Garat formale në Policinë e Shtetit
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Institucionet qendrore po e rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën edhe për vitin 2017, thonë njohësit e integrimeve evropiane.
Ata konsiderojnë se Kuvendi dhe Qeveria, po dështojnë në përmbushjen e një prej kritereve substanciale të përcaktuara nga Bashkimi Evropian në procesin e liberalizimit të vizave, siç është rasti me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit më Malin e Zi.
Profesor i së Drejtës Evropiane, Avni Mazreku, tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet nuk kanë treguar vullnet politik në përmbushjen e kritereve reale për liberalizim të vizave.
Sipas tij, përderisa qasja e Qeverisë së Kosovës dhe qasja e vendimmarrësve në Kosovë është krejt deklarative, askush nuk mund të ndihet komod se në vitin 2017, do të ketë liberalizim.
?Kosova duke mos pasur qasje konstruktive e profesionale, por edhe qasje që vjen si rezultat i një konstruktiviteti politik në procesin e qasjes, e ka humbur atë momentin kyç të përmbushjes së kritereve e që përmbushja e kritereve nënkupton edhe stabilizimin politik, ekonomik dhe juridik të vendit?.
?Kosova ka mungesë të stabilitetit politike si pasoj e zhvillimeve politike?, tha Mazrekaj duke shtuar se vendi nuk ka as stabilitet makro-ekonomik dhe është larg rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së.
Mazrekaj tha po ashtu se Kosova duhet të punoj shumë edhe në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, si kriter shumë me rëndësi jo vetëm për fushën e sundimit të ligjit në vend, por edhe për procesin e liberalizimit të vizave.
?Kosova është okupuar më shumë me zhvillimet e brendshme politike, por e vërteta është se zhvillimet politike duhet me qenë në funksion të përmbushjeve së këtyre kritereve. Përmbushja e këtyre kritereve të akcesionit, nënkupton efekt të drejtpërdrejt të zhvillimeve brenda vendit?, tha Mazrekaj.
Nga ana tjetër, Arben Gashi, deputet i Kuvendit të Kosovës, anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane, tha për Radion Evropa e Lirë se për të ecur tutje drejt liberalizimit të vizave duhet të ketë një konsensus politike për çështjet të cilat kanë mbetur pezull e të cilat janë të rëndësishëm në këtë proces.
Ai mendon se nëse arrihet një konsensus brenda skenës politike, çështja e liberalizmit mund të trajtohet në instancat kompetente.
?Nëse mbetet pezull do të jetë problematike dhe do të ketë një argument shtesë nga Bashkimi Evropian për mos liberalizmin e vizave dhe po ashtu do të ketë një tension të vazhdueshme në Kosovë?, tha Gashi.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar se aktualisht koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Sa më shumë që ka probleme të brendshme politike në Kosovë dhe mos angazhim të duhur, çështja e liberalizimit të vizave do të vonojë, thotë profesor Emrush Ujkani, njohësi i çështjeve integruese evropiane.
?Askush nuk mund ta marr të sigurt faktin që nëse edhe në vitin tjetër vazhdohet kështu, do të thotë të mos adresohen çështjet, se mund të kemi një epilog më të mirë. Personalisht jam skeptik rreth kësaj edhe për vitin tjetër, apo edhe një kohë më të gjatë derisa kemi një konfuzion të tillë të brendshme nga lidershipi ynë?, tha Ujkani.
Njohësit e integrimeve evropian kanë kritikuar drejtuesit e Qeverisë së Kosovës se nuk po merren siç duhet dhe seriozisht me çështjen e liberalizmit te vizave. Ata thanë po ashtu se aktualisht Kosova nuk ka as ministër të Integrimeve Evropiane.
Lidhur me ketë çështje, kritika bën edhe deputeti Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
?Është fatkeqësi që ka më shumë se dy muaj që Kosova nuk ka ministër të Integrimeve Evropiane i cili do të duhej që të merrej në mënyrë konstante me liberalizimin e vizave dhe me çështje tjera të cilat kanë të bëjnë me interesat e Kosovës në Bashkimin Evropian?, tha Gashi.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë këto ditë po ashtu se ?mesazhet e Bashkimit Evropian janë të qarta dhe se liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës është në duart tona?.
?Tashmë është në dorën tonë që t?i hapim udhë liberalizimit të vizave dhe të vazhdojmë më tutje në integrimin e plotë në BE, i cili është vullnet dhe aspiratë e qytetarëve të Kosovës?, ka shkruar kryeministri Mustafa së fundmi në rrjetin social Facebook.
Mbrëmjet e sotme, Komisioni Europian ka qenë viktimë e një s...
“Moskalimi i Demarkacionit është skenar i Isa Mustafës për t...
Pasuria e Donald Trump ka qene dhe mbetet nje nga gjerat qe ...
Xhaminë e improvizuar te ‘Termokosi’, jashtë juridiksionit t...
Ekonomisti venezuelian Moses Naim analizon faktorët që kanë ...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump u takua të shtunën me Mit...
Në Gjermani është rritur mjaft numri i dëbimeve të azilkërku...
Media ameriakane njofton se presidenti i zgjedhur Donald Tru...
Gjashtë burra dhe një grua do të vihen përballë njëri-tjetri...
Të mërkurën, presidenti i SHBA, Barack Obama është takuar me...
Mashtrimet e pista janë manovrat politike, që shkojnë përtej...
Një goditje e re kundër skenës salafiste në Gjermani: Polici...
Ne ndjekim të tjerët pavarësisht sa shumë përpiqemi të bëjmë...
Rusia tha sot se ka filluar një operacion madhor në Siri, në...
Që kur fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA, republikani Do...
Është një rënie prestigji për Angela Merkelin dhe partitë un...
Presidenti i porsazgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Tr...
Një prokurore suedeze pyet Julian Assange në ambasadën ekuad...
Retorika e fushatës së presidentit të sapo-zgjedhur Donald T...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka tronditur sot ishu...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...