web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria sipas profesorëve të UET-së/ Nga Klodian Tomorri

23 Tetor 2016, 12:54, Aktualitet CNA

7 profesore te UET-se synojne te hapin nje debat te gjere mbarekombetar duke propozuar nje platforme me reforma kushtetuese dhe ekonomike per te krijuar ate qe ata e quajne “Republika e Re”.

E para, nisma meriton te pergezohet. Kontributi i botes akademike ne politikat publike dhe sfidat e mireqeverisjes eshte gjithmone i mirepritur pasi prodhon vetem pasoja pozitive. Ne kete aspekt une shpresoj se ketij debati,  do i bashkangjiten edhe Universitetet apo qendrat e tjera te inteligjences se vendit.

Se dyti, eshte pozitive qe ftohet opinioni publik dhe elita politike ne debatin per arritjen e nje pakti kombetar qe synon te shtroje piketat e zhvillimit te vendit ne 10 vitet e ardhshme.

Thene kete, disa komente per reformat e propozuara.

1- Reforma kushtetuese dhe politike nuk duhet te synoje thjeshtimin e ingranazhit qeverises dhe institucional te vendit dhe jo berjen e tij me kompleks. Ngritja e nje senati mund ta bente me te veshtire qeverisjen e vendit duke krijuar ngerce deri ne pamundesi qeverisje, sic eshte rasti i Italise.

2- Rritja e pagave te qeveritareve dhe sherbyesve publik nuk e ul korrupsionin. Perkundrazi shume studime kane treguar se ka efektin e kundert; rritja e pagave con ne rritjen e korrupsionit dhe shpjegimi qe i japin ekspertet lidhet me pritshmerite. Populli thote: Oreksi vjen duket ngrene

3- Edhe pse jane te pashoqeruara me efektet financiare, duket qarte qe propozimet e paraqitura nga profesoret e UET, nje universitet i veteshpallur si promotor i mendimit te djathte ekonomik, cojne praktikisht ne nje shtet me te madh dhe me intervencionist. Kjo eshte e majta.

4- Nga ana tjeter mbetet e paqarte se si taksa e sheshte qe propozohet ne nivelin 12 per qind, unike mbi kapitalin, punen dhe gjithe llojet e te ardhurave, mund te financoje reformat qe propozohen, pa rritje te borxhit. /Citynews

 

 





Lajmet e fundit nga