Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Sekretariati i Këshillit të Investimeve ka evidentuar në një raport të fundit disa gjetje lidhur me problematikat e të bërit biznes në Shqipëri, gjatë anketimeve me bizneset dhe takimet me fokus grupet. Ankesa të shumta ka pasur për përdorimin e çmimeve të referencave në dogana, ndërsa fasoni është shprehur i shqetësuar për gjoba si rrjedhojë e kodeve të materialeve.
Referencat në dogana, shkak për korrupsion
Disa biznese paraqitën komente lidhur me zbatimin e çmimeve të referencës në disa degë doganore, si për mallra të ardhura nga vendet e BE, ashtu edhe për mallrat e importuara nga vende jashtë saj. Pretendimi i këtyre bizneseve është se edhe në rastet kur ato disponojnë të gjithë dokumentacionin justifikues të transaksionit (përfshirë edhe faturat e rregullta, të cilat janë lehtësisht të verifikueshme nga administrata doganore shqiptare nëpërmjet shkëmbimit të informacionit me administratat doganore të vendeve eksportuese), sërish kanë qenë të detyruar të paguajnë TVSH-në në doganë mbi çmimin e rivlerësuar në bazë të listave të çmimeve të referencave sipas metodave alternative të vlerësimit. Sipas këtyre bizneseve mosnjohja e çmimit real të transaksionit/faturës nga doganat dhe zbatimi i metodave alternative shton mundësitë për korrupsion, duke qenë se rrit kontaktet e drejtpërdrejta të operatorëve ekonomikë me doganierët, krijon konfuzion, mungesë stabiliteti dhe lë hapësira për interpretime evazive. Në një vështrim më të gjerë kjo e bën të vështirë për vetë biznesin për të siguruar pajtueshmëri fiskale dhe financiare.
Sipas administratës doganore, në fillim të këtij viti është krijuar dhe është bërë funksional DataBase Kombëtar i vlerësimit sipas rekomandimeve të OBD-së. DataBase Kombëtar i Vlerësimit unifikon vlerësimin doganor në degë të ndryshme doganore, si dhe siguron trajtim të barabartë të të gjithë operatorëve në mbarë vendin. Bazuar në legjislacionin në fuqi, lidhur me vlerësimin doganor të mallrave, rivlerësimi i tyre bëhet në ato raste kur ka dyshime të arsyeshme. Pavarësisht kësaj, detyrimi i administratës doganore është që t?i argumentojë këto ndërhyrje.
Sipas DPD, përdorimi i metodës së transaksionit ka ardhur në rritje. Aktualisht metoda e transaksionit përdoret për rreth 88% të deklarimeve. Metodat alternative përdoren kryesisht për mallrat me origjinë jashtë EU. Lista me të dhëna të disponueshme ka ardhur duke u zvogëluar në numër artikujsh. Për vitin 2015 janë hequr nga lista 92 artikuj dhe për 2016 janë hequr 83 artikuj.
Gjoba për procedurat doganore/kodet doganore
Disa kompani (fason) kanë qenë subjekte të gjobave me argumentin që kodi i materialit në deklaratën doganore ka qenë i gabuar, bazuar në një vlerësim të laboratorit të doganës, i cili sipas bizneseve, nuk ju është dorëzuar. Edhe pas ankimit administrativ, nuk i është vënë në dispozicion përgjigjja e laboratorit dhe ?përgjigjja ndaj ankesës nuk ishte e qartë, por kishte vetëm referenca ligjore?. Sipas bizneseve ? vendosja e kodit doganor bëhet nga doganat e shteteve të tjera (p.sh. Itali) dhe ndryshimi i tyre nuk mbart asnjë efekt financiar për doganën, sepse janë kode për mallra të përpunimit aktiv të cilat nuk janë objekt në asnjë rast i taksës doganore. Për pasojë, gjobat e vendosura konsiderohen prej tyre të tepruara.
