web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme/ Tahiri: Opozita bën politikë mbi kapriçot e natyrës

14 Nëntor 2016, 11:41, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte sot në Fushë-Krujë ku u ndanë ndihmat për familjet e prekura nga përmbytjet javën e shkuar.

?Ne vazhdojmë aksionin e solidaritetit me banorët që gjenden në vështirësi në zona të përmbytura. E rëndësishme është që këta banorë nuk janë vetëm. Shteti është në krah të tyre, shoqëria është në krah të tyre, për t?i ndihmuar në këto ditë të vështira. Ne po bëjmë çmos që të evidentojmë të gjithë ata që kanë pasur probleme, të evidentojmë zonat e nxehta, t?u gjendemi banorëve pranë, t?i mbështesim me të gjitha mundësitë që ka shteti dhe shoqëria sot. Sepse është shumë e qartë: ne çdo krizë e kalojmë bashkë. Solidariteti njerëzor në këto raste është shumë i rëndësishëm për t?u treguar të gjithë atyre që janë në nevojë se vetëm bashkë mund të përballemi me kriza, siç janë këto të shkaktuara nga moti dhe kapriço të natyrës?, tha Tahiri për mediat.

I pyetur mbi kërkesën e kryetarit të PD-së Lulzim Basha që të shpallej gjendje e jashtëzakonshme, Tahiri është shprehur: ?Unë nuk dua të merrem me opozitën. Opozita e ka bërë zakon që të merret me fatkeqësinë e njerëzve, duke u përpjekur të prodhojë politikë mbi kapriçot e natyrës apo mbi fatkeqësinë e njerëzve për çdo lloj arsye. Unë i bëj thirrje opozitës në qoftë se ka energji pozitive të bashkohet me ne për të ndihmuar qytetarët që sot  kanë nevojën tonë?.

Pak ditë më parë, gjatë vizitave në zonat e përmbytur, kreu i opozitës Basha i kërkoi qeverisë të shpallte gjendjen e emrgjencës, kërkesë kjo që nuk u aprovua nga qeveria. /Citynews

 





Lajmet e fundit nga