Departamenti i Drejtësisë mbështet hetimet e FBI-së
Departamenti i Drejtësisë thotë se po punon me FBI-në për të...
Sikur të mos mjaftonin tensionet, një polemikë e re u është shtuar zgjedhjeve presidenciale amerikane, ri-shfaqja e emaileve të kandidates demokrate Hillary Clinton. Ajo ka përdorur një server privat për të shkëmbyer mesazhe zyrtare, kur ishte sekretare e shtetit. Drejtori i FBI-së, i cili vetëm pak muaj më parë deklaroi se hetimi i agjencisë së tij nuk kishte nxjerrë ndonjë dëshmi për shkelje ligji nga zonja Clinton, tha të premten se çështja është duke u ri-shqyrtuar. Ky njoftim, vetëm disa ditë para zgjedhjeve, është një hap i pazakontë. Demokratët dhe madje edhe disa republikanë thonë se njoftimi i FBI-së ishte i paligjshëm, sepse mund të ndikonte mbi opinionin e votuesve. Zëri i Amerikës, bisedoi për këtë çështje me profesorin Richard Painter, i cili ka qenë jurist për etikën në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së presidentit republikan Xhorxh W. Bush.
Drejtori i FBI-së James Comey e njoftoi Kongresin se agjencia e tij ishte duke analizuar emailet në një kompjuter që i përket ndihmëses së zonjës Clinton, Huma Abedin. Bashkëshorti i ndarë i zonjës Abedin po hetohet për sjellje të pahijshme seksuale. Eksperti ligjor Richard Painter thotë se letra e zotit Comey bie në kundërshtim me Ligjin Hatch, i cili i ndalon zyrtarët qeveritarë të përdorin pozitën e tyre për të ndikuar në zgjedhje.
?Nëse në këtë rast ai ka premtuar të bëjë një përjashtim dhe ta mbajë Kongresin në dijeni rreth çdo gjëje që di për Sekretaren Clinton, kjo nuk është e lejueshme sipas Ligjit Hatch. Për më tepër, ai nuk kishte ndonjë informacion shtesë në lidhje me Sekretaren Clinton. Fjala ishte për një laptop që i përket një gruaje, e cila punonte për Sekretaren Clinton në Departamentin e Shtetit dhe burri i së cilës, që së shpejti do të ndahej prej saj, ishte duke u hetuar për mesazhe seksuale me një të mitur.”
Zoti Painter i tha Zërit të Amerikës se hetimi duket se është një përpjekje e ligjvënësve republikanë për të dëmtuar emrin e zonjës Clinton.
“Këto janë zgjedhje ku ligjvënësit janë vetë në garë elektorale së bashku me një kandidat mjaft të dobët e të debatueshëm. Unë vetë jam republikan dhe jam shumë i shqetësuar për këto zgjedhje nga pikëpamja e Partisë Republikane. Por kjo nuk i justifikon anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që të përpiqen të përdorin FBI-në për të sulmuar kundërshtarët politikë.”
Zoti Painter thotë se nëse kjo do të ishte e lejueshme, atëherë demokratët e Kongresit do të mund të kërkonin informacion për çdo gjë që FBI-ja di rreth lidhjeve të mundshme midis kandidatit republikan Donald Trump dhe hakerave rusë dhe ta publikonin këtë në mediat sociale.
Shtëpia e Bardhë, përmes zëdhënësit Josh Earnest,tha të hënën se FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë kanë autoritet të gjerë për të kryer hetime, por është e pazakontë që hetime të tilla të diskutohen në publik.
“Është e rëndësishme, sipas mendimit të Presidentit, që këto autoritete t?i përmbahen traditës së vjetër si dhe praktikave e normave të cilat parashikojnë kufizimin e diskutimit publik të fakteve që grumbullohen në suazën e hetimeve.?
Nuk është e qartë nëse hapi i FBI-së do të ketë ndonjë efekt në rezultatin e zgjedhjeve të 8 nëntorit, por ai i jep zotit Trump dhe mbështetësve të tij shpresa të reja për fitore./VOA
Departamenti i Drejtësisë thotë se po punon me FBI-në për të...
Në Shtetet e Bashkuara, demokratja Hillary Clinton dhe repub...
Në SHBA, anketat zgjedhore në shkallë vendi i japin kandidat...
Kryeministri italian Matteo Renzi premtoi rindërtimin e rajo...
Votuesit amerikanë dyshojnë lidhur me besueshmërinë e kandid...
Kandidati prorus Igor Dodon doli fitues në raundin e parë të...
Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump par...
Në garat për në Kongres në mbarë Shtetet e Bashkuara, republ...
Kreu i FBI-së tha të premten se agjencia po rihap hetimin mb...
Nga Sean O’Grady – Ju pëlqen Donald Trump apo jo, ka dicka p...
Pas përpjekjes për puç në muajin korrik ka njoftime se polic...
Fatet e Malit të Zi ai ka gati tridhjetë vjet që i përcakton...
Polika amerikane, gjatë fushatës për zgjedhjet preisdenciale...
Ndoshta duhet të jesh prezent në konferencën e Aleksandar Vu...
Qeveria e Francës me largimin e refugjatëve nga vendfushimi ...
Qendra e Italisë u godit sot në një hark të shkurtër kohor n...
Italia po përjeton orët më të tmerrshme për sigurinë e qytet...
Qendra e Italisë është përfshirë sot nga lëkundje të forta s...
Mbrëmjen e sotme, qendra e Italisë është përfshirë nga lëkun...
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dha dorëheqje ng...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...