Sipas DPD-së, sqarohet se bizneset duhet të pajisen me përgjigjen e laboratorit. Konkretisht, bazuar në Udhëzimin 8909/1 Prot. Datë 10.04.2014, pika 6.2/a përcaktohet shprehimisht se ?Laboratori i dërgon 2 kopje të Certifikatës së Degës Doganore. Degët Doganore kanë detyrimin, që ?Certifikatën e Verifikimit të llojit të mallit dhe Klasifikimit Tarifor? të lëshuar nga Laboratori Doganor t?ia bashkëngjisin praktikës doganore. Degët Doganore, certifikatën tjetër origjinale ia dërgojnë subjektit ose përfaqësuesit të tij për njoftim në lidhje me konkludimin e nxjerrë nga Laboratori Doganor?. Gjithashtu nga DPD bëhet me dije se Ministria e Financave ka propozuar që pjesë e Paketës Fiskale 2017 të jenë edhe ndryshimet në ligjin për tarifat doganore, në të cilën është propozuar që për një listë të konsiderueshme produktesh, të cilat përdoren nga industria e fasonëve, tarifat doganore të bëhen 0%, duke filluar nga data 1 janar 2017.
Mosçlirimi i garancive doganore dhe moskomunikimi në kohë i argumenteve përkatëse biznesit.
Ndonëse evidentohet një situatë e përmirësuar e procedurave doganore (e konfirmuar edhe nga Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë së Gjirokastrës, Durrësit, etj.) mbetet problem mosçlirimii garancive doganore të vendosura me kërkesë të administratës doganore. Nga takimet (dy-tre raste) u raportua se edhe pse kishte kaluar afati konkret 6-mujor i kërkuar i garancisë nga administrata doganore dhe kjo e fundit kishte kryer kontrollin përkatës mbi mallrat e zhdoganuara, sërish nuk ishin çliruar garancitë doganore edhe pas kërkesave të vazhdueshme të bizneseve. Për më tepër nuk kishte një përgjigje të këtyre kërkesave. Këto biznese e perceptonin këtë fakt me nevojën e doganave përkatëse për të rritur të ?ardhurat e realizuara?.
Nga verifikimi i kësaj problematike me DPD, nga kjo e fundit bëhet me dije se: ?Këto raste lidhen me garancitë që mbajnë degët doganore kur pranojnë transaksionin si vlerë doganore deri në verifikimin e faturës. Ka raste që përgjigja nga doganat homologe nuk vjen brenda afatit 6-mujor dhe dogana kuptohet që nuk çliron garancinë. Kjo çështje nuk ka lidhje me të ardhurat doganore, pasi garancitë janë një shumë e ngurtësuar në bankë që nuk përdoret as nga dogana dhe as nga biznesi?./monitor
Ish-kryeministri Sali Berisha, dje ka bërë një rrëfim në Top...
Georgina Rodriguez, u fotografua përpara pak kohësh përkrahë...
Fluturimi me i gjate do te jete nga Londra ne Australi, 17 o...
Fergie është një nëne me shumë fat! Ajo padyshim që ka një p...
Në seancën e sotme në komisionin hetimor parlamentar për paj...
Kryeministri i Suedise, Stefan Löfven, njoftoi se po punohej...
Në Itali u zhvillua referendum më 4 dhjetor për ndryshimet k...
Një grua saudite postoi një foto në llogarinë e saj në “Inst...
Policia e Kosovës njofton se një femër punëtore në një bankë...
Sipas analistit politik, Xhelal Neziri partia fituese e zgje...
Mundesite per te vdekur ne nje fluturim jane 1 ne 4.7 millio...
Kjo video është publikuar në Facebook vetëm pak më parë dhe ...
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë, në afërsi...
Golden Globe, një nga eventet më te mëdha dhe të rëndësishme...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e djeshme të grupit parla...
Shumica e shtypit të shkruar sot, ashtu si disa media klient...
Një libër i jashtëzakonshëm për Konicën diplomat: Im vëlla M...
Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të jetë e pasigurt për...
Fier-Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...