FOTO/ Priten pemët për vota
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Stop ka goditur sërish. Emisioni investigativ në Tv Klan ka publikuar pak minuta më parë një bisedë mes Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe Çlirim Hajdarmatajt, Drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë. Thelbi i bisedës së tyre, pra thelbi i bisedës mes një vartësi dhe shefit të tij, nuk ka të bëjë as me ndonjë problem të administratës shëndetësore, as me çështje që lidhen me problemet e shtetit dhe as me punën që kryejnë të dy. Bëhet fjalë për një pakënaqësi të ministrit për angazhimin partiak të Hajdarmatajt; bëhet fjalë për faktin që ky i fundit nuk ka marrë pjesë në një mbledhje të asamblesë së PS dhe për këtë Ministri i kërkon llogari.
Ilir Beqja nuk i kërkon llogari si një partiak partiakut sepse në parti të dy kanë një status thuajse të barabartë. Beqja i kërkon llogari si shefi vartësit për një problem që nuk ka asnjë lidhje me detyrën për të cilën ata të dy paguhen. Çështja nuk mbaron këtu, edhe pse me kaq, do të ishte një përzjerje e panevojshme dhe e patolerushme e problemeve të shtetit dhe administratës me ato të PS. Sipas dëshmisë së Hajdarmatajt pas kësaj bisede ai është shkarkuar nga detyra që mbante dhe në Tiranë i kanë thënë që kjo nuk ka lidhje me rezultatin e tij në punë, por me një vendim të partisë.
Thënë ndryshe, që në fillim e deri në fund, përgjimi dhe rasti është një shkelje e rregullave të funksionimit të administratës publike; një përdorim politik i saj dhe mbi të gjitha, një njësim i shtetit me partinë. Edhe pse këto gjëra kanë ndodhur rëndom në Shqipëri, pas aprovimit me konsensus të një ligji në 2013 besohej që kjo gjë, në mos do të mbaronte së paku do të kufizohej në maksimum. Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur. Veta Hajdarmataj ka ardhur në krye të asaj drejtorie, siç e dëshmon edhe vetë në telefonatë falë angazhimit partiak. Ai ka zënë po me shkelje ligji vendin e dikujt tjetër. 3 vjet më pas, ai është edhe vetë viktimë. Për një vend pune, vetëm për një vend, ligji është shkelur 2 herë. Një herë kur u emërua Hajdarmataj si mbështetës i PS dhe një herë kur u shkarkua për mungesë në mbledhjen e Asamblesë. Apo edhe për ndonjë pakënaqësi tjetër partiake. Imagjino sa raste të ngjashme duhet të ketë në gjithë administratën shtetërore dhe imagjino se si duhet të jetë kthyer ajo sot në një bastion militantësh. Militantësh që për të mbajtur vendin e tyre të punës, nuk duhet t?i shërbejnë qytetarëve, nga taksat e të cilëve paguhen, por partisë që i emëron!
Rasti dëshmon jo vetëm atë që e besojnë dhe e denoncojnë të gjithë; pra si bëhesh pjesë e administratës dhe si bën karrierë në Shqipëri; por edhe diçka tjetër. Që ligji në këtë vend nuk ka asnjë vlerë dhe se ligjin në këtë vend e bëjnë dhe e shkelin vetë partitë.
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Shumë kohë pas largimit të tij nga politika dhe nga jeta akt...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur parandalimin e një krimi...
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas publikim...
Akuza e mbremjes ishte shume “e tmerrshme”, ua ua ua. Ku jan...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar kryemini...
Ministri i Shendetesise, Ilir Beqaj, ka reaguar menjëherë pa...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar pa...
Pas publikimit të audio-përgjimit të ministrit Ilir Beqaj, i...
Kristian Danielson Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Euro...
Një ditë më parë emisioni investigativ “STOP” njoftoi të gji...
Një tjetër fenomen është ai që shumë persona të sëmurë mend...
Citynews publikoi pak më parë emrin e ministrit të përgjuar,...
Citynews ka mësuar se ministri Ilir Beqaj është regjistruar ...
Citynews publikoi pak më parë emrin e ministrit të përgjuar,...
Emisioni investigativ “Stop” ka lajmëruar publikimin e një p...
Deputeti Ben Blushi themeloi disa ditë më parë partinë më të...
Nga Shtëpia e Foshnjes Hannah&Rozafa, MMSR shpalli sot refor...
Policia kufitare ka goditur sot një rast të trafikut të ndër...
Emisioni investigativ “Stop” do të publikojë sot përgjimin e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...