Anketat zgjedhore/ Clinton, me epërsi të lehtë ndaj Trumpit
Në SHBA, anketat zgjedhore në shkallë vendi i japin kandidat...
Në Shtetet e Bashkuara, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump shkuan të martën nëpër mitingje në shtete me rëndësi të veçantë për javën e fundit të fushatës së tyre presidenciale.
Clinton shkoi në shtetin e Floridës, në tre qytete të ndryshme. Florida është me rëndësi të veçantë për garën dhe Trump ka pranuar se që të sigurojë fitoren e zgjedhjeve të javës së ardhshme, atij i duhet fillisht të fitojë Floridën.
Disa anketa të kohëve të fundit tregojnë se Trump udhëheq me 1 për qind garën në këtë shtet, por mbetet ende i paqartë rezultati, në kushtet kur të dy kandidatët janë duke kryer vizita të shumta në këtë shtet gjatë ditëve të fundit para zgjedhjeve.
Trump vizitoi të martën dy shtete, ku Clinton ka kryesuar ndjeshëm garën: shtetin lindor të Pensilvanisë dhe atë qendror të Uiskonsinit, me shpresën për t?i ndryshuar votuesve mendimin në favor të tij; të mërkurën ai shkon përsëri në Florida.
Anketat në rang kombëtar vazhdojnë të tregojnë Hillary Clintonin si kryesuese të garës me Donald Trumpin, me 2-4 për qind.
Megjithatë, zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara nuk përcaktohen nga vota popullore, por nga rezultati në secilin prej 50 shteteve dhe kryeqytetit Uashington: shtetet më të mëdha kanë më tepër peshë në rezulatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.
Bazuar në rezultatet e secilit prej shteteve, kandidatit fitues i duhet të sigurojë të më shumë se 270 prej 538 votave të Kolegjit Elektoral.
Megjithëse anketat tregojnë për një fitore jo me shumicë të konsiderueshme të votës popullore nga zonja Clinton, analistët thonë se ajo pritet të fitojë bindshëm prej Kolegjit Elektoral.
Studjuesi i shkencave politike Alan Abramowitz, i tha Zërit të Amerikës se nuk sheh që ndonjëri prej 19 shteteve plus Uashingtonin, të cilët kanë së bashku 242 vota elektorale dhe që kanë votuar për kandidatët demokratë në 6 zgjedhjet e fundit presidenciale, që të ndryshojnë mendimin e tyre, duke votuar për zotin Trump.
Në se kjo pikëpamje materializohet, Hillary Clintonit do t?i nevojiteshin vetëm 28 vota elektorale më tepër për t?u bërë presidentja e 45-të e Shteteve të Bashkuara.
Kjo është arsyeja përse Florida, me 29 vota elektorale, një shtet shumë i rëndësishëm për zgjedhjet, do të ishte e mjaftueshme që Clinton të fitojë zgjedhjet, në se ajo fiton në të gjitha shtetet që votojnë për demokratët që nga viti 1992./VOA
Në SHBA, anketat zgjedhore në shkallë vendi i japin kandidat...
Kryeministri italian Matteo Renzi premtoi rindërtimin e rajo...
Votuesit amerikanë dyshojnë lidhur me besueshmërinë e kandid...
Kandidati prorus Igor Dodon doli fitues në raundin e parë të...
Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump par...
Në garat për në Kongres në mbarë Shtetet e Bashkuara, republ...
Kreu i FBI-së tha të premten se agjencia po rihap hetimin mb...
Nga Sean O’Grady – Ju pëlqen Donald Trump apo jo, ka dicka p...
Pas përpjekjes për puç në muajin korrik ka njoftime se polic...
Fatet e Malit të Zi ai ka gati tridhjetë vjet që i përcakton...
Polika amerikane, gjatë fushatës për zgjedhjet preisdenciale...
Ndoshta duhet të jesh prezent në konferencën e Aleksandar Vu...
Qeveria e Francës me largimin e refugjatëve nga vendfushimi ...
Qendra e Italisë u godit sot në një hark të shkurtër kohor n...
Italia po përjeton orët më të tmerrshme për sigurinë e qytet...
Qendra e Italisë është përfshirë sot nga lëkundje të forta s...
Mbrëmjen e sotme, qendra e Italisë është përfshirë nga lëkun...
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dha dorëheqje ng...
Një ish-ushtar 72 vjeçar në Japoni ka gjetur vdekjen pasi sh...
Një 12 vjeçar nga Egjipti është fejuar me kushërirën e tij 1...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...