web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet letra e 41-vjeçarit që vrau fëmijët dhe veten në Korçë

5 Dhjetor 2016, 19:22, Aktualitet CNA

Tv Klan ka mësuar detaje të reja në lidhje me letrën, që 41-vjeçari Naum Toshi, kishte lënë për babain e tij, përpara se të mbyste dhe të varte dy fëmijët e tij të mitur.

Sipas hetueseve Naum Toshi kishte planifikuar gjithçka, vrasjen e dy djemve si dhe të varte veten. Në letrën që ai kishte lënë për të atin, shkruante se nuk e kishte pyetur kur ishte martuar me Marsela Toshin dhe nuk do e pyeste as për vendimin tragjik të fundit.

41-vjeçari shkruante në letër se gjithçka po e bënte për shkak të mosmarrëveshjeve me gruan dhe se ajo ?kishte marrë rrugë të keqe?.

Ndërkohë nga sistemi TIMS, Marsela Toshi rezulton se është futur në Shqipëri nga pika kufitare e Kapshticës rreth orës 2 të mëngjesit të ditës së diel. Ai kishte shkuar tek banesa e bashkëshortit dhe fqinjët kanë treguar se mes tyre ka pasur grindje.

Po ashtu mësohet se Marsela Toshi është larguar nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS në orën 16:00 të ditës së diel.

Më poshtë, pjesë nga letra e 41-vjeçarit zbardhur në emisionin “Njerëz në Fokus”

“Ngjitu lart dhe shiko! Babi unë nuk të pyeta kur e mora gruan dhe s?po të pyes as tani pse po iki! Po i jap fund jetës dhe fëmijët po i marr me vete! Ajo mori rrugë tjetër! Nuk më dëgjoi që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës! Nuk u kujdes asnjëherë për fëmijët! Asnjëherë nuk pyeti nëse ushqeheshin apo jo! Ajo shkatërroi çdo gjë! Dhe unë ndaj po iki bashkë me fëmijët e mi!?, shkruan në letër 41-vjeçari.





Lajmet e fundit nga