Skandali në Stop/Zbulohet kush është ministri
Citynews ka siguruar burime pranë Klan, të cilët kanë bërë m...
Ne budallenjt në takim me ju inteligjentët vijmë gjithmonë disa minuta para. Ju qerratenjt në takim me ne budallenjt vini gjithmonë me vonesë
Ne budallenjt themi atë që mendojmë dhe e besojmë atë që na thoni. Ju skilet nuk thoni atë që mendoni dhe nuk e besoni atë që ne budallenjt j’u themi.
Ne budallenjt që nisemi nga Tirana kemi bindjen se Laçi është më afër se Lezha. Ju inteligjentët që niseni nga Shkodra thoni se Lezha është më afër se Laçi. Nisuni nga të doni veç mos na thoni se Turqia është më afër se Italia.
Ne budallenjt e dimë se media që për partinë bën vetëm propagandë, partisë nuk i shton asnjë, madje i rrezikon edhe ata që ka. Por përderisa këtë e themi ne budallenjt, është si thoni ju, veç mos u ankoni kur të humbni.
Ne budallenjt kemi bindjen e patundur se ata që mbajnë në këmbë ekonominë dhe nuk na lënë të ngordhim, janë biznesmenët që duhen ndihmuar, favorizuar, ndërsa proletarët janë turma që duhet ta gjejë vetë mënyrën për të mbijetuar. Ju pehlivanat thoni të kundërtën. Thoni si të doni, por mos u habisni kur proletarët, sipas përvojës së bollshme të kurvit, të zbresin në shesh të xhvasin gjithçka pa bërë asgjë.
Ne budallenjt e kemi të qartë se analistat televizivë të së enjtes mbrëma nuk janë gjë tjetër përpos pararoja e dallavereve dhe hajdutllëkut, muret rrethues të kështjellës së politikës që bëjnë çmos ta bëjnë atë kështjellë të pamposhtur. Ju këtë bëni sikur nuk e kuptoni. J’u dalçin sytë. Juve dhe atyre.
Ne budallenjt përdorim nja treqint fjalë kur flasim dhe nja dy mijë kur shkruajmë. Ju as flisni as shkruani. Nuk është problem. Derisa të mësoni ca fjalë ju të squtët, do vazhdojmë të dërdëllisim ne budallenjt.
Ne budallenjt që nuk kemi asgjë, nuk prodhojmë asgjë, nuk fitojmë asgjë, dhe rrjedhimisht s’kemi çfarë fature tarimore të japim, faturën tatimore që na jepet për çikërrimat që blejmë, gjithmonë e marrim. Ju që keni gjithçka, faturë tatimore as nuk merrni as nuk e jepni. Zoti ju ruajt.
Ne budallenjt nuk vjedhim. Ju vidhni. As kësaj s’kemi ç’i bëjmë. Po të vidhnim ne, budallenj do ishit ju.
Ne budallenjt lexojmë poezi. Madje ka ndër ne budallenjt ca super budallenj që poezitë i dinë përmendësh. Kjo tablo nuk është aq dramatike sa duket. Poezitë më të bukura për ne janë ato që flasin për dallimin kolosal mes jush dhe nesh.
Ne budallenjt femrave u bëjmë komplimenta. Ju të squtët femrave u bëni teorira. Prandaj femrat ne budallenjve na falin nektarin, juve noc rrokun.
Ne budallenjt nuk ikim nga Shqipëria. Ju ikni. Mirë bëni që ikni. Veç një gjë duhet të dini; Nëse do vazhdoni të ikni, vjen një ditë kur ne budallenjt që tashpërtash jemi pakicë, bëhemi shumicë. Kur të ndodhi kjo, meqënse shumicë budallaqe s’ka, të squtë do bëhemi ne budallenjt që rrimë, budallenj do bëheni ju të squtët që do mbeteni.
Ne budallenjt e dimë që era, shiu, breshëri, toka, qielli, malet, kodrat, lumenjtë, përrenjtë, të gjitha janë të inteligjentëve, por bota është e budallenjve. /Citynews
Citynews ka siguruar burime pranë Klan, të cilët kanë bërë m...
Në kohën kur fshatra dhe komunitete në Mirditë janë të izolu...
Deputeti Ndocaj vazhdon të bëjë si duhet detyren e deputetit...
Vijojnë problemet me furnizimin me energji elektrike në Tira...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ishte dje në Komisionin ...
Sekuestrohen pronat e paluajtshme të shtetasit Ilir Koçiaj, ...
Ish-kreu demokrat i degës së Durrësit, Osman Stafa, larguar ...
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri mori pjesë në s...
Policia Rrugore në Durrës, në vijim të zbatimit të planit të...
Kreu i LSI-së, Ilir Meta po përpiqet ditët e fundit që të ba...
Policia e Shijakut ka arrestuar në flagrancë shtetasin Arjan...
Kreu i LSI-së Ilir Meta i është rikthyer lëvizjeve të disa m...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 15-vjeçar si dhe po ...
Në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017, pritet që të ndryshoh...
Qarku i Korçës, me hartën e re elektorale, do të ketë një pë...
Kreu i Komisionit të Medias deklaroi se sot u zhvillua mbled...
Vijon gjyqi ndaj Grupit të Imamëve në Gjykatën e Apelit të K...
Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) tentoi dje të sq...
E pabesueshme ajo që raporton Policia e Beratit.K.S 13 vjeç,...
Familja e kushërinjve të vrarë në Milano të Italisë, Alban d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...