Video/ Tërmeti në Zelandën e Re
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka tronditur sot ishu...
Retorika e fushatës së presidentit të sapo-zgjedhur Donald Trump ka lënë pas ankth dhe konfuzion se çfarë rruge do të ndjekë politika e jashtme amerikane.
Gjatë fushatës biznesmeni i pasur ishte i paqartë në disa çështje kyçe, duke përfshirë luftën kundër grupit Shteti Islamik. Për çështjet e tjera ai ishte i qëndrueshëm dhe i bindur për: shfuqizimin e Partneritetit Trans-Paqësor, rinegocimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe tërheqjen nga marrëveshja e Parisit për klimën; të gjitha të cilësuara arritje të rëndësishme të administratës Obama.
Sa i përket traktatit për ndryshimet klimatike për të cilat Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord “ne do të presim për të parë se si administrata e ardhshme do ta trajtojë këtë, por unë besoj se ne jemi në rrugën e duhur, dhe kjo është një udhë që populli amerikan është angazhuar sepse shumica e popullit amerikan beson se ndryshimi i klimës në fakt, ndodh dhe kërkon ta trajtojë këtë çështje”, tha sekretari i Shtetit, John Kerry para se të nisej për në Aman.
Duke vizituar Antarktikën të premten e kaluar, sekretari Kerry u bëri thirrje amerikanëve që në mënyrë aktive ta kundërshtojnë skepticizmin e zotit Trump ndaj shkencës së klimës.
Zoti Kerry gjithashtu ka udhëzuar një tranzicion të rregullt në Departamentin e Shtetit.
“Fokusi ynë gjatë muajve të ardhshëm është për të siguruar që kalimi i pushtetit të ndodhë normalisht dhe me sa më efikasitet të jetë e mundur?, i tha Zërit të Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby.
?Ekipi i Tranzicionit Trump?, shtoi ai, ?do të jetë i mirëpritur ngrohtësisht dhe me kandidatët ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që ata të kenë informacionin e nevojshëm për të udhëhequr këtë departament.”
Shqetësime të thella në lidhje me drejtimin e politikës së jashtme të zotit Trump janë duke u shprehur nga ish-zyrtarë të lartë të administratave të mëparëshme demokrate dhe republikane.
Presidenti i zgjedhur ka “denigruar aleatët tanë të NATO-s duke vlerësuar Vladimir Putin e Rusisë, dhe kritikuar aleatët tanë aziatikë, Japoninë dhe Korenë e Jugut. Ai u zotua për të mbajtur muslimanët jashtë SHBA-së, dhe ka fyer popullin meksikan me terma vulgare”, tha ish-nënsekretar i shtetit për çështjet politike, Nicholas Burns, tani profesor në Kennedy School of Government në Harvard.
Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Marrëdhënie Transatlantike në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare, Daniel Hamilton pranë Universitetit Johns Hopkins, i tha Zërit të Amerikës se marrëdhëniet me Evropën përballen me një transformim, nëse administrata Trump kërkon nga aleatë që të “paguajnë në mënyrë të plotë” praninë amerikane në Evropë, dhe NATO.
Një zëdhënës i Kremlinit e ka deklaruar qasjen e politikës së jashtme të presidentit të sapo zgjedhur Donald Trump shumë të afërt me atë të presidentit rus Vladimir Putin.
“Kjo është ndoshta një bazë e mirë për optimizëm të moderuar se ata të paktën do të jetë në gjendje për të filluar një dialog”, tha Dmitry Peskov në komentet e transmetuara nga televizioni shtetëror rus Channel One të enjten.
Mes emrave për postin si Sekretar Shteti janë kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker dhe ish ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara, John Bolton.
Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Newt Gingrich, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut, është përmendur gjithashtu, edhe pse në ditët e fundit ai ka shprehur dëshirën për t’u përfshirë në marrjen e vendimeve të politikës për administratën e re, me sa duket nga brenda Shtëpisë së Bardhë.
Gjithashtu si një sekretar i mundshëm shteti është senatori Jeff Sessions, një republikan nga Alabama në Komisionin e Shërbimeve të Armatosura.
Të tjerë nën shqyrtim, sipas The New York Times, janë ish-ambasadori i SHBA në Afganistan Zalmay Khalilzad dhe gjenerali në pension Stanley McChrystal, i cili komandoi forcat amerikane në Afganistan./VOA
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka tronditur sot ishu...
AfD në Gjermani, Brexit dhe tani triumfi i Donald Trumpit në...
President i zgjedhur Donald Trump po takohet për të dytën di...
Tre ministra të kabinetit u shkarkuan sot nga parlamenti afg...
Sipas mjeteve amerikane të shtypit, nënpresidenti i zgjedhur...
Udhëtimi i fundit në detyrë i presidentit Barack Obama, vjen...
“Bisha” e Barack Obamas është cilësuar si një prej makinave ...
Bota pyet veten se ç’ ndryshimesh do të sjellë e ardhmja me ...
Ditën e sotme, Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve ka takuar atë...
Zëvendësministri i sigurisë publike, Meng Hongwei, u zgjodh ...
Uljet e tatimeve dhe premtimet e mëdha të presidentit të ri ...
Rusia akuzoi sot një nëndetëse holandeze se po përpiqej të m...
Tregjet financiare reaguar sot herët në mëngjes (09.11) me s...
Fushata presidenciale dhe procesi zgjedhor në Shtetet e Bash...
Tashmë është bërë e traditës që General Motors prodhon makin...
Ish-Presidenti republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
Donald Trump u zgjodh Presidenti i 45 u Shteteve të Bashkuar...
Melania Trump padyshim që do të konsiderohet si Zonja e Parë...
Donald Trump lindi në Queens në vitin 1946 dhe është fëmija ...
Kur fillojë fushatën e tij Presidenciale në SHBA, Donald Tra...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...