web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FA shembin masivin shkëmbor 900 metra kub/Kërcënim për banesat në Krujë

14 Nëntor 2016, 09:18, Aktualitet CNA

Forcat e Armatosura kanë shembur një masiv shkëmbor rreth 900 metra kub në Krujë. Kjo pasi ky masiv shkëmbor ishte bërë rrezik për 6 familje të lagjes Mezini në qytetin e Krujës.

Bëhet me dije se reshjet e dendura të ditëve të fundit shkaktuan rrëshqitjen e tij dhe lëvizjen nga vendi të shkëmbit, duke rrezikuar shembjen dhe dëmtimin e banesave dhe banorëve që ndodheshin poshtë tij.

Më datë 12 nëntor situata u bë emergjente dhe një batalion i Xhenios u vendos në këtë lagje për të hartuar planin e ndërhyrjes. Ndërsa ditën e djeshme Ministrja e Mbrojtjes bëri me dije se forcat xheniere kanë bërë të mundur shkërmoqjen e shkëmbit përmes shpërthimit të komanduar.

?Nga sot 6 familje në lagjen Mezini në #Krujë do e bëjnë gjumin të qetë. Xhenierët e #FA shkërmoqën masivin shkëmbor që i kërcënonte jetën dhe banesat e tyre?, shkruan Kodheli në facebook.





Lajmet e fundit nga