Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryetari i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i shoqëruar dhe nga deputetët Monika Kryemadhi, Robert Bitri, Kejdi Mehmetaj takohen me anëtarët e LSI në zonën e Topojës në qarkun e Fierit.
Vasili u shpreh se LSI do të jetë përherë pranë njerëzve dhe vota e saj si në qeverisjen qendrore, ashtu edhe në atë vendore, do të jetë përherë pro interesave të qytetarëve.
?Këmbënguljet tona për ta bërë këtë reformë me konsensus ishte një aksion që LSI e bëri në të mirë të vendit, për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e vendit sepse ishte një drejtësi që i duhej të gjithëve, është një drejtësi, e cila duhet rrënjësisht të përmirësohet dhe të ndryshojë sepse të gjithë janë të pakënaqur prej saj. Dhe kryetari i LSI, Ilir Meta vuri gjithçka, vuri zemrën në këtë çështje sepse mendoi në radhë të parë jo si politikan, por si qytetar. Dhe çdo qytetar ishte dhe mbetej shumë i pakënaqur nga drejtësia dhe kërkonte një drejtësi të re. Dhe po për këtë arsye edhe për ligje të tjera të cilat na shoqërojnë, për të cilat na duhet mendimi, por do të duhet dhe qëndrimi në parlament i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ne do të jemi të vendosur qartë dhe përherë në krahët e interesit të madh publik dhe qytetar?, tha Vasili.
Deputeti i LSI-së u shpreh se kudo ku publiku dhe qytetarët ndihen të qetë se nismat ligjore apo ligjet që miratohen janë për të mirën e tyre, këto ligje do të kenë patjetër edhe votën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
?Vetëm kur qytetarët do të jenë të qetë që ata as dëmtohen dhe as lëndohen, vetëm atëherë ne do të mbështesim të gjitha llojet e nismave në vijimësi në parlamentin shqiptar, por edhe në të gjithë parlamentet lokale,qofshin këto këshilla bashkiake, pasi edhe atje merren vendime që kanë lidhje me qytetarët. Dhe bashkë me fushatën ne rimarrim çdo shqetësim periferik për ta kthyer në një shqetësim madhor, atje ku merren vendime dhe në ato tavolina ku duhet dhe ku vota e LSI bën diferencën midis pozitives dhe negatives duke e pranuar në mënyrë të padiskutueshme, të përhershme dhe përgjithmonë vetëm në krahun pozitiv dhe interesin publik të qytetarëve. Besoj se këtë frymë do ta keni edhe ju këtu. Kjo do të jetë fryma e LSI?, u shpreh Vasili.
Në fjalën e saj, znj. Kryemadhi vuri theksin tek rëndësia që kanë gratë me rolin e tyre në demokracinë shqiptare dhe të forcës politike LSI, ndërsa theksoi nisjen e një aksioni për një projekt të ri në shkallë kombëtare për organizimin e LGI.
Pas këtij aktiviteti, Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim inspektoi punimet për pastrimin e kolektorit kryesor të Darëzezës dhe vënien në gatishmëri të dy hidrovoreve në këtë zonë.
Në një prononcim për mediat, Vasili tha se zgjerimi, thellimi, pastrimi i kolektorëve kryesore dhe kanaleve kulluese si dhe vënia e mbajtja në gatishmëri e hidrovoreve është një punë parësore për të përballuar me sukses stinën e dimrit dhe për të mos pasur përmbytje sikurse ka pasur në vitet e shkuara.
?Ne sot patëm mundësi që të shohim nga afër një projekt që po zbatohet në mënyrë të suksesshme dhe ka të bëjë me hapjen e një prej kanaleve që do ta cilësoja thelbësor për kullimin e kësaj zone. Dhe një projekt i cili zbatohet me sukses dhe që shënon një ndryshim rrënjësor këtu dhe që lidhet me një çështje të drejtpërdrejt që lidhet me çështjen e përmbytjeve. Për të qenë shumë më të qartë me qytetarët, do të thotë minimizojmë pasojat dhe përmbytjet masive me të cilat kemi pasur eksperienca të këqija në të shkuarën dhe kjo është një ndërhyrje konkrete, shumë intensive. Ju po shikoni mjetet që po punojnë në terren, të fuqizuara dhe me mjete të tjera që kanë ardhur nga Republika e Kinës dhe që bëjnë të mundur pra ndërhyrje të karakterit intensiv që ecin shpejt si projekte dhe që u paraprijnë stinës në mënyrë të veçantë të reshjeve që na pret. Në fund të fundit kërkon një përgjigje të shpejtë pasi ju kujtoni dhe në vitet e shkuara kemi pasur situata shumë të vështira dhe kjo bën të mundur që këto situata të mos përsëriten pasi pasojat ekonomike dhe shoqërore që ato japin janë shumë të rënda, qoftë për produktet bujqësore , qoftë për banesat e qytetarëve pra do të shoqërohen me dëme që shpesh janë të pamundshme që të rikuperohen?, tha Vasili.
Në fjalën e tij, Vasili u shpreh se puna shumë e mirë që është nisur dhe që po udhëhiqet nga Bordi i Kullimit, është një projekt i cili do të duhet të vazhdojë po me këtë ritëm.
?Duke përfituar nga çdo ditë e qëndrueshme, të cilat duhen konsideruar ditë që duhet punuar 24 orë në mënyrë që t?i paraprihet pasi moti nuk është një mot që premton për mirë. Por duke bërë punë me themel dhe duke i qëndruar punës te koka minimizohen dhe pse jo bëhen pa influencë negative tek qytetarët?, u shpreh kreu I Grupit Parlamentar të LSI-së.
Punimet për pastrimin e kolektorit kryesor të Darëzezës do të vijojnë në një gjatësi prej 3.1 km dhe vlera e investimit kap shifrën e 5.5 milionë lekëve. /Citynews
Dje, rreth orës 19:30, ka ardhur një njoftim në numrin e eme...
Nga Albert Vataj – Me përulësi dhe respekt, me përkorje dhe ...
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pj...
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Korçë...
Partia Republikane kërkon rikthimin e moratoriumit të skafev...
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka thënë sot nga Gjiroka...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga Ku...
Zoti Përparim Fuga, babai i Endri Fugës, ndihmësit të afërt ...
Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditje...
Një burrë ka vrarë pasditen e së shtunës gruan si dhe ka pla...
Gjate historine, njerez te pasur dhe me pushtet, shtresa te ...
Kreu i qeverisë Edi Rama është njeriu më i suksesshëm i 25 v...
Specialistët e seksionit të Trafiqeve të Paligjshme pranë ...
Presioni për legalizimin e drogërave është rritur shumë jo v...
Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor në Pogradec,...
Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko, sqa...
Kandidati republikan për president i SHBA-ve Donald Trump pr...
Eljo Hysko është zyrtarisht kryetari i ri i FRESSH. Me 10182...
Nje dite shume e mire kjo e sotmja per te gjithe te dashurua...
Seksioni per Hetimin e Narkotikeve ne Drejtorine Vendore te ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...