web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Viti 2017/ FMN: Shqipëria do ketë rritjen më të lartë në rajon

14 Nëntor 2016, 08:02, Aktualitet CNA

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se vitin e ardhshëm Shqipëria do të rikthehet të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në Ballkan.

FMN-ja sapo ka publikuar raportin mbi zhvillimet ekonomike në Europën Qendrore dhe atë Juglindore.

Sipas raportit, cituar nga Top-Channel, prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet vitin e ardhshëm me 3.7%, duke lënë pas të gjitha ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat do të kenë një rritje më të ulët.

Madje, sipas FMN-së, rritja e parashikuar ekonomike për Shqipërinë do të jetë e dyta më e larta në të gjitha vendet ish-komuniste të Europës Lindore.

Vetëm Rumania parashikohet të ketë një rritje ekonomike lehtësisht më të lartë se Shqipëria, me 3.8%, ndërsa në të gjitha vendet e tjera prodhimi do të rritet më ngadalë.

Megjithatë, edhe pse rikthehet në krye të rajonit, sërish rritja ekonomike e vendit mbetet më e ulët nga ajo e viteve të para krizës, kur prodhimi kombëtar është rritur mesatarisht me 6% në vit.

Sipas FMN-së, ekonomia shqiptare pritet të përshpejtohet gradualisht deri në 4.2%, ndërsa normat e rritjes përpara krizës nuk mund të arrihen më për shkak se bota ka hyrë në një normalitet të ri ekonomik, ku të gjitha vendet rriten më ngadalë. /Citynews

 





Lajmet e fundit nga