web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Check-Up në shëndetësi/ Shehu: Qeveria rrit moshën për të mbuluar vjedhjen

23 Tetor 2016, 11:19, Aktualitet CNA

Kreu I Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me check-up në shëndetësisë të cilin e quan dështim të qeverisë.

Sipas Shehut, qeveria ka rritur numrin e moshes për kontroll për të mbuluar vjedhjet e saj.

Deklarata e plotë e Tritan Shehut:

CHECK-UP NE SHENDETESI, QEVERIA KERKON TE “MBULOJE DIELLIN ME SHOSHE”!

Qeveria vendos pa asnje argument teknik e shkencor qe mosha e atyre qe perfitojne nga i ashtuquajturi Check- Up te zgjerohet deri me 70 vjec.

Kjo behet kur mbas dy vitesh qe kjo procedure, e aplikuar vetem ne vendin tone, pa rentabilitet financiaro-klinik, me hapesira te medha keq perdorimesh te fondeve, me nje kosto shume te larte per sistemin tone shendetesore etj, “funksionon” pa u dhene asnje konkluzion shkencor, klinik, financiar apo statistikor ky.

Deri me sot nuk eshte paraqitur asnje publikim profesional, asnje kumtese apo diskutim i vlefshem, nuk ka as edhe nje analize te mirefillte per kete inisiative te kushtueshme.

NE FAKT NUK PUBLIKOHEN AS NUMRAT E TE EKZAMINUARVE, QE JANE SHUME ME POSHTE SHIFRES PREJ RETH 470000 QYTETARE, PER TE CILEN PAGUHET DETYRIMISHT RETH 6 M EURO NE VIT NGA BUXHETI, SI DHE AS PERFUNDIMET KLINKE TE TYRE.

Ne keto kushte, perseri ne menyre okulte, pa asnje argument financiar e klinik, dekretohet zgjerimi i hapesires se moshes.

Natyrshem del nje pyetje, nqs nuk shtohet vlera e pageses ndaj kompanise, si ndodh qe ajo ta marre persiper kete shtese gratis!?

NE FAKT E VERTETA ESHTE E THJESHTE: DUKE QENE SE NUMRI I APLIKIMEVE PER CHECK-UP NGA QYTETARET ESHTE SHUME ME I VOGEL SE AI PER TE CILIN BUXHETI PAGUAN, GJE QE NUK MUND TE MOS KRIJOJE PROBLEME SERIOZE, VENDOSET ARBITRARISHT ZGJERIMI I MOSHAVE, VECSE PER TE FSHEHUR DESHTIMIN.

Kesaj i thone “shto miell e shto uje”.

NE FAKT KJO PROCEDURE EKZAMINIMESH ME KETE LOGJIKE MUND TE ZGJEROHET EDHE NE DREJTIME TE TJERA….!

Kjo eshte shendetesia falas….. pa perfitim per qytetaret…me shpenzimet e buxhetit!





Lajmet e fundit nga