FOTO- Aksidenti në Vlorë/ Ja shefi i policisë që u arrestua
Ditën e sotme është vënë në pranga Shefi i Seksionit për Het...
Shqiptarët zgjodhën të kalonin festat e Nëntorit jashtë atdheut. Agjencitë e udhëtimit raportuan prenotime të larta në krahasim me një vit më parë, duke qenë se ishin katër ditë pushim (26-29 nëntor). Pjesa më e madhe e prenotimeve u bënë rreth një muaj më parë, gjë që i favorizoi për të marrë çmime më të lira. Drejtuesit e agjencive turistike thanë për ?Monitor? se këto ditë pushimi iu dhanë mundësi shqiptarëve që të realizonin udhëtime, përtej vendeve fqinje.
Krahas Mavrovës e Kolashinit (ku mungesa e borës zhgënjeu disi) shqiptarët udhëtuan deri në Dubain e largët, por edhe në Spanjë, Gjermani, Bullgari etj. Familjarët ishin ata që preferuan destinacione të afërta, ndërsa grupet kishin përzgjedhur ture që përfshinin vizita në disa destinacione.
Drejtuesit e agjencisë ?Sava Tours? thanë se katër ditët e pushimit mundësuan ndërmarrjen e këtyre udhëtimeve. ?Ndodh shpesh që njerëzit kanë dëshirë të udhëtojnë, por nuk kanë mundësi dhe fakti që fundjava pasoi dy ditët e festave, atë të Pavarësisë dhe Çlirimit, e bënë më të lehtë organizimin e tureve edhe në destinacione të largëta. Dubai ishte një destinacion që u preferua nga grupe turistësh shqiptarë. Qëndrimi për 5 ditë kushtoi rreth 650 euro për person dhe ky ishte një çmim i favorshëm. Kryesisht u zgjodhën ato destinacione që mund të arriheshin me një avion të vetëm, pra pa bërë tranzit. Si të tilla, e që vijuan listën e preferencave, ishin edhe Italia (Pisa, Romë, etj.), por edhe Greqia (Selanik 150 euro për person, tre ditë) e Spanja. Prenotime pati edhe për Stambollin, me tri ditë qëndrimi. Vendet fqinje, si Maqedonia apo Mali i Zi, duke qenë afër vizitohen kryesisht në mënyrë individuale. Megjithatë në tërësi ne kemi konstatuar një kërkesë më të lartë për të udhëtuar jashtë, në këtë periudhë, në krahasim me një vit më parë?.
Edhe drejtuesit e agjencisë turistike Union Travel konfirmojnë kërkesën e lartë për rezervime, ndërsa shtojnë se shqiptarët sërish nuk heqin dorë nga vesi i të lënët të gjërave në minutë të fundit. Natyrisht në këtë sektor kjo kushton, pasi do të thotë më shumë para. ?Ata që rezervuan herët, rreth 3 apo 4 javë më parë, arritën të merrnin oferta të leverdishme. Por, e kundërta ndodhi me ata të cilët kërkonin oferta minutës së fundit, kur edhe çmimet ndryshojnë?, thonë drejtuesit e kësaj agjencie. Sipas tyre, pati më shumë udhëtime në grup, por edhe familjarë. Ndërsa destinacionet që u preferuan për Festat e Nëntorit ishin Sofja (99 euro për person për 3 ditë), Bukureshti (199 euro për 5 ditë), Italia (Pisa 199 euro për person), apo edhe udhëtime që kishin dy apo më shumë destinacione. Më i veçanti ishte ai i Gjermani ? Vjenë, që iu dha mundësinë vizitorëve të shihnin disa destinacione.
Për drejtuesit e agjencisë Explorer Travel, vendet fqinje e kanë studiuar këtë trend të shqiptarëve për të lëvizur në këto festa dhe u përpoqën që të tërhiqnin me oferta të mirëmenduara me çmime të favorshme. Sipas tyre, kjo tregon për strategjitë e tyre të prenotimeve, që duhet të ndiqen edhe brenda vendit nëse do të duam që të mbajmë më shumë turistë këtu. ?Ofertat ishin tejet tërheqëse, pasi pati çmime që llogariteshin nga 89 ? 189 euro. U preferuan udhëtime në destinacione si Stambolli (189 euro për person), por edhe në Kroaci, Bullgari, Greqi etj. Mali i Zi dhe Maqedonia u zgjodhën kryesisht për fundjavën dhe nga familjarë. Por, mund të konfirmojmë se këtë vit, kërkesa dhe prenotimet kanë qenë më të larta. Dy janë arsyet: çmimet e favorshme të paketave dhe katër ditët e pushimit, që nuk është se ndodh shpesh. Shqiptarët, ditën si t?i shfrytëzonin?.
Sipas drejtuesve të agjencive, kjo tendencë pritet të vazhdojë edhe për festat e fundvitit./Monitor
Ditën e sotme është vënë në pranga Shefi i Seksionit për Het...
Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë që aksioneri më i m...
Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ish kryeministri...
Edhe pse në pushtet, në PS ka nisur gara për kryetarin e ri ...
Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, e cilëson kauzën e LS...
Fiks Fare do të transmetojë sot një rast skandaloz të një av...
Agjencia e Prokurimit Publik zhbllokoi sot koncesionin për r...
Gjinjtë e tua të mëdhenj mund të jenë shkaktuar prej njërës ...
Partia Emigracioni Shqiptar ka publikuar një video për të dr...
Gazetari investigativ i News 24, Artan Hoxha pas zbulimit të...
Andi Bushati duke bërë gjoja sikur qorton Edi Ramën për këqp...
Prezantohet metodologjia e re e Inspektimeve të subjekteve, ...
Pas deklaratave të koordinatorit demokrat për rendin dhe sig...
Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve Donald Trump do të përballet...
Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka shpallur sot vendimin...
Nesër Edi Rama do të paraqesë buxhetin e tij të fundit për k...
Specialistët e Sektorit të Korrupsionit në Drejtorinë e Poli...
Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet për 5 ish-zyrtarë të...
LSI ka dalë kundër qeverisë për rritjen e akcizës së gazit t...
Policia greke sekuestron 133 kg drogë dhe ka vënë arrestuar ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...