame dhe Shkreli, që i dhanë një argument ?intelektual? me atë historinë e shpëtimit të Akropolit të Athinës nga një shqiptar, që Rama e bëri status në Facebook. Me këtë rast Rama tha një gjë që nuk e përfshiu në status: “Paska pasur të drejtë Marksi kur tha se ngjarjet e mëdha historike përsëriten dy herë, herën e parë si tragjedi dhe herën e dytë si komedi. E vërteton dhe kjo historia e dy Akropoleve, të Athinës dhe të Tiranës”. Pasi Rama bëri statusin, shtypi dhe televizionet greke i bënë jehonë atij, duke e marrë si shpjegim të mirëqenë të asaj që kishte thënë Rama në bisedën me Cipras. Tani pritet që Spiroja i Akropolit, me këshillën e Dylgjerit, të ketë një rol kyç për zgjidhjen e krizës, duke bërë dy torta në trajtë Akropoli, si dhuratë për secilin nga kryeministrat.

3.
Ajola Xoxa, gruaja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u duk shumë e indinjuar që gazetat dhe portalet e kishin interpretuar gabimisht një deklaratë të bashkëshortit të saj, Erionit, se në 2017 do të bëhej prind, sikur me këtë ai kishte bërë të ditur për publikun shtatzaninë e Ajolës. Ajola dha të kuptojë se fakti që Erioni mund të bëhet prind nuk do të thotë se ajo është shtatzënë. Sepse Erioni, bashkë me të, mund të bëhen prindër edhe në tjetër mënyrë, me anë të birësimit të një apo dy fëmijëve, pas të gjitha gjasave romë, për të treguar përkushtimin ndaj multikulturalizmit. Indinjimi i Ajolës nuk është i tepruar, nëse kihet parasysh se në dasmën e tyre të mbajtur në kështjellën e Gjirokastrës, dy vite e disa muaj më parë, Erioni e puthi nusen në ballë. A mund të mendohet që ta mbarsë nusen një burrë që e puth atë në ballë?/





Lajmet e fundit nga