Zgjedhjet në Maqedoni/ Publikohen rezultatet zyrtare
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet zyrt...
Dy javë më parë Dhoma e Ulët e Parlamentit Italian votoi ligjin e qeverisë Renzi të pagëzuar si ?Ligji kundër delokalizimeve të Call Center?. Një ligj që prek drejtë për drejtë punësimin e 24 mijë shqiptarëve në vend, shumica dërrmuese të rinj që sapo kanë përfunduar shkollën apo edhe punojnë ndërsa shkollohen.
Ligji i sapo miratuar, së pari u hoq mundësinë kompanive italiane që kanë hapur call center përmes të tretëve në Shqipëri që të përfitojnë nga subvencionet e shtetit Italian. Së dyti, kërkon prej tyre që të lajmërojnë qytetarin italian që po lidhet me një operator në Shqipëri duke i dhënë mundësinë të parit të ndryshojë operatorë (pra të zgjedhë një italian) dhe së treti, vështirëson akoma më shumë hapjen e Call Center (në mos rrezikon për disa mbylljen) në vendin tonë.
Të gjitha këto kanë për të sjellë pasoja të menjëhershme të biznesit në vendin tonë duke krijuar një situatë kaotike për të cilën është folur këto ditë në media.
Reagimi i qeverisë? Asgjë konkrete edhe pas miratimit në Senat!
Një vend si Shqipëria duhet të bëjë çdo gjë për të luftuar për çdo vend pune me rajonin, por numri i të papunëve, sipas të dhënave të INSTAT është 14.7% për vitin 2016 duke qenë më i lartë se sa viti 2012 (13.9%).
Këtyre shifrave dhe situatës me ligjin italian në fjalë Ministri i Punës edhe Shanseve të Barabarta si dhe Kryeministri në datën 8 dhjetor 2016 (ditën e rinisë) iu përgjigjën me veprën më të fundit të politikave të fasadës. Ndërtimin e një qendre rinore megjithëse një ditë përpara kësaj date senati italian kishte miratuar ligjin në fjalë. Politikat e tyre në shërbim të rinjve kufizohen në mure të lyera dhe salla të reja ku kryeministri dhe oborri i tij të shpalosin talentin e tyre për fasadat.
Ministria e Ekonomisë që duhet të ketë këtë dhe vetëm këtë detyrë primare, ngriti një grup pune dy ditë përpara se ligji të miratohej ndërkohë që kishte 9 muaj që diskutohej. Ministri i Financave i cili është i pari për të na komentuar shifrat e INSTAT të kryeministrit ka heshtur duke mos ofruar asnjë politikë lehtësuese fiskale apo tentativa për t?u takuar me këto biznese.
Përveç një ?kërcënimi? dhe një letre me tone më së shumti qesharake, qeveria jonë mbeti e përgjumur duke lënë në mëshirë të fatit jo vetëm sipërmarrësit që kanë siguruar vendet e punës por edhe të rinjtë. Minimalisht, kostot me të cilat kompanitë e mëdha do të paguajnë kompanitë e treta (që janë ndërlidhësit me kompanitë e mëdha) do të bien e kjo do të sjellë ulje të punonjësve. Nga ana tjetër, numri i kompanive të reja që do të hapen apo edhe zgjerohen në vend do të bie jashtëzakonisht si pasojë e ligjit të ri dekurajues.
Rilindja sot është e përgjumur dhe dembele për të luftuar për investime të huaja me vendet e rajonit, rilindja sot ka prioritet rritjen e taksave dhe jo krijimin e vendeve të punës, por minimalja do të qe për një qeveri që të paktën të mbajë këto vende pune që janë krijuar, e të ruajë këto të rinj që në moshë të re bëjnë një punë dinjitoze e kanë vendosur të rrinë këtu në Shqipëri. E zënë dhe e nginjur me abuzimet e një mandati, e pështjelluar me sikletet e njëpasnjëshme të skandaleve si dhe dështimeve të turpshme ekonomike, kjo qeveri është e pa zonja edhe mbi të gjitha pa vizion për të ofruar zgjidhje.
Rreziku që të rinjtë e vendit të mbeten pa një burim të ardhurash nuk e shqetëson një qeveri e cila burimin e vet e ka në format e paligjshme. Por na shqetëson ne si opozitë njësoj si shumë shqiptarë, të rinj dhe të vjetër që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre me punë të ndershme.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet zyrt...
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, thotë se do vijojë dhën...
Është e pabesueshme kur e shohim në foto por incidente të ti...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, duke folur për sist...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është i ftuar në emisioni...
Këto ditë, gjatë një “remonti elektronik”, vura re se krahas...
Fatime Malushi, edhe pse 3 vitesh ka dalë në pension, vazhdo...
Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI zgjodhi sot kryesinë dhe se...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, i ftuar në emisioni...
Deputeti Eduart Ndocaj ka zhvilluar një studim mbi popullari...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, shprehet se...
Të gjithë jemi dëshmitarë të së vërtetës se dashuria e prind...
Cili produkt i cili gjendet zakonisht gjatë udhëtimit me vet...
Një vogëlush i veshur si një këlysh luan është afruar pranë ...
Zgjedhjet në Maqedoni duket se po i japin shanse politikës p...
Prej disa ditësh lajmet e TV kanë folur për një protestë të ...
Nga Avokati Altin Goxhaj Kur u emerua Bernd Borchardt para 4...
Policia e Shtetit ka arrestuar dy të rinj pasi dyshohet se k...
2014 remains a vintage year for separate web films based on ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...