Investigimi/ Një grusht tjetër i Beqes për spitalet
Prej disa ditësh lajmet e TV kanë folur për një protestë të ...
Zgjedhjet në Maqedoni duket se po i japin shanse politikës perëndimore, të rifusë nën kontroll një shtet që po ikte në drejtim të paditur, nën ndikimin e një nacionalizmi izolacionist, urrejtjes etnike dhe prirjeve pro ruse, duke dëshmuar një kah të kundërt me lëvizjet e tjera populiste në botë.
Opozita e LSDM njohu një rritje të mjaftueshme për të shpresuar të udhëheqë vendin me partitë shqiptare, të cilat kanë dalë nga zgjedhjet më të rrudhura, por më vendimtare. Shqiptarët në Maqedoni hodhën poshtë peshën e tepërt që nuk e mbante dot shpina e politikanëve të tyre batakçinj, dhe bënë që regjimi të dorëzohej, përballë një ekuacioni ku shqiptarët u bënë vendimtarë, jo vetëm për formimin e një shumice të re, por dhe për fatin e demokracisë në Maqedoni.
Zgjedhjet e së dielës rrënuan establishmentin e vjetër politik të VMRO nga ana maqedonase dhe PDSH e BDI nga ana shqiptare, dhe testuan orientimin pro-perëndimor të shqiptarëve në atë shtet. Fitorja e partisë ?Besa? me pesë deputetë, si një parti orientale, është shenjë që shqiptarët nuk ju dorëzuan besimit të tyre fetar nga dëshpërimi, por të ardhmes së Maqedonisë demokratike pro-perëndimore.
Shqiptarët e kanë konsideruar pushtetin e Gruevskit, si një regjim që përdorte votën e tyre për t?u tallur me ata dhe kanë devijuar votën për të zhbërë regjimin.
Në mënyrë paradoksale, shqiptarët kanë votuar instiktivisht për një shtet qytetar të Maqedonisë, duke tejkaluar vetveten, kulturën e tyre fisnore dhe patriarkale, por edhe ?Marrëveshjen e Ohrit?, që bazohet mbi paritetin etnik të Maqedonisë.
Kur shqiptarët kishin 29 deputetë, ata nuk kishin asnjë fuqi të ndalnin regjimin e Gruevskit, përballë një opozite të vogël maqedonase dhe të dobët. Sot, kur ata kanë 20 deputetë, plus 2 në radhët e LSDM, ata kanë mundësi të kushtëzojnë Maqedoninë në formimin e qeverisë së re dhe të jenë më të rëndësishëm, se sa kur në emër të tyre krekosej vetëm një gjel.
Tani fuqia reale e shqiptarëve varet tek mënyra se si do të negociojnë përfshirjen e tyre në qeveri me LSDM dhe si do ta detyrojnë atë, jo vetëm t?i përmbahet çdo gërme të ?Marrëveshjes së Ohrit?, por dhe premtimit për të futur gjuhën shqipe në administratën e shtetit dhe për të marrë pozita kyçe në qeverisjen e vendit.
Një tjetër arsye përse shqiptarët duhet të hyjnë në qeveri me opozitën, është mbështetja perëndimore. Zgjedhjet në Maqedoni u paraprinë nga një proces i gjatë tranzicioni, nën ndikimin e politikës perëndimore, për të zhbërë regjimin e Gruvskit, që ka përgjuar 20 mijë qytetarë, ka burgosur gazetarë, ka mbyllur media dhe është përfshirë në skenarë ogurzi destabilizues, duke futur në kurth dhe shqiptarë kokëboshë.
Ky proces tranzicioni që u shoqërua nga ?bombat? e përgjimeve, ka si detyrim ekzistencën dhe funksionimin e prokurorit special në Maqedoni, një lloj analogjie me reformën në drejtësi në Shqipëri. Gruevski ka premtuar se nëse do të jetë në pushtet, do ta zhbëjë institucionin e prokurorit special. Opozita dhe partitë shqiptare, përfshi dhe BDI e Ali Ahmetit, e mbështesin atë. Kjo është baza politike dhe qëndrimi pro-perëndimor, që duhet të jetë bazë e qeverisë së re, duke i bashkuar në qeveri gjithë partitë shqiptare.
Së fundmi, shqiptarët duhet të përfshihen në qeveri për të rimarrë votat e tyre që janë hedhur në kutitë e opozitarëve të Maqedonisë, duke i ribërë ato pjesë të pushtetit të tyre. Nëse shqiptarët janë të gjithë bashkë në qeveri me opozitën, shtohen shanset që vota e shqiptarëve të rikthehet tek shqiptarët, në mënyrën e merituar. Nëse partitë shqiptare rindahen, nëse të rinjtë që kanë triumfuar, përpiqen të lajnë hesapet me të vjetërit e zvogëluar, atëhere rriten shanset që fuqia reale e shqiptarëve të bjerë dhe ata të humbasin shansin më të madh që kanë në dorë, për të diktuar pushtetin dhe rrjedhën e demokracisë në Maqedoni.
Guximi i tyre për të votuar një parti politike maqedonase, besoj se ka qenë vota më e dëshpëruar e mundshme e tyre, përbëllë një klase politike shqiptare, që bazohej në bajraktarizëm dhe ideologji populiste. Nëse e humbasin këtë shans, fuqia e shqiptarëve do të bjerë, e ardhmja e votës së shqiptarëve do të jenë partitë e reja fetare dhe krahinore, ndërsa nëse dinë ta përdorin këtë votë, për ata vërtet mund të thuhet se nga këto zgjedhje nuk kanë dalë ?të dhjerë, por krenarë?, siç thotë Kim Mehmeti, por ?të dhjerë?? dhe vendimtarë!
Prej disa ditësh lajmet e TV kanë folur për një protestë të ...
Nga Avokati Altin Goxhaj Kur u emerua Bernd Borchardt para 4...
Policia e Shtetit ka arrestuar dy të rinj pasi dyshohet se k...
2014 remains a vintage year for separate web films based on ...
Venecia dha sot opinionin për ligjin e “vettingut”, por duke...
Komiteti Drejtues i LSI ka zgjedhur sot Kryesinë e re të saj...
Që në fillim dua të them se me fjalën “deve” nuk dua t’ i fy...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Mullet, ku një kam...
Kryetari i Komisionit hetimor për çështjen e CEZ, Taulant Ba...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha sot pas përfund...
Maqedonia nuk mund të shërbejë për askënd si model. Sepse ës...
Dy forcat politike të mazhorancës PS dhe LSI kanë gjetur kon...
Një mjet tip Benz ka marë flakë pak më parë afër “21 dhjetor...
Aksionet e zhvilluara për arrestimin e Kelmend Balilit dysho...
11 mijë persona janë drejtuar gjatë një jave tek mjeku me si...
Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me vendimin që pritet t...
Në bazë të votave nga 99 për qind të rezultateve të përpunua...
Fushatë DIGITALBtëdua ka filluar të bëhet virale në rrjetet ...
Nga Bardhyl Mahmuti Me shqetësim të madh lexoj analizat dhe ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është paraqitur në komisionin ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...