web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama në Çorovodë/ Flet për Lulzim Bashën dhe Voltana Ademin

29 Tetor 2016, 11:53, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot në një takim me fermerët e Çorovodës, ku nuk ka lënë pa thumbuar Partinë Demokratike.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama u shpreh ironikisht se ka dashur të informojë fermerët se në PD ka ndodhur një ndryshim.

?Unë dua tju informoj, se ju nuk e dini. Lulzim Basha është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike, por ju nuk e dini, sepse mendoni se në krye është ende Sali Berisha?, tha Rama

Më herët, kryeministri ka thumbuar edhe kryetaren e Bashkisë Shkodër.

?Unë përgjithësisht kryetarët e bashkive i kuptoj, tha Rama, ?përvec asaj të Shkodrës, atë s?e kuptoj fare?

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Rama i kërkoi atyre të bashkohen për të nxjerrë një produkt të përbashkët dhe jo secili për vete, siç kanë vepruar deri më tani.





Lajmet e fundit nga